Zv.drejtoresha e QSUT në pavionin e Covid-3: Alarmi që janë pakësuar kapacitetet spitalore është fals

22 Nëntor 2020, 13:07Sociale TEMA
Zv.drejtoresha e QSUT në pavionin e Covid-3: Alarmi që janë

Zv drejtoresha e QSUT, Arjana Strakosha u shpreh në një deklaratë për shtyp nga spitali COVID 3 se ka ende kapacitete spitalore në dispozicion të pacientëve të sëmurë.

Ajo theksoi se alarmi se janë pakësuar kapacitetet nuk është i vërtetë dhe nënvizoi se është gati spitali COVID 4 pasi të mbushen kapacitetet e COVID 1, 2 dhe 3.

Jemi në spitalin COVID 3 në pavionin e tretë, sepse ky spital është konceptuar në 3 pavione të mëdha. Sikurse shihni kemi kapacitete shtretërish të lirë për ti shërbyer qytetarëve. Në gjendje të gatshme për të mirëpritur të gjitha llojet e etapës së sëmundjes me investimet përkatëse.

Alarmi që janë paksuar kapacitetet spitalore për momentin apo deri në skenarët aktualë nuk është i vërtetë, siç e shikoni edhe vetë janë gati shtretërit në dispozicion të të sëmurëve. Sikuse të gjithë e dimë në skenarët e parashikuar është në gjendje për të pritur të sëmurë edhe COVID 4, spitali tjetër pasi të mbushen kapacitetet e COVID 1, COVID 2 dhe COVID 3.”, tha dr. Strakosha.

Ajo bëri gjithashtu thirrje që të zbatohen sa më me rigorozitet masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje