LETRA/ Enver Hoxha i shkruan Haxhi Lleshit: Si ta bësh zap Dibrën

1 Janar 2020, 16:04Politika TEMA
LETRA/ Enver Hoxha i shkruan Haxhi Lleshit: Si ta bësh zap Dibrën

Në valën e diskutimeve për rolin e Haxhi Lleshit në Luftë e pas saj, si dhe vlerësimin me titullin “Qytetar nderi” i Dibrës, sjellim për lexuesit tanë një letër  dërguar atij nga Enver Hoxha me 24 shtator 1943, menjëherë pas kapitullimit të Italisë Fashiste.

Letra dëshmon rolin e rëndësishëm të Haxhi Lleshit si i besuar i Enver Hoxhës në zonën e Dibrës por edhe deri në Krujë. Por në këtë letër zbulohet edhe qasja e tij në zbatim të udhëzimeve të detajuara të Hoxhës, sidomos sa i takon çështjes kombëtare dhe kufijve me Maqedoninë.

Një vend të veçantë në këtë letër Hoxha ja kushton pikërisht direktivave që duhet të zbatonte Lleshi në Dibër sa u takonte kufijve pas kapitullimit të Italisë. Në këto direktiva duket qartë  udhëzimi i ardhur nga Moska për PKSH dhe PKJ, për t’i shkrirë të gjithë kufijtë me të cilët Italia kishte  projektuar “Shqipërinë natyrale” dhe se “për çështjen e kufijve do të vendosej nga vetë popujt pas Lufte”.

Meraku i Hoxhës në këtë pikë, më shumë se gjithçka tjetër është pushteti dhe gjetja e rrugës për ta vendosur diktatin komunist në një zonë ku kundërshtarët e tyre ishin mjaft të fuqishëm.

Teksi i plotë i letrës:

KOMITETI QENDROR I PARTIS KOMUNISTE SHQIPTARE

Data 24/IX/943

I dashuri shok Haxhi,

Morëm letrën t’uaj dhe ju urojmê pêr suksesin qê patêt dyke zaptuar krujên. Pêr organizimin e pushtetit civil nê qytet lajmëruam të vijnê aty Dr.Dishnica tok me Dr.Nishanin dhe tê formojnê Kshillin nê bazat qê cakton Regullorja. Atje sigurisht do të ket ardhê dhe Bazi Canit, qëndrimi i të cilit do të ishte interesant tê dinim. Sidoqoftë janê dhênê udhëzime Doktorit që nê rast se Bazi asht atje tê fjaloset me të mbi vendimet e Kshillit dhe nê qoftê se ai asht d’akord, tok me tê, të bêhet zgjedhja Kshillit nê mënyrën mê demokratike dhe nëpërmjet konferencave dhe meetingeve tê popullit.

Aspak si t’ja dojë qejfi Bazi Canit por si t’a dêshirojë Populli dhe kë tê dojê populli nê bazë tê Regullores qê kemi. Në rast se Bazi s’mban qëndrim tê mirê shokët tê vazhdojnê punên dyke vendosur pushtetin. Ti thuaç shokve përgjegjsa qê ç’do ditë tê mos mungojnë tê bêjnê konferenca në popull, nê rini e në gra. Populli tê kuptojë se ka ardh dita tê shprehi vullnetin e tij dhe tê vendosi vetê dhe jo bajraktarêt.

Për çështjen e ikjes tënde pêr nê Dibêr jemi d’akord me ty d.m.th. ti tê shkoshê me njiherë se prezenca e jote atje ësht e domosdoshme. Sigurisht nê Dibêr do tê gjesh mjaft pengesa por jemi tê sigurt se me nji punê tê rregullt dhe me kriter dyke u mbështetur nê simpatinê qê kanê masat për lëvizjen t’onê do t’arrish nji rezultat konkret.

Çështjen e Paris e di mê mirë nga ne, përpjekjet e tyre pêr tê marrê pushtetin janê nê dijenin tênde, gjithashtu dhe metodat që ata përdorin. Përpara kësaj gjëje neve duhet tê bêjmë ç’mos qê nê atê kaos tê dominojmë situatên dhe të drejtojmê punê ndyke imponuar pushtetin t’onê. Pêr kêtë gjê duhet me i vue rêndêsi tê madhe krijimit të Kshillave tê cilat tê marrin në dorê gjith pushtetin dhe pêr t’a kryer kêtê detyrë tê ndihmohen prej tê gjith atyre nêpunsve tê vjetêr tê Shtetit qê nuk janê përzie dhe pêrlyer me okupatorin.

Pushteti i jonê duhet t’i japi tê kuptojë popullit me prova se neve dimê t’a qeverisim me drejtêsinê mê të madhe. Për kêtê arsye pêr ç’do seksion pune nê Kshillë tê vihen njerëz tê ndershêm dhe tê vendosur. Asnjë pushtet tjetêr nuk duhet tê ekzistojê për bri t’onit, nuk mund tê ketê njê dyalitet pushteti. Dhe nê qoftê se ndonji klikë si Balli Kombtar tenton tê rikrijoj qeverisin e vjetêr juve të sabotoni me ç’do mênyrë dyke e demaskuar nê Popull si një qeverim qê i sjellê po ato vuajtje dhe mjerime të më parshme. Të krijoni përnjiherë Komandant e vêndit e të qarkut me elementa tê ndershêm të qytetit ose tê fshatit dhe tê mos duket mê xhandari i vjetêr nêpêr rrugê tê mbaji qetêsinê.

Këtë t’a mbajnê vullnetarêt tê cilêt të regullohen nêr seksione të ndryshme: Mbajtjen e qetsisê, regullimin e trafikut, ndalimin e vjedhjeve e të spekullimit, sigurimin e ushqimit tê popullit etj. Kto vullnetarê tê veprojnê nên urdhnat e Komandês së Qarkut e cila varet nga Komanda Ushtarake e juej. Formimin e Komandave dhe atê të Pushtetit, shok Haxhi, duhet t’a mirrni me seriozitetin ma të madh pse nga hapat e para qê do tê bëjmê mvaret suksesi i jonë mê pastaj. Me atê Pari qê paraqitet deri diku nê favor të kti pushteti hini kurdoherë nê marëveshtje me ta dhe mos lini asnji rast pêr me shfrytzue antagonizmat e tyre nê mes njêri tjetrit për fitimin e çêshtjes t’onê.

Çështja e minoritetit Maqedhonas. – Kemi marrë nji letêr nga Tempoja si edhe nga përgjegjsi i punês Maqedonase nê Dibêr ku ata na shkruanin pêr çështjen e Dibrês dhe tê punês qê duhet zhvilluar atje.

Ti duhet të veprosh kêshtu: dhe kto udhëzime komunikoja dhe shokve tjerê udhëheqês t’organizatês s’atjeshme. Çështja e kufive tê mos tê përmendet aspak ndêr kêto momente jo Dibra duhet tê jetê Jugosllave ose Shqiptare. Neve dimë se çështja e kufive ështê një sêmundje e koklavitur e cila do tê zgjidhet mê vonë; dimê dhe nga ana tjetêr se neve jemi kundra ndarjes qê ka bênë fashizmi dhe jemi për vet-vendosjen e popujve.

Për sa i pêrket Dibrês neve dimê qê atje ka nji minoritet Maqedhonas dhe që ky qytet ka qenê në kufitë e vjetra Jugosllave. Në situatên e tashme kur armiku ende në Ballkan, kur gjith Kosova dhe Maqedhonia janë nën thundrën e reaksionit mê tê egêr, kur në qarkun e Dibrês krerêt reaksionarë janê nê këmbë dhe aq tê fortê nê mos mê tepër se nga ne, nuk mund dhe nuk duhet nê kto momente me zbatue vijën e drejtê t’onên pêr sa i përket kufive; pse po tê veprojmê na si na shkruan Tempoja dhe t’a lirojmê Dibrên jo vetëm qê Maqedhonasit nuk do tê jenë nê gjendje tê zotrojnê situatên por reaksioni do t’i goditi rëndê ata edhe neve bashkë, dhe neve ca mê tepêr do të na lêftojê pa mêshirê.

