Erdogan, akuza Francës: Macron kërkon të lajë hesapet me Islamin

21 Tetor 2020, 08:39Bota TEMA

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, tha se retorika antiislame dhe antimyslimane sot është mjeti më i përdorshëm i politikanëve perëndimorë për të mbuluar dështimet e tyre, raporton Anadolu Agency.

Erdogan i ka dërguar një video-mesazh mbledhjes së Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) të organizuar nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet).

Ai tha se myslimanët janë duke u përballur me shumë probleme të komplikuara nga terrori deri te uria, nga injoranca në padrejtësi, nga konfliktet e brendshme deri në përçarje.

“Nga Jemeni në Siri, nga Afganistani në Libi, në shumë rajone të territorit tonë gjeografik me të cilin kemi lidhje shpirtërore, fatkeqësisht mbizotëron gjaku, loti dhe paqëndrueshmëria”, tha ai.

Sipas Erdogan, në botë çdo ditë mesatarisht “1.000 vëllezër myslimanë janë viktima të terrorit ose dhunës”.

“Në veçanti racizmi, ndarja në baza nacionaliste, sektarianizmi dhe fitneja e terrorizmit janë bërë probleme që po e rrënojnë përbrenda botën islame”, u shpreh Erdogan.

“Ashtu siç kemi thënë edhe më parë, ne nuk kemi fe sunizëm apo shiizëm, feja jonë është Islami”, shtoi ai.

Presidenti turk ndër të tjera theksoi se nëse njerëzit nuk mund ta shuajnë etjen e tyre në fushën e fesë nga burime autentike, ata do të bien pre e organizatave terroriste si DEASH, FETO, El Shabab, Boko Haram dhe strukturave të tjera heretike.

“Retorika antiislame dhe antimyslimane sot është mjeti më i përdorshëm i politikanëve perëndimorë për të mbuluar dështimet e tyre. Konceptet si ‘Islami francez’, ‘Islami evropian’, ‘Islami austriak’ janë shembujt më të fundit të kësaj.

Qëllimi i iniciativave të udhëhequra nga Macron është të lajnë hesapet me Islamin dhe myslimanët. Përkundër luftës me terrorin nën petkun e ‘luftës me ekstremizmin’; synohet profil i qytetarit mysliman pasiv, frikacak, i thjeshtë, që nuk ngre zërin kundër mizorit, nuk reagon ndaj mizorisë”, theksoi presidenti i Turqisë, Erdogan.

3 komente në “Erdogan, akuza Francës: Macron kërkon të lajë hesapet me Islamin”

  1. vang says:

    Cdo shtet do te ruaj traditat e tij dhe prania e myslimaneve ne shtetet perendimore eshte bere bute pa detyrime . Myslimanet jane lejuar ta ushtrojne fene e tyre.Por si do lejojne qe myslimanet per nje ekspansion fetar dhe problemeve te tyre ekonimike terrorrizojne vendet pritse deri ne vrasje te mesuesve?Myslimanet problemet i kane brenda tyre nga interesat politike e ekonomike duke i mveshur me levizje fetare.Nuk u a ka fajin Europa per prapambetjen vecanerisht te gruas.Le ti zgjidhin problemet e tyre dhe jo te braktisin shtepite,te shkojne ne Europe dhe ta bejne rremuje apo si vendin e tyre.Ketu tek tema lexuam per nje mysliman te cilin feja nuk e lejonte ti jepte doren nje gruaje dhe shteti ku banonte nuk ja dha nenshtetesine.Duhet nje shtet europian te ndryshoje moralin dhe normat shoqerore te tij se nuk u pelqejne myslimaneve? Jo zotri.Shko nga ke ardhur po deshe dhe jeto me normat e moralit tend.

  2. Republic islamic of Kosovo says:

    islamizmi duhet shfarosur e zhdukur nga faqja e dheut kjo fare e keqe po qelb Boten !!

  3. AC/DC says:

    Te zbulohej dhe nje vaksine per islamizmin do ishte shpikja me e madhe. Do ja kalonte dhe rrotes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje