Megaoperacioni kundër falsifikimit të vizave, Ambasada e SHBA: Operacioni rekord për Shqipërinë, si u arrestuan 22 persona brenda 17 minutave

19 Maj 2020, 17:10Kronika TEMA
Megaoperacioni kundër falsifikimit të vizave, Ambasada e SHBA:

Ambasada e SHBA-së në Tiranë e cilësoi një sukses të plotë operacionin e djeshëm “Crystal Eagle” (Shqiponja e Kristaltë), që u ekzekutua në 6 qytete të ndryshme në të gjithë Shqipërinë dhe çoi në 22 arrestime.

“ Dje, operacioni “Crystal Eagle” (Shqiponja e Kristaltë) u ekzekutua në 6 qytete të ndryshme në të gjithë Shqipërinë dhe çoi në 22 arrestime. Operacioni, një rekord për Shqipërinë, zbuloi dhe arrestoi të gjithë personat e shënjestruar brenda 17 minutave.

 “Crystal Eagle” ishte një sukses i plotë falë mbështetjes së oficerëve të përkushtuar të Policisë së Shtetit Shqiptar, sidomos atyre të “Njësisë Speciale të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Shërbimit Diplomatik të Sigurisë “Mburoja e Përbashkët”, një njësi policore kushtuar punës së çështjeve të përbashkëta penale mids SHBA-së dhe Shqipërisë. Agjentët e Shërbimit Diplomatik të Sigurisë nga Ambasada e ShBA udhëhoqën përpjekjet operacionale të afro 300 oficerëve të policisë për të shënjestruar një laborator falsifikimi dokumentesh. 

Gjatë operacionit u konfiskuan armë automatike, drogë, dokumente të falsifikuara, kompjutera, automjete dhe para. Shumica e 22 të arrestuarve mund të përballen me 6 deri në 14 vjet burg. Ky është përfundimi i suksesshëm i një hetimi që filloi në vitin 2018 dhe Ambasada e ShBA falënderon partnerët tanë në udhëheqjen e Policia e Shtetit Shqiptar për ndihmën e tyre!”, përfundon Ambasada. (TemA)

4 komente në “Megaoperacioni kundër falsifikimit të vizave, Ambasada e SHBA: Operacioni rekord për Shqipërinë, si u arrestuan 22 persona brenda 17 minutave”

  1. Ed says:

    Bie era ligj dhe shtet BRAVO RAMA-LLESHAJ

  2. Piro says:

    Organizim perfekt. Ndoshta per kete aksion shkoi Kim ne kryeministri.

  3. Beso says:

    Bravo e madhe ! Na bëni krenar o shtet që ka filluar të vij era shtet

  4. Nafia says:

    Flm USA,po e ndihmoni Shqiperine qe te shpetoj njehere e mire nga dyshja kriminale Berisha -Meta,edhe nje here flm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje