Gazetari Armand Plaka ka publikuar në faqen e tij të facebook disa foto të Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Fotot e para paraqesin Mëkëmbesin e Mbretit të Italisë në Shqipëri, Francisco Jacomoni i San Savinos në anën greke të kufirit shqiptaro-grek, ndërsa përshëndetet nga kleri dhe popullsia greke e fshatrave kufitare në nëntor 1940 në fillim të ofensivës italiane në luften italo-greke.
Dy fotot e tjera i përkasin dy avionëve të RAF-it Britanik të rrëzuar nga kundërajroret italianë në lumin Devoll, në brendësi të kufirit shqiptar.”- shkruan Plaka teksa poston fotot. (TemA)