Mjeku: Pse nuk duhen përdorur antibiotikë në fazën e parë të infektimit me COVID dhe skenari që rikthen karantinën

14 Nëntor 2020, 19:22Sociale TEMA

Profesori i mjekësisë, Arben Gjata, ka bërë apel që të mos përdoren antibiotikë në fazën e parët të infektimit me COVID, pasi nuk bëjnë efekt.

Gjata tha në News24 se marrja e vitaminave të tilla si C, D, E dhe zinku rrisin imunitetin e trupit.

“Mund të përdorim antibiotik kot. Antibiotikët nuk bëjnë efekt. Antibiotikët nuk nisin që në ditën e parë, por varet edhe nga situata e pacientit. Fatkeqësisht nuk ka formulë magjike, por është e nevojshme që të flitet me mjekun e familjes. 

Vitamina D, C, E, zinku mund t’i marrësh në fillim të sëmundjes, sepse të ndihmon për rritje të imunitetin e organizmit. Duhet të merren gjatë gjithë periudhës që jemi. Ne kemi trajtuar shumë mirë mjekët e familjes”, tha Gjata

Gjata tha se as 10 përqind e popullsisë shqiptare nuk e ka kaluar koronavirusin. Sipas tij, problemi më i madh, që do të detyrojë vendin të futet sërish në karantinë, është rënia në kolaps e sistemit shëndetësor.

“Në Shqipëri nuk jemi as te 10% i popullatës, duke marrë përmasat e përhapjes së virusit. Problemi është që ne ta shtyjmë në kohë dhe të presim sa më pak raste. 

Problemi kryesor për mua është që të mos bjerë në kolaps sistemi shëndetësor, nëse sistemi paraqet zilen e kuqe të rënies në kolaps, do të detyrohemi për t’u futur sërish në karantinë”, theksoi mjeku.

3 komente në “Mjeku: Pse nuk duhen përdorur antibiotikë në fazën e parë të infektimit me COVID dhe skenari që rikthen karantinën”

  1. Laberia ime says:

    Dmth, ta shtyjme ne kohe izolimin…

  2. Albagame says:

    Po cfare 10%. Këtu ska me pak se 25-30% të infektuar. Janë kapur vetëm pjesa më Shenja pra maks 10-15% e totalit të infektuarve. 30000 është e kapura në testime. Shumezoi me 3-4 se janë familje. Dhe familjarët nuk ka kuptim të testohen. Këta vënë 120000 që kemi informacion. Po kjo është vetëm 15-20% e totalit. Pra 300-400000 të infektuar janë. Sepse 80% janë pa shenja. Me një fjalë. Mund të vënë deri në 500000 njerëz. Në përqindje popullsie janë pra me shume. Ska kuptim mbyllja. Kur arrihet 1.5 miljon ska me përhapje. Në kushtet tona për nj emuaj

  3. Lili says:

    Ne format pulmonare,Edhe ato me shume zjarrmi familja e makrolide ndihmon per vetit anti inflamatoire qe kane .
    Azithromycin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje