"E sollën gjermanët gjatë pushtimit", krokodili më i vjetër në botë mbush 83 vjeç: Quhet Mujë dhe jeton në një pishinë në Beograd

14 Gusht 2020, 12:09Lifestyle TEMA

Muja është një krokodil që prej 83 vitesh jeton në një pishinë të vogël në Beograd. Ai konsiderohet si aligatori më i vjetër në botë që mbahet në kopsht zoologjik.

Aligatori ka mbërritur në Beograd në gushtin e vitit 1937 nga një kopësht zoologjik gjerman.

Referuar raportimeve të vitit 1937, Muja ishte 2 vjeçar kur mbërriti në Beograd, një vit pasi ishte hapur kopështi zoologjik.

Por në fotot e raportimeve mediatike të atyre viteve, sipas kujdestarit të kopshtit zoologjik, ai duket më i rritur, çka ka bërë që të besohet se ai është 90 vjeçar aktualisht.

Sipas veterinerit, me kushtet shëndetësore që ka aktualisht, mund të arrijë edhe moshën 100 vjeçare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje