Brazil, 612 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

15 Qershor 2020, 08:59Bota TEMA

Gjashtëqind e dymbëdhjetë viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19) janë raportuar në 24 orët e fundit në Brazil, vendin e dytë më të prekur në botë nga pandemia, transmeton Anadolu Agency.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i viktimave nga shkuar në 43.332, kurse ai i të infektuarve në 867.624, me 17.110 raste të reja.

Shteti i Sao Paulos, qendra tregtare e vendit me rreth 46 milionë banorë, ngelet rajoni më i prekur me 178.202 raste dhe 10.694 të vdekur.

Brazili ka tejkaluar Britaninë dhe pas SHBA-së, tani radhitet i dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe vdekjeve.

Aktualisht, Brazili, me mbi 211 milionë banorë, cilësohet si epiqendra e pandemisë në Amerikën Latine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje