FOTOT: Ndahet nga jeta në mënyrë misterioze supermodelja e famshme

24 Dhjetor 2020, 10:35Lifestyle TEMA
FOTOT: Ndahet nga jeta në mënyrë misterioze supermodelja e

Modelja e famshme angleze, Stella Tennant ka ndërruar jetë pak ditë pas ditëlindjes së saj të 50-të. Lajmin e konfirmoi vetë familja, duke e quajtur vdekjen e saj “të papritur”, e ndërsa autoritetet nga hetimet e deritanishme thonë se nuk ka “asnjë rrethanë të dyshimtë”.

Emri i Tennant ka qenë një ndër më të lakuarit në botën e pasarelave në fillimin e viteve ’90-të. Sfilatat e saj për dizajnera si Karl Lagerfeld apo Versace bën që shpejt modelja të pushtonte kopertinat e Vogue dhe Harper’s Bazaar.

Në fakt, fama e saj nisi menjëherë pasi u fotografua për British Vogue në moshën 22-vjeçare dhe nisi të punonte me marka të famshme të modës së lartë si Alexander McQueen, Jean Paul Gaultier, Burberry dhe Calvin Klein.

Ndër shumë të tjerë që shprehën ngushëllimet dhe dhimbjen për vdekjen e saj, Versace, përmes një postimi në Twitter shkroi se Stella Tennant ishte muza e Gianni Versace-s për shumë vite dhe mikeshë e familjes.

Modelja dallohej për tiparet androgjene që e bënin edhe më të veçantë si dhe për prejardhjen e saj aristokrate, duke qenë se ishte mbesa e Dukës së 11 të Devonshire, Andrew Cavendish.

Vdekja i saj vjen vetëm pak kohë pas divorcit nga bashkëshorti.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje