Shkrimi për dashurinë i Martin Luther King shitet për... 42 mijë dollarë

11 Shkurt 2020, 10:42Lifestyle TEMA
Shkrimi për dashurinë i Martin Luther King shitet për... 42

Pak ditë përpara ditës së Shën Valentinit, u zbulua një shënim i rrallë i Martin Luther King Jr. mbi kuptimin e dashurisë.

Shënimi, i cili besohet se daton aty nga mesi i viteve 1960, është në shitje nga kompania e relikteve Moments in Time.

Letra e shkruar me shkronja dore të pjerrëta, sipas CEO së kompanisë, Gary Zimet, është një shënim i rrallë i udhëheqësit të njohur të të drejtave të njeriut.

Sipas tij, çmimi mund të duket vërtet i lartë, megjithatë është një dorëshkrim i lashtë që “përmbledh filozofinë e jetës së King dhe kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme.”

Në të lexohet, “Dashuria është forca më e madhe në univers. Ajo është rrahja e zemrës së kozmosit moral. Ai që dashuron është pjesë e qenieve të Zotit.”

Zimet theksoi se përvoja e tij 40-vjeçare në biznes e bëri atë të besonte se shënimi është autentik. Ai e bleu atë nga një tregtar reliktesh në Angli, që mesa duket nuk ia kishte idenë vlerën e letrës.

Sigurisht që çmimi nuk e bën aspak dhuratë të zakonshme për një njeri me rrogë mesatare, megjithatë Zimet shpreson që dikush do t’ja dijë vërtet vlerën letrës së King.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje