BB miraton 14 miliardë dollarë në ndihmë të ekonomisë kundër COVID-19

18 Mars 2020, 14:30Bota TEMA

Bordi i drejtorëve të Bankës Botërore dhe i IFC-së  miratuan sot një paketë shtesë prej 14 miliardë dollarësh financim të shpejtë, për të ndihmuar kompanitë dhe vendet në përpjekjet e tyre për të parandaluar, zbuluar dhe reaguar ndaj përhapjes së shpejtë të COVID-19.

Kjo paketa do të forcojë sistemet kombëtare në lidhje me gatishmërinë e shëndetit publik, përfshirë kontrollin e sëmundjes, diagnostikimin dhe trajtimin, si edhe do të mbështesë sektorin privat.

“Është thelbësore që të shkurtojmë kohën e rikuperimin. Kjo paketë ofron mbështetje urgjente për bizneset dhe punëtorët e tyre, për të zvogëluar ndikimin financiar dhe ekonomik të përhapjes së COVID-19″, tha David Malpass, presidenti i Grupit të Bankës Botërore.

IFC, pjesë e grupit të BB-së, do të ruajë standardet e larta të llogaridhënies, duke patur parasysh nevojën për të siguruar mbështetje për kompanitë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Menaxhimi i IFC-së do të aprovojë projekte të bazuara në kredi, qeverisje mjedisore dhe sociale dhe kritere të pajtueshmërisë, siç janë aplikuar në përgjigjet e kaluara të krizave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje