SHBA publikon bilancin:115 mijë të vdekur si pasojë e COVID-19

14 Qershor 2020, 16:35Bota TEMA

Në SHBA numri i vdekjeve si pasojë e COVID-19 ka arritur në 115.436 që prej fillimit të pandemisë. SHBA ka më shumë se 2 milionë raste të konformuara me virus ndjekur nga Brazili me më shumë se 850 mijë infeksione. Rusia renditet e treta në botë për nga numri i të infektuarve, me më shumë se 519 mijë.

Sipas universitetit “Johns Hopkins” numri i infeksioneve të reja në të gjithë botën po rritet në mënyrë të vazhdueshme drejt 8 milionë.

Kina njoftoi të dielën 57 raste të reja COVID-19, shifra më e lartë ditore prej dy muajsh. Tridhjetë e gjashtë raste u zbuluan në Pekin. Të shtunën Kina raportoi 45 raste me koronavirus. Shumica e rasteve në Pekin lidhen me një treg produktesh deti me shumicë. Zyrtarët thanë të shtunën se rastet e reja në kryeqytet e kanë futur qytetin në një gjendje ‘’emergjence”. Tregu dhe lagjet përreth tij janë mbyllur. Zyrtarët kinezë thanë se kanë në plan të testojnë 10,000 vetë.

Në Zelandën e Re më shumë se 20 mijë tifozë të sportit të regbisë, u lejuan të futen në stadium të shtunën pa maska dhe pa distancë fizike nga njëri-tjetri. Prej tre javësh në Zelandën e Re nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus. “Ky është shpagim për të gjithë punën e palodhur të 5 milionë banorëve të këtij vendi”, i tha ministri i Sportit Grant Robertson agjencisë “Associated Press”.

Ndërkohë të shtunën gjigant farmaceutik evropian “AstraZeneca” arriti marrëveshje me disa vende evropiane për t’i furnizuar ato me 400 milionë doza të një vaksine eksperimentale që lufton COVID-19.

“AstraZeneca” arriti një marrëveshje që u quajt “Aleanca për vaksina gjithëpërfshirëse”, krijuar nga Franca, Gjermania, Italia dhe Holanda, për të përshpejtuar prodhimin e një vaksine që po testohet nga universiteti i Oksfordit, e që mund të jetë e disponueshme në fund të vitit.

Marrëveshja e së shtunës synon të vërë vaksinën në dispozicion të vendeve të tjera evropiane që dëshirojnë të jenë pjesë e iniciativës.

Kompania “AstraZeneca” ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme më parë me Britaninë, Shtetet e Bashkuara si dhe Institutin indian të Serumeve.

1 komente në “SHBA publikon bilancin:115 mijë të vdekur si pasojë e COVID-19”

  1. luani u.s.a. says:

    Deri sa te filloje furnizimi me milione doza te vaksines do te vdesin me milione paciente te infektuar me pandemi globale me kete ne fillim te perhapjese se pandemise globale ishte dobesi e OSHB dhe doktor,ekspert,infektolog,vironolog qe nuk zbuluan me kohe vaksinen kunder Covid-19,poashtu edhe president,kancelar dhe kryeminister te vendeve evropiane dhe boterore kane qene ne dijeni ne fillim ne perhapjen e pandemise globale por nuk kane ndermarre masa per te ndaluar perhapjen e pandemise globale qe ishte per popullaten katastrofike si dhe krizes ekonomike boterore ne ate te varferise,papunesise dhe te urise?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje