Dr. James Hamblin, i cili tha se nuk kishte larë për pesë vjet, trazoi publikun vitin e kaluar.
Mjeku i ri dhe premtues qëndron fort pas pikëpamjeve të tij, sepse, siç thotë ai, mospërdorimi i produkteve agresive të banjës ka ndryshuar erën dhe cilësinë e lëkurës së tij.
“Kur u them njerëzve që nuk kam përdorur sapun ose nuk kam bërë dush për pesë vjet, natyrshëm që tmerrohen. Sigurisht, e gjitha ka ndodhur në mes të një pandemie, kështu që kritikat me të cilat jam përballur janë edhe më të rënda. Por edhe para pandemisë, gjatë dhe tani, unë i laj duart rregullisht. Në fund të fundit, unë jam një mjek në një shkollë të shëndetit public dhe do ishte e çmendur të mos laja duart”, thotë 37-vjeçari.
Mikrobet janë thelbësore në ruajtjen e shëndetit të njeriut dhe shumë prej tyre na mbrojnë nga sëmundjet autoimune. Kjo është arsyeja pse gjithnjë e më shumë mjekë po ngrenë zërin e tyre dhe paralajmërojnë se njerëzimi sot po lahet tepër shpesh dhe në detaje me produkte agresive.
Sidoqoftë, qasja e tij ndaj dushit dhe larjes, siç thotë ai, është minimaliste.
“E gjitha ndodhi gradualisht. Pasi u zhvendosa nga Kalifornia në Brooklyn, ku po përpiqesha të filloja një karrierë si shkrimtar, më duhej të kurseja kohë, para dhe hapësirë. Në të njëjtën kohë, u zhyta në shkencën e mikrobiomave dhe u interesova dhe për këtë,” thotë Hamblin.
“Dhe me ne që bëhemi më aromatik, ka gjithnjë e më shumë raste të puçrrave, ekzemave, psoriazave dhe sëmundjeve të ngjashme autoimune. Dhe më e keqja nga të gjitha, ne përqendrohemi vetëm në heqjen e erërave, ndërsa hulumtimet tregojnë se edhe pse lajmë duart më shumë se kurrë, ne ende ne nuk lahemi siç duhet dhe kjo është gjëja më e rëndësishme “, thotë Hemblin.
Ai thotë se u përpoq të eksperimentonte me zvogëlimin e sapunit dhe detergjentit që përdor.
“Ndërsa i përdora gjithnjë e më pak, më duheshin më pak. Lëkura ime u bë më pak e yndyrshme, ekzema filloi të tërhiqej. Eshtë e vërtetë, nuk kam erë si livando, por gjithashtu shpëtova nga aroma e qepës që kisha. Fillimisht nën sqetulla, kur thjesht ndalova përdorimin e deodorantit. Tani kam erë si një qenie njerëzore. Njerëzit e sotëm mendojnë se kushdo që nuk përçon aroma parfumi nuk është i pastër. Kjo thjesht nuk është e vërtetë,” tha Hamblin.
Imagjinoni se cfare ere do te binte sikur nje sunitoshqipfoles te mos lante sumen tre here ne dite!?
Do te ngordhnin edhe mizat……
Teorikisht jam me kete doktor sepse sapunet ndryshojne pH normal te lekures , ndersa aromat jane kimikate artificiale , te cilat me ane te perthithjes nga nenlekura , apo thithjes nga frymemarja , ato sigurisht qe depozitohen ne brendesi te organizmit tone , dhe rrjedhimisht qe na demtojne gradualisht shendetin tone dhe jetegjatesine tone .
Qenka njesoj si doktor Flamur Noka
burri qe eshte burre
s e çan koken kurre
per zhulin mbi lekure
dhe kur vjen era shurre
E sakte ; xx. poooo
Ne France ka pasur nje mbret Luigji i 14 i cili e kishte frike ujin bemat e tija jane te medha aventurier nga edukata e dhene nga e ema nje person i cili e adhuronte luksin artin dhe i njohur si nje diktator ne fund te jetes se tij ai u semur nga nje semundje e pasherueshme e cila i infektoi gjithe trupin dhe shkaku ishte arsyeja se ai nuk lahesh kurre. Eshte e vertete qe larja e shpeshte demton por njeriu nga natyra eshte jo i pastert pastaj ne kohen qe jetojme te mbingarkuar nga qielli me kimikate toka mbi popullimi pastertia larja e duarve me sapun kundra bakterieve dhe larja e trupit nje here kurre eshte e nevojshme ne disa raste pa sapun eshte e shendetshme sepse dushi eshte edhe masazh i trupit dhe stimulon qarkullimin e gjakut. Ky mjek eshte i semure psikikisht dhe si cdo anglez ka psikozen e megallomanise i duket vetvetja i mencur dhe i sakte nga ankthet qe e zoterojne mendjen e tij e cila ka falimentuar.