Mos prisni mirëkuptim nga SHBA e BE, kur kanë vdekur njerëz në rrethana të dyshimta

30 Qershor 2020, 11:42Rajoni TEMA

Nga Enver Robelli*

Kush shqetësohet tani, është dashur të shqetësohet kur vitin e kaluar Gjykata Speciale i dërgonte ftesë madje edhe ministrit të Drejtësisë të Republikës së Kosovës, i cili nuk është figurë e luftës.

Kush shqetësohet tani, është dashur të shqetësohet për njoftimet se në një pyll apo në një fushë u gjet kufoma e këtij apo atij personi që mund të ketë qenë dëshmitar apo mund të ketë pasur informata për ndokënd. (Pse gati kurrë këto raste në Kosovë nuk sqarohen nga drejtësia?)

Kush shqetësohet tani, është dashur të shqetësohet edhe kur ambasadori amerikan në dhjetor 2017 thoshte: “Kosova po na e fut thikën në shpinë” (i referohej dramës për zhbërjen e Gjykatës Speciale).

Kush shqetësohet tani, është dashur të shqetësohet edhe kur gjykatat e misioneve të huaja dënonin njerëz për torturim të të burgosurve në burgje ilegale në veri të Shqipërisë.

Kush shqetësohet tani, është dashur të shqetësohet për rreth 60 vrasje të aktivistëve të LDK-së pas luftës. Pothuaj asnjë prej tyre e zbuluar, thua se i vrau rrufeja këta njerëz.

Kush shqetësohet tani, është dashur të shqetësohet kur Këshilli i Europës në një raport të vitit 2011 thoshte se gjëja më e rrezikshme në Kosovë është të jesh dëshmitar.

Kush shqetësohet tani, është dashur të shqetësohet edhe kur në vitin 2011 politikanët e nivelit më të lartë të Kosovës i thoshin shtypit perëndimor: merrni ju dhe mbroni dëshmitarët, sepse ne këtu nuk mund ta bëjmë këtë. Kush e thotë këtë, e pranon kapitullimin, e pranon paaftësinë shtetërore për të garantuar minimumin e funksionimit të ligjit: mbrojtjen e dëshmitarëve.

Kush shqetësohet tani, është dashur të shqetësohet kur dilnin njerëz në rrugë dhe me pankarta bënin publik emra dëshmitarësh të mbrojtur.

Kush shqetësohet tani, është dashur të shqetësohet kur “shokët e luftës” gjatë gjithë këtyre viteve përpiqeshin t’ia bënin gropën njëri-tjetrit për të shpëtuar veten (“ti e ke vrarë atë”, “jo, ti e ke vrarë këtë”, thua se bëhej fjalë për patate). Dhe krejt këto muhabete morbide zhvilloheshin drejtpërdrejtë në media, në Kuvend, në Facebook.

Kush shqetësohet tani, është dashur të shqetësohet edhe kur gjykatësit vendorë u kërkonin falje të akuzuarve për shkak se duhej t’i dënonin për ndonjë vepër.

Kush shqetësohet tani, është dashur të shqetësohet kur në Kuvendin e Kosovës deputetët akuzonin njëri-tjetrin për zhdukje të shokëve të luftës.

Kush shqetësohet tani, është dashur të shqetësohet kur njëri nga krerët e një partie të krahut të luftës e akuzonte kryetarin e një partie tjetër të krahut të luftës se kishte krijuar pasuri marramendëse, madje se kishte edhe vila në Dubai. Pas luftës shansi për pasurim disa çlirimtarëve ua verboi sytë.

Kush shqetësohet tani, është dashur të shqetësohet edhe kur një luftëtar i thoshte tjetrit: “Ktheju kosës e leje politikën”, si pjesë e polemikës se kush kë po e shantazhon me incizime nga koha e luftës.

Kush shqetësohet tani, është dashur të shqetësohet kur vriteshin Haki Imeri, Smajl Hajdaraj, Ismet Rraci, Ekrem Rexha (Komandant Drini), Xhemail Mustafa.

Kush shqetësohet tani, është dashur të shqetësohet kur “drejtësia” reduktohej në takime odash me përbetime pas 40 apo 100 pleqve.

Kush shqetësohet tani, është dashur të shqetësohet edhe kur në vitin 2014 prokurori Clint Williamson, i pyetur se kush mund të akuzohet, thoshte se nuk duhet fantazi e madhe, kryesisht ata që janë përmendur me emër në raportin e Këshillit të Europës.

Kush shqetësohet tani, është dashur të shqetësohet për shumë gabime, lëshime, krime, afera e skandale që e kanë shoqëruar Kosovën qe 20 vjet.

Kush shqetësohet tani, është dashur të shqetësohet shumë më herët, sepse kjo Kosovë e tillë siç është sot, në qorrsokak politik, nuk është krijuar për një ditë.

Kush shqetësohet tani, është dashur të shqetësohet kur është tentuar të sabotohet drejtësia.

Kush shqetësohet tani, është dashur të shqetësohet kur me vite të tëra çështja e të zhdukurve shqiptarë në Serbi nuk ka gëzuar prioritetin e duhur në punët tona shtetërore.

Kush shqetësohet tani, është dashur të shqetësohet edhe kur aktivistët për të drejtat e njeriut shpalosnin akuza të rënda ndaj oficerëve serbë dhe Kosova prapë vazhdonte të simulonte bashkëbiseduesen qëllimmirë në Bruksel.

Kush shqetësohet tani, është dashur të shqetësohet edhe kur politikanët tanë shqiptarë me inferioritetin e tyre ndikuan në “normalizimin e jonormales” duke e marrë si diçka krejt të zakonshme që bashkëbisedues nga pala serbe ishin persona që në fund të viteve 90-të qenë shtyllat e regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Kush shqetësohet tani, është dashur të shqetësohet kur para se të ndriçohet fati i mijëra njerëzve Kosova nënshkruante “marrëveshje historike” për fusnota e dredhi të tjera në Bruksel.

Kush shqetësohet tani, është dashur të shqetësohet kur zyrtarët e Kosovës e shihnin si të arritur nacionale vardisjen ndaj zyrtarëve serbë të kohës së Sllobodan Millosheviqit sa për të marrë ndonjë kompliment nga diplomatja injorante italiane Federica Mogherini.

Kush shqetësohet tani, është dashur të shqetësohet kur merreshin vendime që mund të dëmtojnë rëndë kredibilitetin e shtetit të Kosovës – për shembull zgjedhja e njerëzve në pozita të larta duke e ditur se mund të kenë probleme me ligjin.

Por shqetësimi (edhe po të ndodhte) nuk ka mjaftuar dikur, s’mjafton as sot. Sepse pas shqetësimit, duhet të pasojë veprimi. Nuk është vepruar në shmangien e shumë të këqijave. Shpesh interesat personale apo grupore kanë qenë më të rëndësishme se interesat shtetërore.

Për shtetin e Kosovës gjithsesi është njollë e madhe që për dy dekada kryeministri, kryetari i parlamentit dhe kryetari i shtetit ballafaqohen me akuza nga drejtësia ndërkombëtare.

Një pjesë e shoqërisë së Kosovës (një pakicë, për fat të keq, sepse skena politike më 1999 nuk ishte më pak e përçarë se sot) e ka parë atëbotë të udhës që luftës së imponuar nga regjimi serb i terrorit t’i përgjigjet me pushkë. Kjo ka qenë dhe mbetet një e drejtë legjitime. Një betejë legjitime, në të cilën bashkësia ndërkombëtare, Perëndimi, u bë shok i armëve me shqiptarët e Kosovës. Amerikanë e gjermanë, francezë e spanjollë, italianë dhe holandezë. Dhe shumë të tjerë. Kjo nuk duhet të harrohet kurrë – e sidomos sot në një situatë delikate për Kosovën, kur me të drejtë vlojnë shumë emocione, por edhe ka jo pak adhurues të teorive të komplotit.

Tash të përmendurit si cak i mundshëm i drejtësisë është mirë të koncentrohen në heqjen e “reve të zeza” që kanë qëndruar mbi Kosovën qe sa vite. Kur është miratuar në parlament ndryshimi i Kushtetutës dhe themelimi i Gjykatës Speciale, përkrahësit e saj kanë thënë se kjo po bëhet për heqjen e “reve të zeza” mbi luftën çlirimtare. Që në vitin 2015 njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në gazetën zvicerane “SonntagsZeitung” thoshte: “Pas luftës kemi bërë gabime të tmerrshme”. Ai tregonte se shokët e tij të luftës ndërkohë janë aq të fuqishëm financiarisht, saqë asnjë opozitë nuk mund ta ndryshojë këtë demokraci që ka vetëm fasadë – për të ndërtuar pastaj një shtet funksional. “Na duhet”, thoshte ky insajder, “një forcë e re politike, e cila e do këtë vend të pasur me pasuri nëntokësore dhe është e gatshme ta shporrë në mënyrë radikale këtë kastë politike dhe për këtë gëzon përkrahjen masive të Perëndimit”.

Para se në tastierat e kompjuterëve dhe të telefonave mobilë të shlyhen shkronjat duke shkruar mesazhe kinse patriotike që në vitin 2020 s’kushtojnë asgjë, do të ishte mirë të mendohet për një kategori që s’mund të flasë më: viktimat. Sepse pa viktima nuk do të ishte themeluar asnjë gjykatë. Viktimat ekzistojnë, kanë emra, mbiemra, familje, i përkasin etnive të ndryshme. Në jetën publike duhet të ketë hapësirë për kujtim të së kaluarës, sidomos për viktimat, por, natyrisht, edhe për heronjtë.

Duhet të ketë drejtësi për viktimat! Dhe kjo çështje duhet të gëzojë prioritet edhe në negociatat e ardhshme me Serbinë. 11 mijë të vrarë – ky është tagri i gjakut që ka paguar Kosova përballë makinerisë kriminale të Beogradit. Sa i përket Kosovës: asnjë grup shoqëror nuk mund ta rrëmbejë hapësirën publike dhe historinë me një narrativ ekskluziv. Faji është individual dhe nuk mund të kolektivizohet dhe t’i vishet tërë Kosovës apo historisë së saj. Shteti është mbi individët. Askush nuk mund të sillet si pronar i shtetit. Apo si grabitës i tij. Duhet përgjegjësi, urtësi dhe patriotizëm konstitucional. Glorifikimi i një narrativi dhe heshtja e të vërtetave të tjera shoqëruese të këtij narrativi e shpalos një shoqëri pa ndjeshmëri për viktimat. Si mund të jetë e mirë një shoqëri nëse nuk ka ndjeshmëri për viktimat, mes tyre edhe bashkëkombës?

Nuk mund të flitet me vite për vrasje të pasqaruara, të bëhet politikë e të mblidhen poenë elektoralë, por njëkohësisht të mos bëhet asgjë për t’u përballur me këtë kapitull, sepse përherë nga një pjesë e madhe e shoqërisë është shpresuar se këtë kapitull eventualisht mund ta ndriçojnë vetëm të huajt, siç quhen në Kosovë europianët perëndimorë dhe amerikanët.

Mund të ketë përpjekje për zhbërjen e të gjitha gjykatave, por kjo vetëm do t’i çel rrugë bashkësisë ndërkombëtare që Gjykatën Speciale me seli në Hagë ta legalizojë si gjykatë të OKB-së. Profesorët e drejtësisë që janë gjykatës në Gjykatën Speciale thotë se kjo është e mundur sipas shembullit të Libanit. Atëherë në atë gjykatë do të kishte edhe prokurorë, gjykatës dhe hetues rusë e kinezë. Këso ide ka pasur qëmoti, por europianët dhe amerikanët kanë qenë kundër edhe për interes e Kosovës dhe të Perëndimit, fundja në themelimin e këtij shteti Perëndimi ka dhënë kontribut thelbësor, ndonëse çmimin më të shtrenjtë për liri e kanë paguar shqiptarët. Por prej askujt, as prej europianëve, as prej amerikanëve që besojnë në drejtësi dhe sidomos në drejtësinë tranzicionale nuk mund të pritet se do të kenë mirëkuptim nëse një grup saboton drejtësinë, ndërsa herë pas here vdesin njerëz në rrethana krejtësisht të panjohura dhe pastaj merret vesh se mund të kenë qenë dëshmitarë apo figura me shumë informacion mbi anët e errëta të së kaluarës.

*Titulli origjinal: Për çka duhet të shqetësohemi

25 komente në “Mos prisni mirëkuptim nga SHBA e BE, kur kanë vdekur njerëz në rrethana të dyshimta”

  1. selfo says:

    Gjykata speciale, shoku Robelli, eshte ngritur me ligj nga parlamenti Kosoves dhe me te drejten nderkombatre te pa shtypur akoma, shperbehet me ligj nga parlamenti Kosoves dhe pike. Pa ligj Kosoven mund ta pushtojne prape dhe Franca e kushdo tjeter, ama flasin ne keto kushte te nje demokracie genjeshter dhe te nje drejtesi genjeshter qe drejtohet nga hafije europiane. Se do ta legalizoje OKB apo OBSH apo UNESKO, ato te bejne si duan dhe çfare kane bere deri tani. Europes duhet kundervene dhe pike qe te lekundet pak se eshte ngurtesuar me hafije padrejtesie qe po mban varur shqiptaret kudo qe jane qe nga jugu e deri ne veri: Parlamenti Kosoves duhet te çfuqizoje ligjin per gjykaten speciale dhe te mos ta njohe me, ndersa parlamenti Shqiperise duhet te terheq krkesen per antaresim ne BE. Te shikojme pastaj se çdo te ndodhe; mos do jemi me keq se ç’jemi? JO Bota eshte e madhe sot aq sa eshte dhe e vogel. Nuk do pime gjithmone sise duke qare , por dhe duke kundervepruar.

    1. Hoxh Armandi says:

      Turkokosova nje vilajet qe furnizoi isis dhe al kajden me
      Xhihadiste. Normal qe evropianeve ju sos durimi. Zgjidhja me e mire eshte nisja e turkosovareve te recepi . Evropa per kristianet!

  2. Torobelli says:

    Dhe te gjitha keto thagma i ka bere Thaçi??
    Po si nuk na i the me pare keto o Robell? Apo tani e more porosine dhe honorarin!
    Urgjent Robell shko ne Hage dhe regjistrohu si deshmitar, ne te kunderten mos na çaj trapin.

  3. Ola says:

    Po ju z.Robelli kur kini filluar te shqetesohi.A u shqetesuat ju kur te gjithe popujt e Jugosllavise krijuan shtetet e tyre dhe u shkeputen me vehte, ndersa Kosova jo.
    Po kur djemte e Kosoves dolen hapur per ta fituar kete te drejte me lufte se ndryshe nuk behej ju cfare bete?
    Po kur u vrane ; zhduken apo zbuan nga Kosova vellezrit dhe motrat tuaja cfar bete ju.
    Te japesh mend duke qendruar si sehirxhi se keshtu eshte me mire dhe ne te njejten kohe me nje gur vret dy zogj eshte pandershmeri per te mos thene me shume.
    Po te marres raportin e viktimave ne kete lufte ne kosove jane bere masakra te pa para ku akoma ka te humbur por gjykate speciale nga nderkombetaret u kerkua te ngrihej vetem ne Kosove dhe pse jo ne Serbi.

  4. lulzimi says:

    Bravo Zoti Lubonja,me fal zoti Robeli.Thaqi dhe UCK ne hage eshte sukses i punes tauj te palodhshme.

  5. Kosova do fitoje says:

    E drejte Zoti Robelli !
    Keto qe shkruani ju jane ato per çka duhet te shqetesohen njerzit e ndergjegjshem e te ndershem dhe jo bythelepiresit e politikaneve hajdute dhe njerzit e papergjegjshem!

  6. Jimi says:

    Nuk jam aspak dakord me kete mendje!

  7. lolita says:

    BE dhe keto levat e saje jane nje fllucke sapuni, SHBA eshte vendi i drejtesise ne bote.

  8. Cipini says:

    O selfo…po ja fut kot dhe po ben mbrojtjen e atyre qe nuk duhen mbrojtur. Kjo situate nuk do vinte ne Kosove po mos beheshin ato”gabime”( faje ) qe ne nje fare menyre krejt te bute pranohen sot nga politikane te inkriminuar dhe korruptuar deri ne gryke. Artikulli eshte me se i vertete per cka shkruan dhe pike.

  9. ?????? says:

    Thacit do i hajne karin komplet Europa bashke me serbin e greqimat e qelbur

  10. Trotski says:

    Ky delenxhi Robelli nuk e ditka se Gjenocidi Serb mbi Kosoven ka vijuar pa nderprerje per 100 vjet .Nuk po e ditka se vetem ne kohen e Rankovicit jane degdisur ne Turqi me dhjetra mije Kosovare.Po si u pengoka kjo Gjykate qe eshte miratuar nga vete Kuvendi i Kosoves????

    1. xyz says:

      Robeli me se shumti i eshte gezuar kesaj aktakuze.Eshte bashkepunetor direkt i Dick Martyt bashke me shefin e tije V.Surroi.

  11. NjeQytetarOptimist says:

    Keto do qendronin kur ata per te cilet flet ti qe kane “zhdukur” emra, mbiemra te etnive te ndryshme nuk do ballafaqoheshin ne Hage (sepse e le jashte kete ballafaqim serjoz qe ata ben me vite). Sa veta jane zhdukur mor Robell te na i tregojne pak defteret e Serbeve qe akoma kane regjistrin e gjendjes civile (qe ty sta japin megjithese rane dakort ta jipnin). O Robell, mos bi viktime te quash krim lufte atyre qe kane varre ne oborre familjare dhe u kerkon llogari me pene dhe ai mbante pushke dhe shihte me syte e tij si ju vra haxha, dhe perdhunua halla ne syte e tij kur serbi e kapte per flokesh dhe I thoshte: Shih cfare ju bejm.. Rri urte Robell se gjyshin e kam pas partizan dhe kur je ne lufte, aty drejtesia merr fund thoshte. Mos degjo perralla politikanesh per gjykime pas lufte gjenocidi per te drejtat e njeriut sidomos te viktimes. Do thuash ti: Nuk eshte e hijshme!! Ouuu?!?! Cfare patente legjitime paska pas Ushtria Serbe qe paska zhdukur 11 mije veta dhe jane denuar 5 a gjashte veta nga ana tyre ?!?! Sa jane denuar nga pala tjeter mor Robell qe ta bekemi kete barazi legjitime dhe te themi: Po, agresori po jep shembull qe qenka penduar dhe po ben vetdrejtesi per te permisuar imazhin. Si keni fytyre I kerkoni viktimes drejtesi kur agresori gjoja te kercenoka me Rus e Kineze per ne OKB. Pse nuk e kane bere me perpara por tani qeka “ideale”?!?! Ju sygjeroj shkrimeve te tilla qe “kerkoni” drejtesi, kur guret e kandarit te jene prezent per shitesin dhe klientin. Jo vetem per shitesin..

  12. Rykaa says:

    Ky shkrim mendoj se nuk është nē kohën e duhur tani për Kosovën dhe të gjithë trevat shqipfolse ështe një moment delkat dhe shkruesi me siguri qënka paguar nga serbët pėr kētē shkrim diskriminues pēr Kosovën qē ka derdhur gjak me civilē tē pafajshem me pleq, gra dhe fëmijë dhe me qindra të tjere tjerë që nuk kanë emër dhe varre.Pra europa” kurva plakë” luan rolin e saj duke nxjer fajtor shqipëtarët, dhe sërbët dalin të larë nga gjakderdhja që kanë bere në Kosove dhe me luftën dhe ndimën e pa kursyer të aleatit tē fuqisē më tē madhe SHBA, u arrit fitorja dhe pavarsia e Kosoves. Edhe njê herê do të thoja se ky artikull qënka shkruar nga një serbofil ipaguar.Turp dhe shumë turp pēr njē shqiptar që eshtë bërë vegël e sërbit.

  13. rob roy says:

    robell kurva.Ti je nje antishqiptar i deklaruar deri sa e quan Kosoven dhe kosovaret komb kosovar.Nuk ka vrasje me te madhe se kaq per kombin shqiptar.Per ate se jane vrare veprimtare te LDK-se ktheju historise o qen serbi.Ata aktivistet e tu ishin bashkpuntore te Serbise.Ku nje pjese e tyre e madhe u be njesh me serbet dhe pjesa tjeter braktisi Kosoven dhe delte fotografi neper kryeqytetet e Europes me uniformat e UCK-se.Te eshte vrare apo perdhunuar ndokend ty kurve?

  14. emigranti says:

    Z. Robelli a nuk e dini se ne Kosove kane qeverisur Umniku e Kfori dhe qeveritaret e saj kane qene kukulla.
    Edhe kur per here te pare u ngrit nje qeveri e Kosoves per Kosoven asaj i bene puc veglat kukulla me mbeshtetje te llogarikerkuesve.
    Ku ishin deri tani keta qe kane edhe gurin edhe arren ne dore, pse i ferkonin shpatullat dhe e ndersenin kunder te pashantazhueshmeve.
    Apo tani u leverdiste te benin ndonje procke ne dem te Kosoves duke hedhur si limon i shtrydhur keta ” politikane ” te tredhur.

  15. Merati says:

    O Robelli cdo njeri pas numrave te nje bingoje i njeh ato numra kur bien por eshte zor ti dish pa rene prandaj eshte e veshtire te kapesh numrat ne bingo dhe ti tani shume numra na tregon pas kesaj qe del per kosoven ku ishe zotrote pse spate byrhe keto ti thoshe me pare une jam nga jugu i shqiperise dhe do te thosha sipas mendjes tende ne te semes te vini ju andej matane kufirit por ate se them kurre por them dicka tjeter ai serb qeni per gjith ato krime pse nuk u shqetsua kjo specialja o Robelli po lufte ishte mor qotni me te thatin shkon dhe i njomi gabimisht apo le te themi pati dhe qellime por tani o Robelli eshte ne loje kosova dhe duhet kujdes mos dali butha per hatrin e serbve moje hstenit i dhemi ne nga jugu ata politikane qe nuk punojne per kosoven jepuni drune tani pas 20 viteve duhet lene menjane behuni bashk per hatrin e kosoves mos i bej qefin serbit a e ke vene re ti Robelli sa kriminele ka ne serbi 100 here me shume se ne kosove po a ka shkrojtur ndonje serb per serbin kriminel jo po ti pse e ben kete o Rob….q desha me thene Robelli

  16. Koso Vari says:

    Ore kjo Gjykata Speciale, eshte per krime lufte apo krime pas lufte? Absurditeti nuk ka fund.

  17. Lani says:

    Per mua eshte nje shkrim qe duhej te kishte zene vend prej kohesh ne mediet tona. Keshtu ne do te kishim njohur me mire problemet me te cilat ndeshej Kosova.
    Ne krye te saj duhet te jene njerez me te kaluar pa dyshime dhe kjo duhet te ndodhe shpejt. Vetem ashtu mund te perballesh denjesisht ne institucionet europiane. Te atille drejtuesish Kosova ka boll.

  18. Nje pytje per Robellet -Gjykata i mbeshtet vendimet e saj bazuar ne fakte e prove…Cfare do kryente Thaci ne USA , do te prishte faktet dhe provat ? Arsye e Prekurorit per nxitim ne deklarim te fajesise…!!

  19. Kosova repibliki 1244 says:

    NESE JE SERBE GABIMI MILLOSHIT ISHTE QE NUK I VRAU TE GJITHE KOSOT .
    NESE JE SHQIPTARE GABIMI THAC ISHTE QE NUK E VRAU RUGOVEN .
    PER TE TJERAT THACI ESHTE PER TU RRESPEKTUAR .

  20. Alban Dega says:

    AS VUCICI E DACICI NUK DO TA KIDHIN SHKRUAJTUR ME SERBISHT KETE ANUSLIZE TE ENVER ROBELLICIT !

  21. Alban Dega says:

    AKOMA NUK E KE MARRE VESH MORE ROBELLIC SE RAPORTI I KESHILLIT TE EVROPES ESHTE RAPORTI I DICK MARTIT PERGATITUR NGA UDB-A E PROKURORET SERBE PERKTHYER ME EUROT E EVROPES “ KURVE E VJETER “QE SAKATOI SHQIPERINE DHE ESHTE BADHKEFAJTORE NE HOLOKAUSTIN 130 VJECAR SERB KUNDER SHQIPTAREVE !?

  22. Vjosani says:

    Sa i gezuar duket ku koqevar ne keto dite zie duke derdhur helmin e vet te zi. U te dhjefsha gazetarine qe ia merr kenges ne mes te mortit…

  23. Nitinol says:

    “Kush shqetesohet tani, eshte dashur te shqetesohet” e ka shkruajtur 27 here.

    E pse e ka shkruar 27 here?

    E ka shkruar 27 here, ne krye te 27 frazave, sepse nuk dine shkrimin e thjeshte dhe standart te gjerave.

    E dyta eshte se dhe “Kush shqetesohet tani, eshte dashur te shqetesohet” duhej ta shkruante keshtu:

    Kush shqetesohet tani, duhej te ishte shqetesuar:

    – Kur vitin e kaluar Gjykata Speciale
    – Per njoftimet se
    – ……….
    – Kur merreshin vendime.

    I gjithe ky shkrim, mund te krahasohet me nje histori te lezeteshme te nje prestizhatori, qe eshte pak a shume keshtu:

    Kishin hyre ca njerez ne nje salle dhe po shihnin shfaqjen e nje prestizhatori, ku ndermjet te tjerash, bie radha dhe shohin papritmas, nje gjel (kendez, kokosh) qe kap dicka me sqep dhe terheq.
    Dhe ca po terhiqte?
    A e dini se ca po terhiqte?
    E merni dot me mend se ca po terhiqte?
    E imagjinoni dot se ca po terhiqte?
    Po terhiqte nje trung peme, nje trung te madh peme, nje trung te nje peme gjigande.
    Pra gjeli (kendezi, kokoshi) po terhiqte nje trung te nje peme gjigande.

    Tani; nuk po e terhiqte trungu i pemes gjigande gjelin (kendezin, kokoshin), por po e terhiqte gjeli (kendezi, kokoshi)trungun e pemes gjigande.

    E ato kokrra qe ishin ne ate salle ashtu ju shfaqej, ju dukej pamja.
    E po kenaqeshin duke e pare, ca e pelqenin ate pamje na qejfi e ca e pelqenin nga halli.
    Kush ishin keta kokrra?
    Ata pra qe i kish zene sihra.
    Mbaroi shfaqja dhe keta te hardallosur mendor ( per momentin), dolen jashte e donin ti tregonin te tjereve, qe nuk kishin qene prezent ne ate salle.
    Ndalonin ndonje kalimtar ne rruge dhe i thoshin: O oo ooo oooh, cme kane pare syte; Gjeli po terhiqte nje trung gjigand peme.
    Aah, c’thua more?
    Kendezi ore kendezi, po terqiqte nje trung gjigand peme!?
    Cfare?
    Kokoshi bre kokoshi, po terhiqte nje trung gjigand peme!
    Fillimish njerezit mbeteshin si te shastisur, por kur e shihnin qe insistonte, i thoshin:
    Atehere duhej te keshe qene ti kokoshi dhe iknin duke qeshur.
    Se njerezve i ben mire humori, dhe me e forta eshte se nuk pati nje qe nuk u gajas se qeshuri.

    Te njejten gje tenton te na thote artikullshkruesi z. Robelli, e pasi i ka mbushur mendjen vehtes se gjeli (kendezi, kokoshi) po terheq nje trung gjigand peme (dhe jo nje fije bari), kujton se do na mbushe mendjen ne.

    Absolutisht, ne menyren me kategorike, qe ne nuk e marim fijen e barit per trung peme.
    Keshtu qe Hashim Thaci e kompani absolutisht nuk e prishin terezine, po ashtu dhe gjithe shqiptaret e tjere, pasi akoma nuk eshte vertetuar shkecerisht, qe gjeli (kendezi, kokoshi) eshte ne gjendje te terheqe nje trung gjigand peme.
    Hajt shendet e mbaresi te gjithe shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje