Karantina ka bërë që shumë personazhe të famshëm të shfrytëzojnë më shumë rrjetet sociale për të realizuar dëshirat e fansave duke folur me ta në video live.
Dj më famë botërore, Khaled është njëri prej tyre, por duket se nuk i ka pëlqyer aspak veprimi që një fanse ka bërë në videon live në Instagram.
Në momentin që Dj telefonon fansen ajo shfaqet duke bërë twerk. Dj ka mbuluar sytë me duar duke i kërkuar të flasë normalisht dhe të mos bëjë të tilla veprime.
“Të lutem, kam familje! Le të flasim me respekt”- i ka thënë disa herë Khaled, ndërsa vajza nuk e ka dëgjuar duke vijuar me tëerking.
Ai është shprehur se i do shuma fansat e tij por nuk mundet të vazhdojë të shikojë këtë gjë duke e mbyllur bisedën me vajzën.