“Greqia është atdheu im”, Eleni Foureira rrëfehet sërish për vitet e vështira në Shqipëri: Nëna qëllonte me armë, të gjithë ishin të shkatërruar

15 Shkurt 2021, 13:06Lifestyle TEMA

Këngëtarja e njohur, Eleni Foureira ka folur për vitet e vështira të fëmijërisë në Shqipëri dhe emigrimin në Greqi në moshën 8 vjecare.

Ajo dha një intervistë për emisionin “Enopios Enopio” para disa ditësh, ku foli për racizmin që përjetoi kur erdhi në Greqi nga Shqipëria. Ndër të tjera përmendi marrëdhënien e saj me futbollistin ndërkombëtar Alberto Botia duke zbuluar se do të donte që të bëhej nënë e dy fëmijëve në të ardhmen, por mbetet e paqartë nëse është në planet e afërta të këngëtares.

“Unë erdha në Greqi për shkak të luftës. Kam ardhur në Greqi kur isha 8-9 vjeç. Mbaj mend vitet e bukura të fëmijërisë. Kam fshirë në momente të këqija në fëmijërinë time, të tilla si lufta civile. Më kujtohet kur isha shtrirë për të fjetur me mamanë time në shtëpi kur filloi të binte sirena. U zgjuam të frikësuar, por mami na siguroi që nuk po ndodhte asgjë. Për dy muajt e ardhshëm, ne fjetëm në dysheme.

Babai im ishte tashmë në Greqi për të mbledhur para. Ai mblodhi para dhe na dërgoi një taksi për të na sjellë në Greqi. Të gjithë në Shqipëri ishin të shkatërruar. Dita kur erdha në Greqi ishte dita që nuk e kam harruar kurrë. Nëna ime ishte vetëm me 4 fëmijë të mitur. Mami im kishte një armë gjahu dhe ajo dilte dhe qëllonte në ajër në mënyrë që ata të dëgjonin se ajo kishte një armë që të mos rrezikoheshim. Ajo ishte një heroinë. Mbaj mend nënën që thoshte se po luanim. Nuk na trembi. Mami më tha se do të shkonim në një vend magjik. Greqia. Gjyshi im gjithashtu ka rrënjë greke. Unë nuk doja të largohesha. Ishte shumë e vështirë për mua. Ditën kur dola nga shtëpia ime vazhdoja të qaja në ballkon.

Greqia është e gjithë jeta ime. Pas një udhëtimi të gjatë fillova të shoh “dritë”. Mbaj mend që buka kishte një shije tjetër! Isha shumë e lumtur. Në shkollë ishim dy fëmijë të huaj nga Shqipëria. Shqiptarët nuk u pranuan nga shoqëria në atë kohë. Jam krenare që kam lindur në Shqipëri, por Greqia është atdheu im, unë e dua atë. Është vendi që dua”, tha Eleni Foureira.

Eleni Foureira shpjegoi pse e fshehu origjinën e saj për disa vite: “Kur je një fëmijë që nuk pranohet nga shoqëria për shkak të origjinës së tij, ndihesh i dobët dhe ke frikë se nuk do të të jepet mundësia. Kur kuptova që njerëzit e duan Elenin, ndjeva fuqinë për ta thënë atë. Emri im i vërtetë është Entela Foureira. Arrita në pikën ku kisha frikë të thoja nga isha për t’u pranuar. Jo të gjithë më duan, por unë jam mirë me këtë”.

21 komente në ““Greqia është atdheu im”, Eleni Foureira rrëfehet sërish për vitet e vështira në Shqipëri: Nëna qëllonte me armë, të gjithë ishin të shkatërruar”

  1. Taulant says:

    Ja edhe nje provinciale tjeter…. sa shume genjen.
    Per pak ‘like’ shan atdheun .
    FALEMINDERIT KOSOVES QE NA NDERON ME VAJZAT E SAJ SI BEBE REXHA,RITA ORA,DUA LIPA ETJ.
    KURRE NUK E MOHOJN VENDLINDJEN.

    1. Tony uk says:

      Ah moj Eleni duket qe qenke pa tru fare!!
      Edhe Rita,Dua Lipa,Bebe Rexha jane me nenshtetesi tjeter por kurre nuk thone nje llaf te keq per vendlindjen.Perkundrazi jane krenare qe jane Shqiptare.

      1. kulla bjeshkeve says:

        Me pelqene sinqeritetii saj,,,,Jane qindra mijra shqiptar neper bote qe duan me shume vendet ku jetojne se Shqiperine qe i rriti,por kjo nuk do thote qe ata i duan te keqen ,,Te gjithe komunitetet shqiptare ne bote gezohen dhe krenohen me arritjet qe bene ky vend dhe asnjehere nuk harrojne se nga kane ardhur.Por ka nje faktor shume te rendesishem qe dele edhe mbi atdhedashurine dhe kjo eshte ekonomia dhe mireqenia personale,prandaj nuk thote kot greku : patrilla mu,xhepi mu.

    2. ana says:

      Mbasi lexova komentin tend cinik dhe te lig, e rilexova edhe njehere shkrimin dhe vajza kerkund nuk e shan Shqiperine. Ah po lavderon Greqine se aty ju mundesua kariera e sotme si kengetare dhe aty u pakesuan dhimjet dhe fukaralleku i familjes se saj. Turp te kesh!

      1. Tony uk says:

        Ana moj debile nuk eshte e thene ta shash me llafe,po te jesh pak me e holle nga trute,e kupton shume mire si e nxjerr Shqiperine kjo e famshmja Eleni nga keto qe thote.
        Turpin mbaje per vete THICK HEAD.

        1. ana says:

          Ajo dhe familja e saj bene shume mire qe u larguan, sepse perndryshe do ti kishte mbuluar me e pakta skamja dhe me e keqja rembimi dhe trafikimi nga bashkekombasit e tyre, njerez te nje gjaku patriotet konratabandiste e kriminele shqipetare. Atdheu nuk eshte koncept abstrakt, por konkret qe perkthehet me nderveprimin e njerezve me respektimin e lirive dhe te drejtave themelore te tyre. Eshte patriot ai/ajo qe respekton ligjet, punon per vehte dhe per nje te ardhme me te mire per brezat qe vijne etj. E kur tjetra arrin te shpetoje nga varferia dhe nga gjuetia e mishit te bardhe, te mesoje e beje kariere ne nje shtet tjeter qe ja krijoje keto mundesi, megjithse me telasha e paragjykime, ka te gjithe te drejten e zotit ta lavderoj vendin ku sot jeton.

    3. Merre shtruar says:

      Po shume mire eshte shprehur, o plako. Nuk ka share shqiperine. Lere titullin qe e ve enkas per debat redaksia e Temes. Vajza po tregon realitetin qe ka perjetuar. Po flet per dite te veshtira qe kemi perjetuar te gjithe ne ate kohe.
      Po flet se iku me lot nder sy.
      E shpall troç qe ka pasur femijeri te lumtur. Se eshte e lumtur qe ka lindut ne Shqioeri.
      Nese ajo ndihet mire ne Greqi kjo nuk ka pse te na merzise. Asnje nga ato kosovaret e tua nuk shajne angline apo ameriken. Se i konsidetpjne dhe ato vende si atdhe te dyte. Perndryshe nuk do udhetonin me pasaporte amerikane apo angleze po me dokumenta kosovare.
      Po ti mbase ke ngel i vetmi qe s e kupttuar qe Qeni leh aty ku ha.
      Po ti qeke allasoj e lehke kot fare.

    4. Office says:

      E kuptoj pozitën qe ka patur e mirëkuptoj ,kete mendim e kane te gjithë ata që kanë jetuar e punuar ne gr, jane popull raciste

  2. Docent Qinani says:

    E lexova.
    Ksaj i thon me i bo shurren n kok Shqipnis dhe me e shit si parfum grek !.
    Heee….
    Por,a e meriton me u pshurr Shqipnija ?
    Hm…
    ..te mendohem…
    Ka te tjer qe i kan rras hajdarin n goj Shqipnis ..
    Ka qe po e shkerdhejn..para e mrapa…
    Me i bo shurren..s duket edhe aq keq…

    1. Taulant says:

      ju bejn shurren njerezve si puna juaj minj mbi toke .
      Komenton mendimet e nje jevg te ciles Greqia i dukej magjike ????????

      1. Vrkrt says:

        Shko lyp buk..shko lyp…

  3. Mihal Papajorgji says:

    “Greqia” eshte atdheu i shume e shume shqiptareve autoktone, ne rradhe te pare. Kjo eshte emigrante e viteve 90 si shume e shume te tjere , qe nga Shqiperia shkuan ne tokat e zaptuara qe tashme quhet Greqi. Ka vuajtur rracizmin e neogrekeve, ashtu sic e kane vuajtur Arvanitasit, Camet e tj. Konkluzioni i kesaj interviste ? Ata qe me duan, i dua, ata qe me urrejne, me hengshin mune. Gjithashtu kjo interviste i duhet edhe Meros per klikime. Duhet te mbaje stafin me buke.

  4. Shqipetari-Athine says:

    @@Entela:Atdhe quhet Vendi ne te cilen ke LIndur…pra Fieri…
    Duket se te ka Hyre Frika ne Palce,nga Greket…nuk jeni ju te vetemit..ka shume Shqipetare qe “Betohen” per Greqine si “Atdhe”…..
    Mos valle Niseni nga Fjalia e Famshme Greke:;”Se atdheu ime eshte aty ku ha dhe pi”??????????????????ne kete raste te jape te “DRejte”..

  5. Vlora says:

    Na doli greke tani.shure qe vjen era

    1. ana says:

      Ajo dhe familja e saj shpetuan nga kthetrat tuaja o shpellare. Po te mos i kish marre i jati ne greqi ti i pari dhe ata te tjeret mbas teje me lart do ti kishit perdhunuar e trafikuar ne Itali e gjetke. Po thueni me mburje qe jeni Shqipetare ju kontrabandiste, ju qe tregtoni motrat dhe bashkekombeset tuaja, qe zaptoni pronat e te tjereve, se pune te hajrit nuk dini te beni. Dhe pastaj hiqeni patriota. Jeni ju qe e keni felliqur fare emrin e shqiptarit ne bote. Dhe e shkreta nuk ka thene as edhe nje fjale te keqe per Shqiperine dmth per ju banoret. E prape ju e pergojoni se nuk doni qe njerzia te gezohet e lumterohet. Jo,jo duhet te jete skllavi i juaj ne vendin e vet qe te quhet pastaj patriote. Laskar!

  6. .1389 says:

    Ke shume te drejte shoqja fshatare,jeni nje komunitetet grekqire ne Levan te Fieri dhe katundet per rreth!
    Shpresoj te tere te shkoni ne atdheun e juaj te dashur Greqi ose po nuk pati vend aty ne Ethiopia!

  7. ontX says:

    Shikoni me vemendje:Mangesit e vendit te saj te lindjes vihen hapur qartazi ne kete tregim,Kurse ato te Greqis anashkalohen si ”ngacmime femijesh” kur ato qartazi jan rracizem sistematik.Nuk ka te madh e te vogel atje pa u ndrruar emrin e fene”sigurusht me deshir te tyre”
    Esht vend ndoshta unik qe ushtron kete lloj trysnie mbi emigrant:Anglia,America,Kanada dhe shumica perpiqen ti promovojn vlerat dhe background tend,te me e pakta nuk e ndjen kurrsesi se duet fshehur ajo apo ndrruar.Kjo kengtarja ndoshta se ka karakterin aq nobel se emerat e kengtarve tjere te siperpermendur,po problemi kryesor ketu nuk esht kjo si individ,ky problem ne menyre sistematike shkon shum me larg se nje rast i izoluar ne kete shtet te ”bekuar” qe edhe buka that te shijoka kaq shum.

  8. Fatos says:

    Atdhe te behet vendi ku jeton dhe trajtohesh si c’duhet. Ajo vajze ka nje problem si shume emigrante te tjere: kane patur frike nga sistemi per shume vite, u eshte rrenjosur ne ndergjegje. Ne momentin kur kane marre dokumenta dhe kane arritur diku ne jeten e tyre per te mos patur me frike nga sistemi, atehere thone qe e duan ate vend. Deri ne ate pike, asnje nuk shprehet ne kete menyre. Hajt mo, provinciale si kjo ka plot, urime per suksesin dhe talentin se sa per te tjerat, varja.

  9. Si mer nuk dini njiher me thene nji fjale te mire ,
    nji shqiptareje qe nderon Shqiperine dhe eshte nji Shembull Pozitive
    per rinine shqiptare ?
    Dini vetem me vjelle kafshe shpellash ,qe na shiteni mbas Monitorit
    si gjasme qytetare.
    Shikoni bythen tuj e beni dicka me jeten tuaj ,boll llapet medieve parazite .

  10. Iliria e bashkuar says:

    Familja e saj eshte ne te vertete nje familje shqiptare e jugut te Shqiperise. Si shume te tjere, ata jane shqiptaret qe ndryshuan shume perballe vrasjes greke.

  11. Taulant says:

    Ne daljet qe ben eshte shume fallso.
    Njeriu po moj te kaluaren identitetin e tij eshte shume prane kafshes.
    Nje gje me pelqen tek greket dhe serbet qe edhe mish maceje hane por vendet e tyre nuk i mohojn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje