FOTOT: Në djall të shkojë koronavirusi, do dalim të marrim pak rreze dielli

31 Mars 2021, 10:53Lifestyle TEMA
FOTOT: Në djall të shkojë koronavirusi, do dalim të marrim

Britania e Madhe ka qenë një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi.

Për këtë arsye, për muaj të tërë Britania ka qenë e izoluar dhe një nga vendet me masat më të rrepta kufizuese në Europë.

Por situata javët e fundit është përmirësuar, falë edhe vaksinimit masiv.

Sipas një studimi, mbi 50% e britanikëve kanë krijuar antitrupa.

Për këtë arsye, një ditë më parë, duke përfituar nga dita e ngrohtë, pasi në Britani dalja e diellit është eveniment, mijëra njerëz kanë dalë masivisht nëpër parqe dhe plazhe.

Pamjet kanë shqetësuar autoritetet, të cilat kanë kërkuar mbajtjen e distancës.

Por, nga fotot e mëposhtme duket se askush nuk do t’ia dijë.

(TemA)

8 komente në “FOTOT: Në djall të shkojë koronavirusi, do dalim të marrim pak rreze dielli”

  1. Fshatari says:

    Sa foto me te bukura ku njerezit duken si njerez, ku njerezit buzeqeshin, bejne shaka, perqafohen, marrin diell, kendojne, kercejne… liri dhe vetem liri. Edhe une bej te njejten gje ne fshat , komplet i lire dhe larg propagandes. Po kur shikon udheheqesit e botes( kulishet ne zingjir) me maska dhe faksina , sdine si tu qeshi buza, mizerie …. smud te vazhdioj me keta idiote. Keto foto tregojne hapur ndryshimin midis skllavit dhe njeriut te lire. Maska jane skllavet, pa maska njeriu i lire.

    1. SB says:

      po ik o fshatar kush i la trute qe i gjete ti

      1. oksigjeni says:

        te fshift o qytetar pa lek pa oksigjen dhe pa moral

    2. Bravo Fshatari!
      Eshte plandemi e perpiluar dekada me pare, dokumentet jane te gjitha online. Mjaft te fikesh mjetet e dizinformacioni te regjimit, duke u informuar nga burime te pavarura.
      Agenda 2030 – dilni nga hipnoza e filloni te studjoni!
      Covid s’eshte gje tjeter veçse gripi i perhershem.

      Jo distancimit, jo maskave, jo shterrethimit, jo vaksinave! Jemi njerez, jo bageti.

      1. Emer says:

        Njeri me hajvan se tjeteri, dy koqet me larte.

      2. debris says:

        Grip eshte por jo i zakonshem, eshte i vecante, ka transmision te larte dhe komplikime me te medha se gripet e zakonshme
        ngaqe jemi njerez respektojme masat,

        Nuk e kuptoj cfare do te thuash me liri apo vdekje? edhe perpara kesaj pandemia 99% e njerzve nuk ishin te lire, i lire eshte ai qe para dhe siguri per te ardhmen, jo ai qe duhet te zgjohet ne 8 per te shku ne pune apo te mendoj si do pagoj qerane dhe banken

        Qe kur hipim ne makine jemi te kufizuar, duhet te vendosim rripin dhe ecim me shpejtesi te kufizuar, megjithse shanset per aksident kur nuk eshte kohe e keqe jane te vogla. Nqs. nuk i respekton gjobitesh, e njejta gje per masken. Nuk besoj se eshte komplot i ministrise se transporteve, qe te detyron te ecesh me 30km/h ne disa rruge, edhe kur jane bosh. Disa banore mund ta duan 20km/h se i shqetson zhurma, te tjere e duan te pakten 50km/h mos humbasin kohe kot. Eshte vedosur ‘arbitrarisht apo jo’ 30km/h, mbas te dhenave per aksidentet qe kane ndodhur.

        Ashto sikur, nuk eshte komplot kunder alkoolit qe nuk lejojet poshte 18 vjec, disa njerez jan mbledh dhe kan vendos kete kufzim — per mire apo keq, duke menduar per nje balance midis lirise per te shitur dhe rrezikut per varesi.

        Nqs do te jetosh vertete i lire, mos varesh nga uji qe te leshojne punonjesit e ujesjellist(rrogetare te shtetit), apo ato qe kontrollojne ushqimin (rrogetare te shtetit), ke vetem nje mundesi. Ble toke ne fshat, rrit ushqimin tend, hap pusin tend dhe lidhe me internet me satelit (nga Elon Musk), merr perqindje interesi nga stock market dhe ske nevoje te punosh.

        Sa per vaksinet, i vetmi efekt ansor qe kane shkaktuar deri me sot eshte se e kan cuar popullsine botrore 8 miliard. Perpara semundjet qe vaksinat zhduken , te linin 50% shanse te kapje moshen 20 vjec, ne Europe, ne Azi akoma me pak. Ne Indi benin 6-7 femije qe te mbijeton 2-3. U bene vaksinat po zakonin per numer femijesh nuk e ndryshunan, dhe shiko sa kane shkuar tani.

        1. Transmisionin e ka fale terrorizmit mediatik dhe krimineleve pseudo-virologe te shitur, qe ju bombardojne dite e nate me lajme te rreme.
          Fikni mjetet e dizinformimit edhe pyetni veten perse njerezit vdesin vetem neper spitale! Çfare protokolli aplikojne, perse nuk lejohen autopsite, perse censurohen zerat jashte korit?
          O zgjohuni tani o vdisni ne gjume, ky eshte apeli i fundit! Koha po skadon…

  2. Tirana says:

    Nuk ka fund me debilizmin me keto komente ne nje kohe kurre rreziku me i madh i infektimit eshte pakujdesia me e vogel ndaj perhapesit e virusit qe eshte njeriu dhe mund te jete cdo njeri nga ne, ne internetin tone lexojme qe paskemi budallej qe nuk gjenden ne asnje vend te globit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje