Rama në Londër: Na kanë vënë veton shumë herë, por këtë radhë do e vëmë ne. Nëse prekni Olegun harrojeni pjesëmarrjen e Shqipërisë

24 Shkurt 2020, 13:14Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama nga paneli i kryeministrave në Samitin e BERZH, në Londër mbi investimet 2020, të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në Ballkanin Perëndimor, nuk i ka kursyer edhe batutat.

Rama u shpreh se nëse pjesëmarrësit në Samitin e BERZH prekin Zv/Drejtorin për Çështjet Politike dhe të Qeverisjes, Oleg Levitin Shqipëria do të vërë veton dhe nuk do të marrë pjesë.

“Jemi në një pozicion të mirë duhet të vazhdojmë dhe të punojmë. 

Nuk dua që t’ju bezdis tani me emrat e rrugëve ku fillojnë dhe ku përfundojnë sepse ka vetëm në autostradë që na duhet të ndërtojmë së bashku.

Autostrada Ballkan Perëndimor – Bashkim Europian dhe kjo është ajo për të cilën kemi nevojë. 

Për ta përmbyllur me komentin më të rëndësishëm, po nëse ju doni që kjo të vazhdojë vitin tjetër Olegu nuk duhet të largohet si President i ri i BERZH.

Ne na është vënë veto shumë herë në Këshillin Europian, por mendoj që në këtë pikë ne mund të vëmë veton.

Kështu që nëse prekni Olegun harrojeni pjesëmarrjen e Shqipërisë dhe jam shumë i sigurt që Millo nuk do ta lërë Dushkon të kthehet sërish. 

Kështu që për të tjerët nuk e di”, tha Rama.

3 komente në “Rama në Londër: Na kanë vënë veton shumë herë, por këtë radhë do e vëmë ne. Nëse prekni Olegun harrojeni pjesëmarrjen e Shqipërisë”

  1. Tironci says:

    Ore ky Olegu mos eshte gje Rus?, ups Edua, Vucici, Putini, po qe se ka edhe noi tjeter na e thuaj se na ngelet merak. Ky ka qene nje bankier i bankes Ruse qe kontrollohet nga Putini.
    A ka ene mo ?. Kujtoni ju se do e leri Rusia ballkanin ne dore te budallenjve te Evropes.
    Me energjine po e kontrollon, Amerika po ben thirrje dite e nate ruajuni, hiqni dore, tani doli edhe kontrolli i investimeve. Olala, cfare na degjojne veshet dhe cfare na shikojne syte.
    Vetem Corona ju heq qafe ju dhe vromjeve si ju.

  2. On says:

    Po more po….po ti ske projekte se ske interes se do ti besh me buxhetin e shtetit….pervec faktit qe ske specialista.

  3. Anton says:

    Oleg leviti eshte cifut o trushperlare.edhe oligarkeve ne rusi Dhe ne Europe njerezit mendojne se Jane ruse,por ne te vertete jane cifut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje