Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga transformimi i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugorë (DRSHTRR) në Laç,
Nga një godinë që përmbytej gjithmonë, ajo po kthehet në një ndërtesë me standarde europiane.
“Për shkak të shirave dhe motit të keq DRSHTRR është përmbytur herë pas here duke rrezikuar godinën, kushtet e punës, sallat e shërbimit dhe arkivat. DRSHTR, investim i ri!
Rehabilitim i të gjithë territorit, përfshirë edhe rrugën hyrëse. Zgjidhje përfundimtare e problemit të përmbytjes duke krijuar rrjetin inxhenerik, drenazhim dhe sigurim të rrethimit.
Ndërtim i ri me strandarte dhe cilësi të lartë, sisteme sigurie, ndriçim oborri. Arkiv e re për ruajtjen optimale të dokumenteve. Sallë e re e regjistrimit dhe e drejtuesve të mjeteve.
Sallë e re e testimit me të gjithë elementët e monitorimit të testimit teorik. Kapanoni i Kontrollit Fizik e Konstruktiv. Mobilim dhe pajisje të reja.
Rrjete te reja elektrike, informatike dhe inxhinierike. Sistem kondicionimi dhe ventilimi.
Ribrandim dhe unifikim i veshjes strukturore të fasadës në përputhje me imazhin e ri. Me punë dhe vullnet”, shkruan Rama.
Por te bajne me pagu nen dore edhe po pate makine te vitit 2020. Ndryshe nuk kalon revizionin. Duhen ma shume pika jo vetem ajo per gjithe qarkun e lezhes. Me hap pika me shume edhe per konkurence dhe njerzit mos te presin me dite ne radhe. Ktu ku jetoj une ne itali ne nje popullsi prej afro 20 mije ba ore ka mbi 10 pika kontrolli teknik.
Prit he burre sa te mbaroje.
Z.Rama.Mire trasformimi qe eshte bere se per kete as na intereson por perse nuk thua cili oligarg i beri punimet sa fitoi ai dhe sa fitove ti.Kete duam ne se per te bere keto punime ne mos sot do behen mot,i ben qeveria qe do te vij mbas teje