Dy vëllezër u ekzekutuan mbrëmjen e djeshme në Krujë, nga një person, i cili, sipas Policisë, dyshohet se i ka qëlluar për motive hasmërie.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:25, në fshatin Gramëz, në rrethana ende të paqarta. Vëllezërit Gramoz dhe Xhentil Bardhi, përkatësisht 34 dhe 24 vjeç, janë plagosur rëndë me armë zjarri dhe fatkeqësisht kanë ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Nga veprimet e para hetimore, Policia ka dyshime se ngjarja ka ndodhur për motive hasmërie. Megjithatë, burimet nuk konfirmojnë me saktësi se për çfarë hasmërie bëhet fjalë konkretisht.
Por, veç kësaj, mësohet se dy familje, Bardhi dhe Pula, fqinje me njëra-tjetrin, kanë pasur konflikte të vazhdueshme.
Viktimat nuk janë persona të skeduar më parë nga Policia apo të dënuar për ndonjë vepër penale, dhe konlikti mes tyre ka qene i mbartur.
Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje personat që shoqëruan drejt spitalit dy vëllezërit, të cilët ndërruan jetë.
Gjithashtu, janë marrë në pyetje edhe personat që kanë qenë pranë vendngjarjes, si dëshmitarë të krimit të rëndë.
Kallashnikovet e Sali kriminelit qe shkaterroi shtetin vazhdojne te bejne kerdine mbi shqiptaret.Mjafton ky fakt i lemerishem qe nje prokuror i SPAKUT te nise hetim mbi njeriun me te ndyre kriminel te historise se shqiptareve.Saliu mund te krahasohet vetem me Hitlerin.Politika dhe veprimet e tij shkaterruan Gjermanine dhe sollen miliona vdekje.Politika dhe veprimet e Saliut sollen shkaterrimin e Shqiperise dhe mijra vdekje.Por Hitleri vrau vehten….Po ne do ta leme akoma kete kafshe te lire …???