Macron tremb të gjithë liderët europianë, nisin izolimet dhe gjurmimet e kontakteve

17 Dhjetor 2020, 14:12Bota TEMA

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez do të karintohet deri më 24 dhjetor pasi presidenti francez Emmanuel Macron rezultoi pozitiv për koronavirus , tha ministria e jashtme e Spanjës për CNN.

“Pasi dëgjoi informacionin e dhënë nga Pallati Elysee se Macron ishte pozitiv për Covid-19, kreu i qeverisë, Pedro Sanchez do të pezullojë të gjitha aktivitetet e tij të programuara për ditët e ardhshme, sipas udhëzimeve shëndetësore,” njoftoi zëdhënësja, e cila shtoi se dy liderët kanë ngrënë drekë së bashku të hënën.

Po ashtu dhe kryeministri francez Jean Castex, do të karantinohet për shtatë ditë.

Listës i shtohet edhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, i cili njoftoi se do të izolohet si një masë paraprake. Michel ishte në një drekë të hënën me Macron por “u informua nga autoritetet franceze se ai nuk konsiderohet një kontakt i ngushtë”.

Edhe kryeministri portugez Antonio Costa do karantinohet dhe po anulon të gjithë takimet e planifikuara pas takimit me Macron të mërkurën. Edhe pse deri më tani nuk ka shfaqur asnjë simptomë, Costa po pret rezultatet e testit të koronavirusit teksa vazhdon të kryejë detyrat e tij virtualisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje