Nëse votohet sot në Tiranë PS fiton bindshëm, rritet PD dhe bie LSI. Në garë për 2 mandate partia e Tom Doshit

17 Mars 2021, 22:51Politika TEMA

Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, kanë sjellë në mbrëmje sondazhin e katërt për zgjedhjet politike të 25 prillit.

Sondazhi i katërt vjen në kohën kur kanë mbetur më pak se një muaj e gjysmë para zgjedhjeve dhe po transmetohet gjatë programit “Repolitix” të drejtuar nga gazetari Denis Minga.

Nëse do të votohej ditën e sotme në Tiranë, PS do të fitonte, e ndërsa LSI do të kishte një rënie krahasuar nga zgjedhjet e 2017.

Rezultati surprizë është partia e Tom Doshit në kryeqytet, ku qytetarët do i jepnin 2 mandate.

Nëse sot do të votohej në Qarkun e Tiranës, për Partinë Socialiste do të votonin 49-53%, shifër kjo e përkthyer në 18-20 mandate deputetësh.

Në këtë mënyrë PS do të ruante rezultatin e vitit 2017, duke pretenduar një rritje me 2 deputetë. Për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim do të votonin 35-39% ose 12-14 mandate.

Krahasuar me vitin 2017 Partia Demokratike ka një rritje të numrit të mandateve, pasi në vitin 2017 ka fituar 11 mandate në kryeqytet.

Rënie në kryeqytet ka pësuar Levizja Socialiste për Integrim, ku nëse do të votohej sot, LSI do të emrrte 4-8% të votave, ose përkthyer kjo në mandate 1-3 mandate.

Ndërkohë në zgjedhjet e vitit 2017 LSI ka fituar në 5 mandate.

Surprizë në këto zgjedhje në kryeqytet do të ishte Partia Social-Demokrate e Tom Doshit, e cila është në garë për 2 mandate në kryeqytet.

Nëse do të votohej dot do të merret 1-3% të votave ose përkthyer në mandate 0-2 mandate. Nismën Thurje dhe Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit nëse do të votohej sot do të fitonin 0-1 mandate.

3 komente në “Nëse votohet sot në Tiranë PS fiton bindshëm, rritet PD dhe bie LSI. Në garë për 2 mandate partia e Tom Doshit”

  1. Titi says:

    Kam bindjen se PS ne qarkun e Tiranes duhet te marri 23-24 députe.

  2. Alfred says:

    C’jane keto sondazhe,para buke e pas buke?! Nje ne mengjes e nje ne darke?! Institut “prestigjioz” italian?! Per budallenj I merrni shqiptaret?!… Sa pare paguhen keta “prestigjiozet”?!….

  3. pershendetje revolucionare - dashamiresi says:

    Gadi i besova ketij sondazhit , deri kur pashe se “parashikon” 2 mandate per Tom Doshin!
    Beni me kujdes here tjeter sondazhet ju te Bashkise Tiranes, se Tom Doshit qe ju po i numeroni 2 mandate ne Tirane i ka ardhur MANDATA nga Amerika kur NOMINALISHT e ka permendur Ambasada Amerikane se duhet mos rregjistrohet fare ne zgjedhje, ndaj…mos e kruani me Ameriken! I thoni Rames qe mos te kopjoje Saliun per gjithcka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje