Ky është momenti i tmerrshëm kur një protestues kërcen nga kati i dytë i një qendre tregtare, ndërsa ai përpiqet të shpëtojë nga arrestimi.
Pamjet të cilat u ndanë nga Universiteti i Shkencave dhe Teknologjisë i Hong Kong-ut tregojnë se njeriu i paidentifikuar shtyn një oficer dhe kërcen nga kati i dytë i Yoho Mall II, në Yuen Long.
Këtë ai e bëri në një përpjekje për të shpëtuar nga policia para se të hidhej nga një pengesë dhe duke u rënë në tokë katër metra më poshtë.
Protestuesi, i cili shihet i veshur me pantallona të zeza, një bluzë gri, më pas shihet i shtrirë në dysheme.
Pas skenave shqetësuese, ai thuhet se u mor në trajtim nga ekipet e emergjencës, përpara se të arrestohej me dyshimin se kishte sulmuar policinë, raporton Radio Televizioni Hong Kong. (TemA)