Ministrja Elisa Spiropali është pyetur mbrëmjen e sotme nëse Policia e Shtetit do t’i japë Presidentit Meta leje për tubimin antiqeveritar të paralajmëruar sot nga ky i fundit, në datë 2 mars.
E ftuar në ‘Real Story’, Spiropali tha se leje mund të marrë kushdo, por në këtë rast problemi sipas saj është se Meta po tenton të bllokojë goditjen e krimit, negociatat dhe procesin e rindërtimit.
“Leje? Lejen e ka çdo qytetar për të bërë protestë. Nuk është ky problemi.
Problemi është se tan që po goditet krimi në rrënjë, duke e goditur atje ku buron forca e krimit, duke goditur procesin e integrimin, Ilir Meta bën puç shtetit ndaj Lulzim Bashës për t’i marrë opozitën.
Po merr peng Lulzim Bashën. Basha thirret papritur në zyrën e Metës dhe del andej me mendët e tij. Ose është presion ose ai nuk mban dot qëndrime”, tha ministrja Elisa Spiropali.
PU PU KUR FLET DHE KJO LAVIRE HAJDUTE.O ZOT KU ESHTE KATANDISUR SHQIPERIA.JA PSE HIKIN SHQIPETARET SIKUR TE JETE LUFTE.