PRAPASKENA: Xavi shtangu Barcelonën, ja çfarë përgjigje dha legjenda!

12 Janar 2020, 16:00Sport TEMA

Xavi Hernandez nuk do të jetë trajneri i ri i Barcelonës, të paktën për këtë sezon.

Fillimisht në media u tha se të dy palët kishin vendosur që të ndalonin bisedimet për t’i rinisur në qershor, por tashmë zbulohet edhe prapaskena: Xavi ka refuzuar të marrë Barçën tani në janar!

Pas takimit me drejtuesit katalanas në Katar, ish-mesfushori i është përgjigjur negativisht propozimit për të marrë postin e trajnerit.

Xavi duket se kërkon ta marrë ekipin në fillim të sezonit dhe jo në situatën që Barcelona është tani.

Mësohet gjithashtu se Legjenda e katalanasve, është shprehur se në qershor është krejtësisht i gatshëm për të shkuar në “Camp Nou”.

Tashmë, pritet që gjërat në Barcelonë të shkojnë drejt normalitetit, me ekipin që do të nisë stërvitjen ditën e nesërme.

1 komente në “PRAPASKENA: Xavi shtangu Barcelonën, ja çfarë përgjigje dha legjenda!”

  1. Koba says:

    Normal.Cfare ka per tu habitur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje