ANALIZA: Si strategjia kontroverse ndaj Covid-19 në Suedi po provon të jetë efektive

20 Prill 2020, 13:57Bota TEMA

Qasja jo e zakonshme e luftës ndaj koronavirusit në Suedi po nis të japë rezultate sipas epidemiologëve më të mirë të vendit.

Anders Tegnell, arkitekti i planit me masa të relaksuara ndaj koronavirusit shprehet për mediat lokale se të dhënat e fundit të të infektuarëve dhe të fataliteteve tregojnë se situata po nis të stabilizohet.

Suedia ndryshe nga shumë vende të tjera ka vendosur të mos i mbylle shkollat, palestrat, kafenetë, dhe restorantet gjatë kohës së pandemisë.

Por krahas kësaj, qeveria i ka nxitur qytetarët të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe të ndjekin udhëzimet e distancimit social.

Përhapja e koronavirusit rreth botës po nxit përgjigje të ndryshme në vende të ndryshme teksa autoritetet shtetërore bëjnë të pamundurën për të përmbajtur pandeminë.

Është e paqartë se cila strategji do të provojë të jetë më efektivja madje dhe ekspertët në Suedi shprehen se është herët për te dalë në konkluzione. Por duke marrë në konsideratë dëmin e madh ekonomik të shkaktuar nga masat e ashpra të karantinës qasja e ndërmarrë në Suedi ka tërhequr tepër interes në botë.

Një faktor që ka kontribuar së tepërmi që Suedia të ketë këto lloj masash të lehta është sistemi tepër i mirë shëndetësor që ky vend ka. Në asnjë çast Suedia nuk ndjeu mungesë të pajisjeve mjekësore, kapaciteteve spitalore. Madje tendat emergjencë që planifikoheshin të përdoreshin nëse do të kishte numër të lartë të pacientëve e që spitalet nuk do t’i përballonin dot, nuk u përdorën kurrë.

Norma e vdekshmërisë

Deri më sot Suedia ka raportuar 1540 vdekje nga koronavirusi. Kjo shifër është më shumë se në vendet e tjera skandinave  por shumë më pak se në Itali, Spanjë, dhe Angli si në vlera absolute apo relative.

Tegnell nuk është zyrtari i vetëm në vend që mendon se Suedia e ka kaluar tashmë më të keqen.

“Trendi që kemi parë gjatë ditëve të fundit me kurbën e të infektuarëve që po nis të bie si rezultat i numrit në rënie të të infektuarëve të rinj çdo ditë tregon se situata po stabilizohet”, shprehet Karin Tegmark Wisell drejtuesi i departamentit të mikrobiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik të Suedisë.

Veçse dy javë më parë situata shihej me sy shumë pesimist pasi vdekjet rezultonin të ishin të shumta. Në veçanti u vu re dështimi i qeverisë për të mbrojtur të moshuarit në azilet e tyre pasi përqindja e vdekshmërisë së tyre ishte tepër e lartë krahasuar me vendet fqinje.

“Mbrotja ndaj të moshuarve duhej që të kishte qënë më e mirë”, shprehet kryeministri Stefan Lofven. “Ne duhet t’a shohim më nga afër situatën në mënyrë që të kuptojmë se çfarë s’ka funksionuar”, shton ai.

Sidoqoftë strategjia e Lofven-it ka fituar aprovim në Suedi dhe popullariteti i tij ka pësuar rritje të madhe.

Ekonomia

Strategjia e Suedisë ndaj Covid-19 po rezulton në kontraktimin më të vogël ekonomik krahasuar me gjithë vendet e tjera të europës, sipas ekonomistit të HSBC-së James Pomery.

Pomeroy tregon për disa karakteristika të popullsisë suedeze që mendon se e kanë ndihmuar vendin në përballimin me krizën. Më shumë se gjysma e shtëpive Suedeze janë me një anëtar duke e bërë kështu distancimin social të lehtë për t’u aplikuar. Më shumë njerëz punojnë nga shtëpia në këtë vend krahasuar me gjithë shtetet e tjera të Europës si dhe çdokush ka internet të shpejtë gjë që e ndihmon shumicën dërrmuese të qëndrojë produktive dhe larg zyrave.

Teksa shumë vende kanë prezantuar ligje strikte duke përfshirë këtu dhe gjoba të majme për ata që kapen duke thyer distancimin social, suedezët duket se po i ndjekin këto udhëzime pa nevojën e ndryshimeve në legjislacion. Udhëtimet nga Stockholm-i në Gotland (një destinacion popullor për pushime) ka rënë me 96% gjatë fundjavës së pashkëve, sipas të dhënave nga operatori më i madh në vend telefonik. Gjithashtu të dhënat nga firma e shërbimeve online Citymapper tregojnë se lëvizja e qytetarëve ka rënë me 75% në kryeqytet.

Suedia ndërkohë e ka mohuar nocionin se ka shumë pak distancim social në vendin e saj.

“Ne nuk kemi ndonjë pikëpamje radikale”, shprehet Ministri i Marrdhënieve të Jashtme Ann Linde në një intervistë me Radio Suedinë. “Qeveria ka marrë një seri vendimesh që po ndikojnë të tërë shoqërinë tonë. Është një mit se jeta vazhdon normalisht në Suedi”.(Bloomberg)

9 komente në “ANALIZA: Si strategjia kontroverse ndaj Covid-19 në Suedi po provon të jetë efektive”

  1. faro says:

    Sa për dijeni!
    Deri sot numërohen gjithsej 1580 të vdekur në Suedi. Pra rreth 158 të vdekur për 1 milion banorë.
    Deri sot tek ne 26 të vdekur. Pra rreth 10 të vdekur për 1 milion banore.
    Pra:
    158 ata, 10 ne.
    Si ju duket?

    1. Adi says:

      Problemi eshte qe nese hiqen masat virusi do beje te veten dhe viktimat do rriten. Prandja krahasimi nuk behet tani fatkeqesisht. Kjo mbyllje eshte vetem nje shtyrje per t u pergatitur vendet pa sistem shendetesor si ne. Virusi nuk ndalet fatkeqesisht. Vec nese kane ndermend te na mbajne mbyllur derisa te gjehet nje vaksine (nese do gjendet). Prandja strategjia e suedise duket e rrezikshme po cdo vend do duhet te sillet si suedia mbas pak kohesh nese nuk ka ndermend te cmende njerezit apo te shkaterroje ekonomine

  2. Nga Suedia says:

    Me ne fund e kuptuat se Suedia nuk ishta aq vend i papergjegjshem sic shkruajtet ne shkrimet e meparshme. Perseri e ardhmja do tregoje kush ka te drejte. Situata me koronen eshte dicka qe askush nuk ka pervoje . Ata qe moren vendimet ne Suedi ishin eksperte te cilet kane punuar ne Afrike me ebolan ne kulmin e epidemise atje dhe kane eksperience .
    Gjthashtu populli ne Suedi ka besim ne institucionet dhe i zbaton me regorozitet masat. Nuk eshte e vertete se Ketu nuk ka masa por ato nuk jane te detyrueshme me dhune por rekomandime qe zbatohen ne masen e madhe te popullsise.
    Ndryshimi eshte se ne Suedi politikanet nuk marin kurre vendime pa u miratuar nga ekspertet. Ne SHBA per shembull Tramp e trajton shefin e eksperteve si vegel prandaj ka ate rezultat. Gjithashtu shpesh ka mare vendime vete te cilat kane qene kontradiktore nga dita ne dite.
    Megjithate Shqiperia ka bere mire deri tani sepse nuk ka kapacitetin e Suedise ne mjekesi si ne mjete ashtu dhe ne personal. Suedezet i dyfishuan respiratoret ne kohen kur kishin 200 te vdekur nga 1000 ne 2000 per nje kohe te shkurter. Ne Shqiperi duhen mare masa te forta qe spitalet mw kapacitetin qe kane mos bien ne gjunje.

    1. WuFlu says:

      Se cfare do te ndodhe me vone veshtire te parashikohet po deri tani duket qarte, lexo numrat e “faros”. Dhe numrat e vdekshmerise ne Amerike po ti marresh per fryme popullsie jane shume me te ulta krahasuar me Suedine. Megjithese e shikoj qe te pelqen me shume propaganda se numrat.

      Eshte e veshtire ta kuptosh Ameriken nga Suedia. Ne Amerike ka me dhjetra kompani dhe institucione private qe jane duke punuar per kura, vaksina etj eshte thjesht ceshtje kohe. Nuk pret njeri ne Amerike cdo gje nga propaganda shtetrore si ne vendet komunisto, socialiste, Kina, Suedia……

  3. Toni says:

    Ne suedi ka koh qe njerzit paguajn me cip te cilen e kan te futur ne dor dhe nuk perdoren kartat bankare ose leket kesh , e gjith kjo po bohet qe te na ndryshojn sistemin ekonomik dhe ti falimentojn bisneset e vogla nwo ose ndryshe ligjet e reja boterore

    1. WuFlu says:

      Eshte e vertete kjo ? Asnje lloj privacie dmth. Cdo gje e kontrolluar nga shteti tamam si ne Kine qe kane social credit. – Kumunistat kudo qe jane mendojne njesoj. Turmat popullore ne njeren dhe elitat drejtuese qe jane mbi ligjin nga ana tjeter…….

  4. Tesla says:

    Mesatarja e vdekshmerise ne gjithe boten eshte rreth 5%, ndersa ne Suedi eshte rreth 11%…
    Gjermania e ka rreth 3%…
    Llogarite bejini vete…

  5. Fatos says:

    Idiota gazetarë.

  6. Vlonjati says:

    Suedia 450 mije km2, 10 milion banore, dendesia e popullsise 23 banore per km2.
    Italia 310 mije km2, 60 milion banore, dendesia e popullsise 210 banore per km2.

    E grazie al cazzo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje