'Mos na testoni durimin, do marrim atë që i takon', Greqia i përgjigjet reagimit të Erdogan: Kjo është ideologji neo-otomane

26 Gusht 2020, 18:28Rajoni TEMA

Greqia po kërkon zgjerimin e ujërave të saj territorial nga 6 në 12 milje detare, në përgjigje të krizës aktuale me Turqinë për të drejtat e shpimit në Mesdheun Lindor.

Kjo shtrirje, thotë Euroneës, duhet të ndodhë përgjatë brigjeve të saj që shohin për nga Italia, në perëndim, ndërkohë që nuk prek direkt territorin e kthyer në mollë sherri me Ankaranë.

Duke cituar kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, media e njohur thekson deklaratën e tij përpara parlamentit vendas se “Greqia po heq dorë nga dekada të tëra politike të jashtme pasive”.

Në të njëjtën kohë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e paralajmëroi Athinën të mos testojë as durimin, dhe as kurajon e vendit të tij.  “Turqia do të marrë atë që i takon me të drejtë në Mesdhe, në Egje dhe në Detin e Zi.

Për këtë kemi të vendosur të bëjmë gjithë çfarë është e nevojshme në rrafshin politik, ekonomik, por edhe ushtarak. Turqia nuk ia ka vënë syrin asnjë territori, sovraniteti apo interesave të dikujt tjetër.

Por ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim për atë që na përket”, tha Erdogan.

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias e akuzoi Turqinë se po vazhdon të provokojë fqinjin e saj dhe të shpalosë një ideologji “neo-otomane”.

Në kohën që në flasim, Turqia vazhdon të provokojë dhe të përshkallëzojë tensionet, u shpreh ai.

 

6 komente në “‘Mos na testoni durimin, do marrim atë që i takon’, Greqia i përgjigjet reagimit të Erdogan: Kjo është ideologji neo-otomane”

  1. Kim été says:

    Do dëbojm dhe mbyllim ambasadën Turke në Tiranë.

  2. Hoxh Armandi says:

    Hajde o mongol gati na ke po ju presim BUJRUM

  3. Labi says:

    Ambadades Turke i rru trapin,po je trim shko ushtar luftoje Turkun,Shqiptaret nuk gabojne me tu dalin per zot si ne 1823,sa per Makronin e te tjereve Turku i njeh mire,Franca u turperua nje here ne Libi me Gadafin e mire qe hyri Amerika,Rusi ne latakia te Sirise i ka avionet shkoni provojeni minorikar sa ju vlen lekura,kshu keni rast te provoni vellazerine ortodokde.

    1. Krio says:

      qetsohu vlla. lab je, jo turk.
      se kemi zakon si shqiptar pabesin

  4. Debatiksi says:

    He pra ca prisni shkoni ne p te semave te dyja plat si arrnautet dhe jorgot as nje her nuk I kan dashur te mirena ktij vendi kto pocaqi me shpeit me mir te shikoim film pa lek ????

  5. Tetovari says:

    Mbyll gojen he pis, mbylli ambasadatgreko serbe ruse ejo te Turqis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje