Shqiptarët "pushtojnë" North Dakota-n

3 Nëntor 2020, 17:53Politika TEMA
Shqiptarët "pushtojnë" North Dakota-n

Armend Nebiu

Nga Ruben Avxhiu

Shqiptarët janë vendosur në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mirëpo, sa prej jush e dinë se një komunitet në rritje po dallohet në Dakotën e Veriut (North Dakota)?

Më tregoi për ta gjatë një bisede Armend Nebiu, një bashkëpatrioti ynë nga Lugina e Preshevës, i cili që prej 20 vitesh i stolis veturat e tij të mëdha SUV me flamurin e shkabës dykrenare.

Puna e ka çuar gati në të gjitha shtetet e Amerikës, madje edhe në Kanada.

“Kudo që shkoj shqiponja shqiptare fluturon me mua”, thotë ai.

Armendi, i cili jeton me familjen në North Dakota e lavdëron shumë këtë shtet verior në kufi me Kandanë. Po rrit tre fëmijët e tij aty, ka miq të shumtë e mundësi pune.

“Po ike nga një vend pune në mëngjez, mbasdite ke gjetur një tjetër”, thotë duke lavdëruar klimën ekonomike në këtë shtet relativisht të ftohtë.

North Dakota nuk ishte në mendjen e tij kur Armendi mbërriti në SHBA më shumë se 20 vjet më parë. I lindur në Miratoc të Luginës, ai u diplomua në Universitetin e Prishtinës, për Mësuesi. Por, vuajtjet e vështirësitë e jetës, e bënë të pashmangshëm emigrimin. Lugina vijon të zbrazet me një spastrim entik të përshkallëzuar.

Në SHBA u vendos në Philadelphia, pastaj në New York, e pastaj si shumë shqiptarë duke ndjekur miqtë e të njohurit, u vendos në North Dakota e aty bëri vatrën e tij.

Ai ka provuar madje edhe Ohio dhe Florida-n por këmbëngul se nuk ka si North Dakota. Banon në Fargo, ku ka shumë shqiptarë, po jo aq sa në Bismarck, kryeqyteti i North Dakota-s ku Armendi thotë se ka mesiguri më shumë se një mijë shqiptarë.

Ka edhe shqiptarë që nuk dinë shqip. “Shqiptar je, e pyeta njërin. No, I’m Albanian, më tha”. thotë Armendi duke qeshur. Mirëpo shumica e shqiptarëve janë të lidhur me njëri-tjetrin ndihmojnë e festojnë bashkë. Vuajtjet kanë mbetur pas. Ai beson se fëmijët e tij do të kenë një të ardhme më të mirë.

Për gazetën “Illyria” thotë se e lexojnë jo vetëm në SHBA po edhe në Zvicër, Gjermani, e Preshevë,

Ndonëse një numër shqiptarësh në North Dakota janë nga Lugina, Armendi thotë se shumica e komunitetit janë nga Kosova. Ka edhe nga troje të tjera.

Për shkak të punës, ka udhëtuar shumë nëpër SHBA dhe kudo që shkon takon shqiptarë. Jemi kudo në Amerikë, thotë, mirëpo flamurin në makinë, askush nuk e ka më të madh se unë. Dhe qesh.

North Dakota është nga vendet më të ftohta në SHBA, por edhe aty rreh me ngrohtësi zemrat krenare shqiptare.

18 komente në “Shqiptarët “pushtojnë” North Dakota-n”

  1. Plaku Pa Mjeker says:

    Po i rrit edhe ky femijet si ai i Vjenes….

    1. !!! says:

      ore plak qose nuk te vjen turp or burre- femije ? Si or burre etiketoni per ker keq cdo njeri pervec vetes tuaj ….

      1. Plaku Pa Mjeker says:

        Lerini pateriotizmat me foto e flamure
        por behuni njerez me kulture…..

        1. Janulles me hu bithes says:

          Lereni lepirjen e bythes janulles , por shkoni e punoni , dembela
          Ngeli kultura te voriopiluraket jargace

      2. Prostituta Kombetare Sali says:

        Ene vete kam nje flamur te madh ne makine
        Nigjoj perdite Sinan Hoxhen e Bleonen!
        Idhulli jem daktorr Sali Berisha ene hoxhe Shefqeti!

  2. Lani says:

    Po kur tjetri s’di shqip su mund te quhet shqiptar?
    As Trump nuk thote se eshte gjerman megjithese babai i tij ishte i tille. Ne keto raste mund te thuash se eshte amerikan me renje shqiptare.

  3. ***** says:

    Per te sqaruar keqkuptimet. Amerika e Veriut eshte pushtuar duke filluar qe ne 1400 kur kolonizatoret shfarosen 99.9 % te popullsise native.
    Keto pushtimet e koheve te sotme nga Shqiptaret apo cdo emigranti tjeter jane si keshillat me motive filozofie politike bere prej Bleona Qerretit..

  4. arian says:

    Mendoj se eshte e vertet kjo lloj shfaqje e patriotizmit. Por, keta “trima” qe, aq sa e duan shqiponjen kur jetojne jashte shtetit te tyre, po aq e shajne dhe percmojne kur jane ne vendin e vet. SI? shume thjesht: nuk respektojne rregullat e qarkullimit, nuk duan drejtesi por rremujen dhe, jane teresisht intolarant. Kam pershtypjes se “ne vendin e tyre ata duan te jene te lire ne kuptimin natyror te fjales, dhe atje tej ulin koken dhe zbatojne rregullat. NJe shembull (jo per te gjithe, sigurisht): kur qytetari shqiptar eshte prane zyrave te sherbimit grek shfaqet i rregullt, mban radhen, nuk flet fare, pale te kundershtoje zyrtarin. Ndersa kur eshte ne “token shqiptare, Ambasade, ia e njen veten te lire, te bej cte doje, te drejten e kerkon duke bertitur etj, erj. Ku eshte patriotizmi ketu? Jemi te pakten me dy futyra. Patriot nuk eshte ai ke ngre e bertet me flamur, as ky qe shetit me shqiponjen, por ai qe aty ku eshte punon e jeton si qytetar dhe, kur vjen ne vendin e vet, manifeston po kete sjellje dhe respekt.

    1. Plaku Pa Mjeker says:

      Ja the po kujt ja the……

  5. Tani says:

    Nga I gjejne keto lajme keto palo gazetar qe vetem gazetar nuk i thone shikoje vetem nga titulli
    Shqiptaret pushtojne Ameriken po ca Amerike pushto Shqipja Amerika 300milion pushto Shqipja me ca kokrra
    qe ka bo naj lek dhe hapen bythesh me ca makina Shevrolet marke vari teneqet me shume bojne targat private se makina
    Pune katunaresh

  6. Ledio says:

    Do ju them nje fjal zemre: Keto jane patriotizma falco. Patriotizma Facebooku Lereni keto edhe ndihmoni ke keni kendej bga Shqiperia ne keto dite te veshtrira se keshtu per pordhe kemi plot ne shqipot. Sic i thone andej nga anet tona: pordha e madhe gric breket e veta.

  7. Dori says:

    Arian, ashtu eshte vertet. Te jemi Qytetare, se na mungon.

  8. Guri i Kamjes says:

    Ky trapllik i te treguarit te flamurit duhet te ndaloje. Cfar do ti themi ne botes me flamurin tone qe etregojme vend e pa vend? Jam shqiptar po ju lutem mos me coni ne Shqiperi se atje jeta eshte ferr? Sa te dua o Shqypni, po aty sdua te vij? Behunmi modeste dhe krenare qe jetoni ne boten e zhvilluar dhe jo ne mizerjen e Shqynise!

  9. Eni says:

    Po per cfare ve flamurin shqiptar ne Amerike, qe te dallohesh se je kafshe e eger dhe njerezit te te largohen me vrap? Kthehu ne Kosove meqe je kaq patriot e te ka marre malli. Flamuri i vetem qe ngrihet ne Amerike eshte ai amerikan dhe mos harro qe kur te jepet shtetesia amerikane, te kerkohet te betohesh e te zotohesh per besnikeri ndaj Amerikes me dore ne zemer. Po shqiptari eshte i pabese si ne vend te vet ashtu dhe ate te huaj. Shqiptari eshte bukeshkale dhe injorant!

  10. Avni Rustemi says:

    Mos leviz nga huri ne hu-rri ne nje vend te zesh rrenje.

    Te fala

    Avniu

  11. aleko says:

    E ta ngrejne edhe ne qiell flamurin , tash e di gjithe bota: “. Shqipetret nuk e duan vendin e vet”Prandaj po bredhin neper bote sidikur hebrenjtePo hebrenjte me ne fund u mblodhen dhe formuan nje shtet serjoz . shqipetret po shperndahen ne cdo cep te botes dhe edhe pse flamurin e mbajne me vete as qe u shkon ne mendje te jetojne ne vendin e tyre , perkundrazi bejne cfare nuk bejne si e si te largohen nga vendi.Kejo ben qe edhe lugina nga eshte ky zotnia te vet pastrohet nga shqipetret etnik duke u zevendsuar nga serbet qe dashurojne tokat tona , kurse ne mbajme si kujtim vec nje flamure..Cfare tregon kejo?..zdo mend shume , se jane kontravers, pafytyresi, hipokrit, pa indetitet dhe moral kombetare…

  12. ttt says:

    Bota per ne s’ka nevoje……por as ne s’kemi nevoje per te…
    sepse vecse na njollos …e nuk na jep asgje…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje