Ende s’iu del inati me Donald Lu-në: Pas Shqipërisë, tani po djeg Kirgistanin. Reagon Meta: Përshëndes popullin kirgiz për guximin e treguar

7 Tetor 2020, 10:55Politika TEMA

Kirgistani, një vend që nuk ka ndonjë domethënie të veçantë për shqiptarët, është përfshirë nga protesta të ashpra.

Opozita ka marrë me dhunë disa institucione dhe ka tentuar t’i vërë flakën Presidencës.

Shkak për këtë u bënë zgjedhjet, të cilat sipas opozitës kanë qenë të manipuluara.

Për shkak të protestive të dhunshme, deri të martën vonë, ka pasur të paktën një viktimë dhe mbi 686 të plagosur.

Tani dikush do pyesë kujt po i intereson se çfarë ndodh në Kirgistan?

Ndoshta shumicës prej jush jo, por familja Berisha është shumë e përqendruar mbi zhvillimet e fundit në Kirgistan.

Kjo, duke qenë se aty, ambassador i SHBA-së, është Donald Lu.

“Zyrtarët e komisionit të zgjedhjeve i kanë anuluar votimet e së dielës dhe kanë deklaruar se do të përsëriten.

Por Ambasada amerikane në këtë vend, që drejtohet nga ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, i vlerësoi zgjedhjet e anuluara”, shkruan portali i familjes Berisha, duke aluduar kështu, se ai është pro manipulimit të zgjedhjeve.

Aq shumë iu është bërë makth emri i Donald Lu, për shkak se i detyroi të firmosnin miratimin e reformës në drejtësi, sa e ndjekin deri në Kirgistanin e largët, se çfarë bën.

Protestat në Kirgistan, i ka përshëndetur dhe vetë Ilir Meta.

“Pas protestave popullore në Kirgistan, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mori vendimin për anulimin e zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara së fundi në Kirgistan dhe vendosi përsëritjen e tyre në një kohë të afërt.

Me këtë rast, dëshiroj të përshëndes popullin kirgiz për guximin e treguar në denoncimin e parregullsive masive, veçanërisht atë të blerjes së votave nga forca pranë pushtetit, si dhe në përballjen me cenimin e rëndë që ju bënë lirive e të drejtave themelore të tij, duke i mohuar të drejtën për zgjedhje të lira e demokratike.

Qytetarët e Kirgistanit, si qytetarët e të gjitha vendeve të hapësirës së OSBE-së, meritojnë zgjedhje të lira e demokratike”, shkruan Meta

(TemA)

9 komente në “Ende s’iu del inati me Donald Lu-në: Pas Shqipërisë, tani po djeg Kirgistanin. Reagon Meta: Përshëndes popullin kirgiz për guximin e treguar”

  1. Syni.sirrush says:

    Mire hajt se Donald Lu nuk e pelqenin. Po per kta te njejtat gjera thonin edhe per Withers dhe Arvizun. Amerika e ka pare qe jan hilacake te mëdhej. Pse nuk hapi syte Arvizu nga vjedhja per bashkine e Tiranes? Luli per Ameriken nuk esht i besushem pas ardhjes
    si kryebashkiak me vota te vjedhura. Kshu Pd te shohe per nje kryetar tjeter se Lul flaka dhe hajdut votash dhe fondesh per dajen esht nje person i pabesushëm.

    1. Kalec Dega says:

      Aha, provun dhe Kyrguzet Cekun e Bardhe ose peshkun e Lu Lu!

  2. Dibrani says:

    Prandaj jua ve kryqin ktyre Amerika

  3. E verteta says:

    Shqiperia mund te hyje ne rruge te mbare kur ne shqiptaret te kemi si busull TE VERTETEN dhe VETEM TE VERTETEN. Pastaj te merremi me arsyet perse zagaret si Berisha kane interes ne nj rast te veçante per kete te vertete. Ne rastin konkret Donald Lu i ka deklaruar te rregullta zgjedhjet apo kjo eshte rrene e portalit pro Berishes. Te na ndimoje TEMA se pari ne kete pike pastaj te komentojme.

  4. Eduart says:

    Jo , Ilir Meta qe e do popullin ne gjak per karrigen e florijte e tua. Shqiperia u be njehere si Kirgistani ne 1997 e nuk do te gjesh me budallej as ti e as Berisha. Ne te vjen era Kirgistan , ky eshte bumerangu qe do tu varrose njehere e pergjithmone. Provoje.

  5. pjeter says:

    Keta nuk kane asnje shanc te perseritin ngjarjet e kirxhiike,.E para :Qe nuk ka asnje lidhje me shqiptaret dhe Shqiperine.E dyta: Opozita e tyre nuk ka asnje te perbashket me keta mamluket tane.E treta: Qe te besh ato mesymje, te duhet populli pas,jo 100 alabake te mbledhur anembane Shqiperise dhe i con para kryeministrise.Te pellasesh si gomari me shprese qe dikush mund te te vije pas,tregon deshperimin e mjeruar te Likes dhe Saliut.

  6. Lloji says:

    Asnji ambasador Amerikan nuk kane dashur Berishet, ata komuniste “kuleten” e kane pas ne Amerik e zemren ne Rrusi…

  7. Shenjestra says:

    Te mos behet merak Berisha me Meten me te meta, se ne shqiperi nuk do ndodh qe te anallohen zgjedhjet, pasi ato do te çertifikohen nga bota dhe do te vulosen nga populli shqipetar ne favor te Edi Rames dhe ps-te.Eshte e qart me keto shkrim e thenje te Metes dhe Berishes, se votat do t’i fitoi Rama dhe keta myteber do ngren popullin ne protesta si ne Kirgistan.Prandaj e bejn ke shkrim.Por e kane gabim se keta nuk i pyet njeri dhe do shkojn ne burgun e Reçit.Rama kryeminister.Berisha me Meten do lozin domino.

    1. Niko Shpiragu says:

      Shenjestra: ti arsyeton drejt se ashtu sic thua ti duhet te jete, por mos harro se me Ramen mund te behet cdo gje: mund te djegesh vendin, te vrasesh njerez dhe s’te futet asnje gjemb ne kembe. Dhe s’eshte cudi qe ketu do te behet ai skenar, bile me i ashper. Populli ketu eshte i paralizuar, vetem polic pa arme dhe kriminelet e Saliut dhe Likes bejne cfare te duan dhe prap dalin te pafajshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje