I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kandidati në listat e PS-së Tahir Muhedini u shpreh se ka hyrë në politikë jo për biznes dhe se e falenderon PS-së për këtë mundësi.
Muhedini: Unë kam hyrë në politikë për kauza për gjakun e të parëve të mi. Të tjerët kanë hyrë për drejtori dhe jo kauzë. Nuk kam asnjë interes.
Jam biznesmen dhe e braktisa biznesin kur hyra në politikë. Idrizi lufton për të qenë i sigurt në listë, unë nuk kam nevojë për siguri.
Falenderoj PS për mundësinë. Idrizin kisha muaj që e prisja. Kauza ime është çështja Çame.
Na mohohen të drejtat. Të njihet gjenocidi. Komuniteti çam ka mundësi të nxjerrë 3 deputetë në Tiranë.
Kandidati për deputet me PS-në, Tahir Muhedini u shpreh se do të ishte deputet që në 2005, por nuk pranoi kërkesën e Sali Berishës.
Tahir Muhedini: Genocidi në Çamëri ndaj njerëzve të pafajshëm. Nuk kishin të bënin me kriminelë.
Vendimi i shtetit grek ishte që popullsia myslimane të ekzekutohej.
Në vitin 1943 është abuzuar nga shteti grek, nga institucionet ndërkombëtare sikur çamët janë bërë sebep që janë vrarë 49 ortodoksë grekë.
Do isha deputet që në 2005, por nuk pranova kërkesën e Sali Berishës.
Pa koalicion ishim të humbur, në 2009 bëmë koalicion me PD. Sa u bëmë parti parlamentare u përçamë.
Për Çamërinë janë të gjithë bashkë. Kjo që ndodhi me ne nuk duhet të ndodhte.
Nuk po lodhem te lexoje te thena nga vrima i gardhit …….pod di qe e KEQJA MA E MAHE E SHQIPTARVE …jane VET SHQIPTARET, historikisht e ne vazhdim e keshte do shkojm gjere ne asimilim ne kete bote te hapur.
Nuk po lodhem te lexoje te thena nga vrima i gardhit …….pod di qe e KEQJA MA E MAHE E SHQIPTARVE …jane VET SHQIPTARET, historikisht e ne vazhdim e keshtu do shkojm gjere ne asimilim ne kete bote te hapur.
Vetem kesaj radhe fole te verteten per Camerine.
Sa per drejtorite, lere mos fol, se te gjithe i donit ato, duke punesuar njerzit tuaj.