Nga Sokol Balla
Sot ishte një ditë e rëndësishme për drejtësinë shqiptare. Tre prokurorë shqiptarë në një mënyrë të paprecedentë, dhanë provim live para kamerave dhe Këshillit të lartë të Prokurorisë. Miliona shqiptarë kështu panë dhe tashmë kanë edhe gjykimin e tyre personal dhe profesional, për një nga tre njerëzit e drejtësisë që kërkojnë postin e lartë të kryeprokurorit, në epokën e re të drejtësisë në vend. Procedura e re e transmetimit televiziv, e bëri edhe më të bukur gjënë, jo thjesht për transparencën totale, por edhe për mënyrën sesi funksionon edhe Këshilli i Prokurorisë, një organ i anatemuar dhe rreptësisht i vëzhguar nga amerikanët. Gjithashtu siguroi që më në fund njerëzit e drejtësisë nuk janë as mbi ligjin dhe as mbi popullin e thjeshtë.
Por kjo ditë e mirë për Drejtësinë, pati në fund edhe dramën e paralajmëruar. Sigurisht autori është i vjetër. Presidenti ilir Meta priti sa avioni i tij të bënte touchdown në Rinas dhe menjëherë dekretoi Marsida Xhaferrllarin, një kandidate gjerësisht e konsideruar nën influencën e Opozitës, si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Dekreti i Metës është i diskutueshëm së paku për faktin se ai bëri një dekret jashtë afatit të tij, së dyti sepse ndërkohë në dekret la të kuptonte se njihte të dy anëtarët e Kushtetueses votuar nga Kuvendi, pra kundërshtoi parimin e radhës që ai përdori për të mos dekretuar një emër nga lista e parë, së treti sepse zgjodhi emrin e katërt në listë ndërkohë që zgjedhjet e tij janë tre, dhe së katërti sepse ai la jashtë, emrin e parë, më të kuotuarin profesionalisht nga lista e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Arta Vorpsin.
Sigurisht që tani duhet të gjejmë përgjigje se përse Meta bëri këtë veprim, që përplas atë përfundimisht jo me shumicën, por me vendin dhe me ndërkombëtarët që kanë kërkuar me ngulm, njëlloj si ai vetë në fakt ngritjen e Gjykatës Kushtetuese? A thua ai vërtetoi kështu një “Pazar” mes tij dhe Ramës, për të hequr një kandidat që nuk ishte e askujt, siç konsiderohet Arta Vorpsi? A do të dekretojë ai edhe dy gjykatëset e tjera të Kuvendit, në indiferencë totale ndaj argumenteve që ai dha vetë pak ditë më parë? Çfarë pritet të ndodhë tani me këtë proces që është më shumë politik se juridik, më shumë ndërkombëtar sesa i rëndësishëm për ne vetë? Çfarë i ka mbetur në dorë maxhorancës, e cila vërtetoi se ka 105 vota në Kuvend, që dalin e teprojnë për ta shkarkuar që nesër Kreun e Shtetit?
Mund të ketë shumë pikëpyetje, por ama ca gjërat duket se janë të thjeshta. Në Shqipëri ka një puç shteti që zbatohet prej një viti. Por ndryshimi i puçit tonë nga ai klasik në Historinë Botërore të Shtetit, është original shqiptar: ne këtu nuk po shkatërrojmë një shtet. Thjesht secili po ngre shtetin e tij. Me të drejtë tallej Patozi kur thoshte mbrëmë se tani i ka mbetur vetëm Bashës të ngrejë Gjykatën e tij paralele, në këtë vend karagjoz ku jetojmë. Tani se kush është autori i puçit të shtetit, këtë mbetej të na e sqaronte Gjykata Kushtetuese. Por meqë po e shkatërrojnë edhe këtë, mbetet të themi vetëm dy gjëra të thjeshta në fund:
E para, pocaqia për Kushtetuesen është pasojë e një reforme të shkruar jo mirë, që i heq presidentit dhe politikës mundësinë të ndikojë në zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses, por i lë atyre çelësat e zyrës së këtyre anëtarëve (Meta nuk ndikon dot në zgjedhjen e Vorpsit, por nuk e lë atë të betohet e të nisë punën).
E dyta: Nuk ka nevojë të presësh konferencën për shtyp të Metës, për të kuptuar arsyen përse ai e bëri këtë. Presidenti nuk e do Gjykatën Kushtetuese të ngritur, me një shumicë jashtë vullnetit të tij. Atij nuk i dalin tre anëtarë. Ai i do të gjithë. Dhe nuk i do as me vetting të mirë. I do të kapur dhe të ndikueshëm. Ai nuk e do për Opozitën e as për Balancën. Ai ka vetëm një hall: të mos shkarkohet. Në këtë mënyrë ai sot vendosi të bëjë atë që kishte premtuar. Jo atë premtimin te Çim Peka se atë mendon se e kaloi me të qeshur. Sot ai vendosi të mos njohë vendimin e mundshëm nesër për shkarkimin e tij nga Gjykata Kushtetuese. Vendosi të rrijë me zor në Presidencë, të mbyllet me zinxhirë e dry në zyrë e të rri aty deri në 2022. Pa drita, pa ujë, pa roje, pa telefon. Si Berisha në 1997.
Le të rrijë.
Deri atëherë askush nuk do ketë më nevojë për të. Kur të duan ta pyesin, do t’ia gjejnë mënyrën sesi ta takojnë.(Realstory)
E KE QA , PLAKO !
TIK TAK -TIKTAK !!!!
AMERIKA KA BIÇAK .
Presidenti humbi cdo besushmeri ,pas opinionit te Venecjas.
Ai pret vetem ta nxjerrin me shkelma bythes sic e meriton.
Kol sallaksi ik shko lepija BYTHEN ILIR metes se edhe MERO GELBAZA KELLIRA aty ishte por iku se kishte per ti futur Karin ne BYTH erion braces
Saliu kur iku e mori karrigen e presidentit s kujtim ne shtepine e tij…
Iliri ben te kunderten,nuk do te ike nga ajo zyre dhe nga ajo karrige,edhe pse nuk merriton te rije asnje minute mbi ate karrige dhe ne ate zyre…
Nuk di se kush e perkedhel, kete qen,i cili duhet te meret zvare menjehere…
Kush jan ata miliona qe pan live ata 3 prokuroret…ktu n katunin ton sikur jetojn gjithsej 1 milion??? Po pse duhet te zgjedh 3 presidenti 3 ky 3 ai…po ky dvoran komunisti prokuror…po cfar gjykate do jet kjo me kta njerez qe zgjedhin??? Prandaj ikin fmijet rinia..
Nje analize perfekte dhe koncetrate e figures me bajate qe so ka Shteti Shqipetar ku Toto Likja ka bindjen se si Saliu Shqiperia eshte prone e tij dhe e tjeterkujt(me falni dhe e Monikes)!E e operuar por pa gjak Sokol!Dje ne mbremje ai zhvilloi nje konference per shtyp ku ne nje pyetje nga fundi i nje gazetari se “Kur do te shperndaje parlamentin”,pergjigjia e tij ishte nje buzeqeshje tipike e nje mafiozi duke pare per miratim edhe sekretrin e tij Bushi per ti thene qe:E shikon qe na kane frike!Figura me qesharake e nje kreu te shtetit ku fale pamoralitetit te tij ka bere te mundur qe edhe ish presidenti me qesharat i kesaj Republike te mos dukej aq qesharak sa ky!Pasi beri nje rruge per lobing neper Europe ku e reja eshte sepse ai i çone dorovitjet e parave me doren e tij nga banka ku disponon nje prej shumave marramendese neper ishujt e invazioneve fiskale,ndryshe nga Luli qe firmos çeqe, duke u kthyer i bindur se gjithçka shkon vaj e duke marre garacira nga princer te ketyre ishujve qe mbajne parate e pista te mafiozeve te Europes, se nuk ka fortune qe te rezon !Dje ne mbremje me tone te ashpera jo prej presidenti por prej mafiozi , ai kritikoi ashper te gjithe armiqte e tij kombetare e nderkombetare , jo si armiq te Shqiperise se ai nuk ka pune me te,duke na perseritur frazen me bajate qe Ilir Meta do te jete ne presidence deri ne fund te mandatit siç premtoi edhe per daten 30 qershor qe zgjedhje nuk do te kete sa te jete ai president ,pavaresisht se ai eshte si ai i njeriu qe ka vdekur por nuk eshte varosur,duke na treguar se do te behet hale ne fyt per kedo qe guxon e prek sadopak “mafjozllekun e tij”ne kete vend!Ne fund e mbylli duke u treguar nderkombetareve “te kooruptuar” qe ai eshte nje shkemb graniti mes dallgeve ,ku ata e tundin e valvisin por kur nuk mund ta rrezojne!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Parlamentit nuk i ka mbetur gje tjeter veçse te shpalle daten e ceremonise mortore dhe te gjithe te marrim pjese ne kete ceremoni duke i dhene lamtumiren e fundit e duke ngushelluar Berishet per humbjen e madhe ne familjen e tyre mafioze!Pasketaj radha!
ok KED duhet sa me shpejt te dergoj listen per kandidatin e tret kuvendit dhe gjykata behet me 7 vete se presidenti i plotesoi 3 veta. gjykata kushtet ta marre ne shqyrtim kete procedure. shah mat presidentit per plotesimin e vakancave
SOKOL IK TE ILIR META DHE LEPI BYTHEN SE TE SHKON DITA MBARE,MOS HUMBE KOHE DUKE I FUTUR KARIN NE BYTH SKENDER MINXHOZIT DHE YMER GELBAZA OSE MERO KELLIRES, PYETE EDHE SALI BERISHEN SE EDHE NDOSHTA TE LEJON PEE TI LEPIR BYTHEN EDHE ATIJ SE NUK SE SE KE BERE NE TE KALUEREN,
eshte grusht i mirefillte shteti.kerkoj nga organet qe jane kompetente pe kete ceshtje,te vleresojne deklaraten publike”kushtetuta eshte zero…une nuk e njoh dhe do bej si te dua”.per mua ky eshte rreziku me i madh per vendin:-perpjekja e presidentit per eliminimin e kushtetutes.
Prisni ca dite vetingun qe te skualifikoje dhe Besnikun dhe Marsilden dhe problemi kushtetueses eshte i zgjidhur, ndersa presidentin nuk do ta pranoje me as gruaja e tij, ish, ne shtepi se e ka thene: s’ka me pune Ilir Meta me LSI-ne.
Po aty e ka edhe ai, ndaj zgjedh te tille persona. Kur te shkarkohen ata gjk mbetet me 4 persona dhe keshtu nuk merr dot vendim. Gjithesesi sic thoshte Mero do vonohet por per t’u bere ka. Te gjeje vend te futet pastaj ky lloj presidenti.
Ose talleni osi jeni koplet budallenj.
A na thoni dite per dite se reforma ne drejtesi eshte e pa-kapshme?????
E pakapshme dhe ilir meta ben c’te doje…nuk shkon!
U mbraps mali e polli nje mi!
Rrumpalla vazhdon!!!
Nje pjetje per presidentin e vendit. Pse me kaq nxitim dekretimin e Mersides ne aeroport,nuk duronte te shkonte ne zyre?Kujte po i bene karshillek me veprime te nxituara dhe inacore? Cfare precedente po u le pasardhesve? Me qetesi dhe dashuri i dashur presidente.