Nuk na duket zgjidhja e mirê ajo që na propozoj Tempo, por ne duhet tê ngremê pushtetin t’onê Nacional-Çlirimtar, tê u japim tê drejtat Maqedonasve si minoritet, tê përpiqemi që dhe nga ata tê marrin pjesê nê Kshilin Nacional-Çlirimtar dhe kësisoj tê mundemi tê bindim popullin dhe tê fitojmê besimin e tij. Kur pozitat t’ona tê jenê tê forcuara gjithashtu dhe ato tê Jugosllavêve nê Kosovê, Metohi e Maqedhoni, kur ne tê jemi mê tê fortê se reaksioni ahere kuptohet vet-vetiu se do t’a zbatojmê parimin pêr tê cilin luftojmê. Tyke vepruar në kêtê mënyrê besojmë se nuk jemi nê gabim nê situatat qê paraqiten.

Në këtê drejtim i shkruajmë dhe Tempos, por edhe ti kêrko tê biesh në kontakt me të ose me pêrgjegjsin e Partis Jugosllave në Dibêr dhe i shpjego pikpamjen t’onê. Për kêt punê na lajmëro si do tê zhvillohet dhe ju këshillojmê tê veproni me kujdes të madh dhe me nji vllaznim tê plotê.

Mos humbisni asnji rast për me forcu pozitat e Partis t’onê, konferenca tê bêni pa reshtur, celulat tê mblidhen nê regull dhe atje tê merren vendime e tê zbatohen.

Në Krujë vjen shoku Dali i cili do tê ver nê korent pêr misionin e tij q’êsht ngarkuar dhe pêr tê gjitha çështjet e tjera.

Shum tê fala

Për Komitetin Qendror të Partis K.Sh. (Tesheshi)

20 komente në “LETRA/ Enver Hoxha i shkruan Haxhi Lleshit: Si ta bësh zap Dibrën”

  1. Tironci n’USA says:

    Dje lëshuan Dibrën sot lëshojnë Mitrovicën ….
    Nuk ka farë më të keqe se ai që nuk do rracën e vet………..
    Sot populli akoma fajson Ballin Kombëtar!!
    Trutë e gomarit ju kanë hudhur…..
    Balli Kombëtar —Fronti Nacional (frengjisht po balli kombëtar) mirë ja u bëjnë PD PS LSI =PPSh. që përdorin që nga 1941 e deri sot..

    1. Moisi Golemi says:

      Ik o trap, ha ndonjë McDonald’s aty në Amerikë e mos u merr me tema që s’ti kap truri!!

      1. Andi says:

        Ja perrallat e historise i nxjerrim vete ne shesh. Perandoria Osmane superfuqia e botes nuk e pushtonte dot Krujen se aty ishte gjoja Skenderbeu bashke me trimat e tij.Por Enveri nje duhanshites biseksual jo vetem Krujen. Por zaptoj te gjithe Shqiperine.

        1. Tarrasi says:

          ENVERI – HERO KOMBETAR I SHQIPTAREVE!
          Kush ende nuk e ka kuptuar ose eshte budalla ose eshte maskara!

  2. Kola says:

    Orientime dhe pritshmeri te sakta nga “Armiku i Kombit” E.H.

    1. Hajmeli says:

      Akoma tu shajt Enverin o mendjepeshq jeni aaaa?Enveri legjendar qe bani shtet te fort dhe te pavarun.Enveri e mbajti ndezun dashnin kombtare ne Kosov.Po shifni sot mor kllufa k…ri qe pulitikant e kan shit vendin dhe i perzun shqiptart.

      1. Mario says:

        @Hajmeli. Ore koqe. Ne kohen e Enver Hoxhes neper librat shkollore Kosova permendej vetem me nje fjali. Ose nuk permendej fare. Ne tv e radio nuk permendej fare. Kosova filloj te njihej nga brezi i ri e asaj kohe vetem kur plasen demostradat e vitit 1980.Kur Enveri dhiu ne breke dhe kujtoj se Jugosllavia me kete preteks mund te pushtonte Shqiperine. Dhe kur shqiptaret e Kosoves nje pjese e tyre kaluan kufirin dhe hyne ne Shqiperi .Kujtuan se do te gjenin ketu “bahcen me lule”. Sic thoshte qe e kemi bere Shqiperine Enveri. Sapo e pane qe ishte vetem nje bahce me mut. Ja futen te gjithe vrapit dhe u kthyen ne Kosove.

  3. shqip says:

    Nga sa shkruhet ne kete leter , ka vetem doza pergjegjshmerie e porosi per veprime shume demokratike . Vetem Kaloqet shohin konspiracion . Ai, Enveri, po i thote te zgjidhen keshillat ne menyre demokratike . Te sigurohet buka e popullit , te vendoset rregulli etj . Po , i shkruan per reaksionin e spekulantet . Kete tashme e dine edhe ne “Kine” qe reaksioni bashkpunonte me pushtuesin . Eshte normal Ka-loqe , ishte lufte dhe hajdut e kriminel kishte edhe atehere . Ne 97 Saliu pasi vodhi parate e shqiptareve , maskat leviznin si minj duke vjedh depo e dyqane . Keta pseudo sh-krim-b-taret te habisin me metodat e ndyra per ta deformuar historine . O Ka-tope ,po i thote Haxhiut qe ti perfshije edhe minoritetin maqedonas ne keshillat shqiptare . Ku e shikoni shitjen te jugosllavet , per gjoja pushtet personal . Me keta vetem druri dhe gjuha vulgare funksionon . O kok pall , po ne 13en Enveri ja dha Kosoven apo Çamerine ? Po kush e pyste Enverin o manall ? Kufijte i vendosnin ata kater burrat . Ja ku e ke Kosoven o shpellar , merreni . Dhe me e keqja eshte se shpellot besojne akoma te keto pallavra . E shiti thone . Kaloqe edhe primitivet e Sali gurorit , mos nderhynte Nato , sot do flitej serbisht ne Tirane ( lapsus) . Per faktin se Sali shpellari e prishi ushtrine shqiptare . Armet o i shiti , o i çoi per skrap . Mos na hap barkun o kaqol . Kosova ka 20 vjete mbas nderhyrjes se Natos , dhe akoma nuk njihet si shtet . Mos ja shto me shume meritat Enverit o palo shkrimtar-gazetar . Ja ku i ke keta politikhajnet e sotem .
    Shifi ça rivaliteti kane . Kurse ju vazhdoni me Enverin . Ikni more deshtake . Se edhe ajo pak qe ngeli si kufij politik te shtetit shqiptar , sot eshte bere si republike bananesh . Kemi 30 vjete vetem duke vjedh gjene e mbetur . Vidh kush te mundet , te tjeret qe s’vjedhin dot ikin , marrin dhene . Dhe ti pis islamik merresh akoma me Enverin . Vetem se ju futi ne vathe e ju dha shkolle . Se ishit tribu me pamje arabesh . U veshi alla europiane , se u vareshin shallvaret ne toke , e qeleshet gjith zhul . Pale i çoi dhe drite Saliut deri ne Vicidol . Po lere more gjindjen , leri me kafshe se nuk behen .

  4. Pedro i ri says:

    Nje komunikim shume normal ne kushtet e luftes. Mendime shtetari largpames. Mos harroni qe ishte lufte, kaos. Aty duket serioziteti i shtetarit. Eshte e lehte ta marresh nje shtet dhe per 5 vjet ta shkaterosh plotesisht. Bejeni vete diferencen

  5. Veshi says:

    Vazhdimsia e Enverit antikombetare, nepermjet. pasaardhesve si klike e tij, e kurdisur per kthimin e krereve te Partse ne kapitalista duke mohuar shpronesimin bolshevik, ka djellur kete gjendje ende antiballiste, antizogiste dhe anttiShqiptare.

    1. RedStar says:

      Vesh ! O vesh i shurdhèr i taposur, ose pa vesh, & qènke edhe analfabet ose qorrrrrr !!!

  6. Dionis says:

    Figura me e madhe ne historine moderne Shqiptare! Dalengadale aresya e ftohte, po i jep te drejte atij we u shfaq ne histori ne momentin kritik te luftes dhe e orientoi vendin ne rrugen e duhur.

  7. Rebel says:

    Kaq idiot eshte ky Kaloqja,sa nuk kupton,qe me kete leter jo vetem nuk i ul vlerat Enver Hoxhes ne asnje germe,por perkundrazi ia rrit shume!
    Ne cilin rresht thuhet ne leter per ta bere zap Dibren?
    Vetem ne trute e Kaloqes!
    Kaq sakte e qarte,nuk kane gjykuar per vendin te gjithe sundimtaret e ketij vendi pas 90-tes!
    Te gjithe kane qene e jane armiq te popullit shqiptar,qe nga Berisha e deri tek Rama!
    Ne ate leter nuk ka asnje fjale si ato te Rames drejtuar nje emigranti shqiptar ne France se “Kush po vjedh o te q…robt,o maskara”?

  8. Shqiptari says:

    Po mire,un pash ketu orientime normale. Gjitheçka qe mund te thuhet eshte se populli i ka mbeshtet keta,perveç bajraktareve e parise te degjeneruar qe kishim.

  9. na la Sala pa shtet pa dinjitet says:

    Bythqirat e te djathtes flasin per L2B ose nacionalizem sa here qe nuk kane mundesi te kendojne si zogu i tiranes per ndonje teme aktuale. Haxhi Lleshi luftoi me italiane e gjermane, nuk nxori valute nga shitja e karburantit, as nuk organizoi firma piramidale. Po te kene bythe rrospiet e PD-se le te qesin shembuj, deshmi se sa te mira i beri Sala, Bashkim Gazidedja, Safet Zhulali, popullit shqiptar

  10. Na myten says:

    Karderrat shqiptare te internetit nuk e kuptojne se kjo leter qe na nxjerr tornitor Nori tregon orientimin e duhur politik te Enverit dhe “leximin” korrekt te situates.
    Konflikti me sllavet në atë kohë, nderkohe qe ishim te pushtuar dhe ne lufte me Greqine, ishte shuarje e shtetit shqiptar. Sllavet dhe greket kishin aleate anglezet dhe amerikanet kurse ne ishim teresisht pa aleate dhe mbrojtje se Italia dhe Gjermania po iknin per lesh.
    “Kur je në mut mos e ngri kokën” thote ajo historia tek filmi western me Terence Hill.

  11. Xhilali says:

    Jo deri te Rama jo,nuk kuptoj pse doni qe te gjithe ‘jane njelloj ‘

  12. KOZi... says:

    Sa kuptohet letra ka karakter dhe informacion partie. Eshte leter qe Komiteti partise komuniste i dergon per orientim partie Haxhi Lleshit i cili ne vitin 1943 ishte anetar partie dhe ne udheheqje te partise komuniste. Aty porositet se si te organizoje Keshillat ,pra qe Partia Komuniste te lozte rrol ne Keshilla qe normalisht nuk do ishin me elemente komuniste por antifashiste. Sepse komuniste ne vitin 1943 mund te ishin rreth 2000 persona ne gjithe Shqiperine ndersa numri antifashist ishte me i madh.Porositet te kete kujdes po erdhi Abaz Kupi ( Bazi i Canit ) i cili ishte anetar i Keshillit Nac-Cl. dhe anetar i Shtabit te Pergjithshem por ishte Zogist. Dhe vertete kjo mund te jete nje nga aresyet qe Zogistet u larguan nga Fronti ne dhjetor te 1943. Ndersa per qendrimin ne Diber ( behet fjale per qytetin qe ishte ne Jugosllavi e sot ne Maqedoni )Tempo qe ishte udheheqes i komunisteve jugosllav i kishte kerkuar Partise Komuniste Shqiptare qe partizanet shqiptare dhe komunistet shqiptare mos te vepronin ne territore te jugosllavise. Cfare thot Enveri ? Te bisedohet me Tempon e Haxhi Lleshi me partizanet te qendroje ne Diber se po u larguan nga Dibra reaksioni do i sulmoje dhe ato nuk e perballoine dot. Sepse bajraktaret e Dibres po te shihnin formacione sllave ne Diber do i sulmonin ndersa po te qendronin partizanet shqiptare nuk do kishte sulme se jemi mes shqiptaresh ! kaq. nuk mund te komentohet me 10 rreshta…..

  13. Bimi says:

    Per naivet qe po e nxjerrin Enverin patriot ju kujtoj nje kenge qe kendohej ne ate kohe. “Kemi Enverin, kemi partine aleat e kemi Jugosllavine. O Tito Tito i dashur je i jon, je i jon, i joni je pergjthmon” . Partia komuniste shqiptare u formua nga Jugosllavia. A i nxorri Enveri shqiptaret nga mizerja etj eshte ceshtje tjeter dhe mendoj se per 40 vjet pervec vrasjes se shokeve dhe bashkepunetoreve ai beri edhe gjera te tjera te mira (elektrifikimi, Universiteti, unfikimi i kombit pas zhdukjes se fese, emancipoi gruan etj). Por historia nuk duhet te deformohet. Enveri erdhi ne pushtet nga Jugosllavia packa se i la ata sepse mundet qe ta humbiste pushtetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje