Kush do fitojë dhe kush do humbasë në rendin e ri botëror?

27 Prill 2020, 19:51Politika TEMA

“Andrà tutto bene”, thonë italianët, por në të vërtetë, a do të jetë gjithçka më mirë nesër?

Mund të duket deklaratë e nxituar, ajo që Emmanuel Macron e ka përshkruar si “një luftë kundër një armiku të padukshëm”, për të marrë parasysh pasojat politike dhe ekonomike. Sidoqoftë, udhëheqësit botërorë, diplomatët dhe analistët gjeopolitikë e dinë që po jetojnë në një periudhë e cila do përcaktojë epokën e ardhshme, dhe e kanë njërin sy në luftën e përditshme, e tjetrin se si do të ndikojë kjo krizë në  të gjithë botën.

Tashmë i gjithë fshati global ka filluar të nxjerrë mësime.

Në Francë, Macron ka thënë se “kjo periudhë do të na mësojë shumë. Shumë siguri dhe bindje do të zhduken. Shumë gjëra për të cilat ne menduam se ishin të pamundura po ndodhin”. Ai ka premtuar se do të bëjë investime të mëdha në sektorin shëndetësor”.

Në Gjermani, ish-ministri i jashtëm i Partisë Socialdemokrate Sigmar Gabriel është ankuar se “ne e kemi çuar shtetin 30 vjet mbrapa”, dhe parashikon se gjenerata e ardhshme do të jetë më pak naive për globalizimin.

Në Itali, ish-kryeministri Matteo Renzi ka kërkuar një komision për të ardhmen. Në Hong Kong, shkrimet në mure thonë: “Nuk mund të kthehemi në normale sepse normalja ishte problemi që ne kishim”.

Henry Kissinger, sekretari i shtetit amerikan nën presidentin Richard Nixon, thotë se liderët duhet të përgatiten tani për të kaluar në një rend të ri botëror, post-koronavirus.

Boris Johnson është detyruar ta lëshojë shtetin, por ndikimi në Britani duket më i dukshëm tek shoqëria civile sesa tek politika. Në Angli nuk ka ende shumë diskutime për një politikë të re. Ndoshta kombi është i rraskapitur nga Brexit dhe nuk mund të përballojë më shumë trazira.

Në Evropë, SHBA dhe Azi debati është zgjeruar. Jeta publike mund të jetë ndalur, por debati publik është përshpejtuar. Gjithçka është në diskutim – shkëmbimet midis një ekonomie të prishur dhe shëndetit publik, e ardhmja e BE-së, populizmi etj.

Teoricieni i marrëdhënieve ndërkombëtare në Harvard Stephen Walt mendon se Kina mund të ketë sukses. “Koronavirusi do të përshpejtojë kalimin e fuqisë dhe ndikimit nga perëndimi në lindje. Koreja e Jugut dhe Singapori e kanë menaxhuar më mirë krizën dhe Kina ka arritur të mësojë nga gabimet e sajë fillestar. Reagimi i qeverive në Evropë dhe SHBA ka qenë shumë skeptik dhe ka të ngjarë të dobësojë fuqinë e markës perëndimore”.

Humbësi për momentin, rrezikon të jetë BE.

Disa nga kritikët më të egër të Evropës kanë qenë pro-evropianët. Mungesa e përgatitjeve të BE-së, pafuqia e saj, ndrojtja e saj janë befasuese. Sigurisht, shëndetësia nuk është pjesë e kompetencës së saj, por nuk është pa mjete ose përgjegjësi.

Instikti i parë ishte mbyllja e kufijve dhe mbajtja e pajisjeve. Doli se çdo shtet ishte për veten e vet, dhe Italia ndjehej më së shumti e vetme.

Por edhe me rritjen e numrit të vdekjeve në të gjithë Evropën, diskursi i BE-së është mbizotëruar nga grindje dhe vetëm probleme shumë teknike se si të financohet shpëtimi ekonomik i BE-së. / FT – Bota.al

3 komente në “Kush do fitojë dhe kush do humbasë në rendin e ri botëror?”

  1. iksi says:

    Nuk ju ka mbet gje tjeter , veç me shtetzu shtetet , boll ja pat hajrin kapitalizmit sa qe aq pasuri sa ka nje qytet ka nje individ pra nje kapitalist dhe ky fenomen ne te gjithe boten kapitaliste . Ku jane keto G7 ta , G8ta , G20ta , apo kudi sa dreq gyhash ku jane ato rrezerva te medha te ketyre shteteve kapitaliste kaq te fuqishme qe kapitulluan para pandemise qe na mburreshin qe jemi kaq te fuqishem qe bejme çudira . Po çudira beni duke bere shpenzime marramendeshe vetem per luftrat qe keni shperthyer e po pergatisni te shpertheni , por nje koronavirus ju pshurri te gjithe ate arsenal armesh te gjitha ato shpenzime qe keni bere . Dhe po ti kishi bere gjysmen e atyre shpenzimeve per mjeksine nuk do kishte asnje semundje ne bote dhe gjysmà tjeter e shpenzimeve ushtarake te shkonte per mireqenjen e njerezve atehere te gjithe njerezit do jetonin te lumtur dhe jo te varfer ne ekstrem . Ju i mbajtet ne embargo edhe ata pak shtete qe mundoheshin me ndertu vendet e tyre ne hesap te vet pa ju nderhy askujt ne pune te pa ju kerkuar asgje vetem e vetem se nuk vinin sipas avazeve te shteteve te medha dhe te armatosura deri ne dhembe (siç jane Kuba , Korea e Veriut , Vietnami , Venezuela .) Ja sa bukur e bete pranveren arabe ku i rregulluat te gjitha ato shtete dhe po bejne nje jete te lumtur dhe te begate por zoti ishalla shef e vepron ne ju .

    1. Ari says:

      Me vjen keq, qe ke te drejte!

  2. Kritiku says:

    Po te merresh me teori konspirative,e gjithe situata duket teper e zymte.Se pari ,duket sikur kapitali nepermjet pandemise kerkon te shtoj sa me shume pasurine dhe te rrise hendekun midis te pasurve dhe te varferve. Se dyti,mendoj se modeli Kinez i kontrollit te shtetit nga grupime te vecanta,duke eleminuar shume te drejta njerezore te fituara me lufte,eshte synimi i rradhes.Lufta per pushtet e per para nuk ndalet para asgjeje dhe jetet e njerezve nuk vlejne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje