Celibashi sqaron 3 variantet e votimit: Vota i shkon partisë ose koalicionit, edhe nëse në fletën e votimit votoni vetëm për kandidatin

24 Prill 2021, 19:02Politika TEMA

Në një dalje TV ditën e sotme, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi u shpreh se janë marrë të gjitha masat e duhura me qëllim që gjithçka të jetë gati për ditën e nesërme dhe votimi të nisë në orën 07:00.

“Është gjithçka gati, nga pikëpamja përgatitore këto zgjedhje janë përgatitur në përputhje me të gjitha parashikimet e Kodit Zgjedhor, dhe në përputhje me standardet më të mira për zgjedhje të lira të drejta dhe të ndershme.

Duke siguruar integritetin e procesit, fshehtësinë e votës dhe një rezultat i cili vjen si rrjedhojë e këtij procesi ligjor” u shpreh Celibashi, ndërsa theksoi se deri më tani nuk është evidentuar problematikë në shpërndarjen e bazës materiale në të gjitha KZAZ-të e vendit.

‘’Edhe nëse do ketë probleme të tilla të karakterit teknik, KQZ ka marrë të gjitha masat që të reagojë menjëherë e të mos ketë asnjë lloj vonese në fillimin e procesit të votimit.

Edhe anëtarët e komisioneve në qendrat e votimit, kanë të gjithë ndërgjegjësimin të kuptojnë rëndësinë e detyrës që ata kanë dhe të kuptojnë përgjegjësinë që kanë në rast të mos kryerjes së saj në përputhje me parashikimet e Kodit” tha kreu i KQZ, ndërsa foli edhe për ndikimin e pandemisë në përgatitjet e procesit zgjedhore.

“Do të ishin më shumë vëzhgues nga OSBE/ODIHR që janë ata vëzhguesit dhe vlerësuesit kryesorë të zgjedhjeve. Pandemia e ka bërë të vetën, nuk kemi numrin që do të kishim nëse nuk do ishte situata e pandemisë.

Gjithë përfaqësitë ndërkombëtare janë angazhuar me të gjitha kapacitetet në vëzhgimin e zgjedhjeve. Ka vëzhgim edhe nga organizatat vendase. Këto zgjedhje janë të mirëvëzhguara edhe pse jemi në pandemi”, tha ai.

‘’Një ditë para zgjedhjeve është rasti të sqarojmë procedurat e votimit. Janë tre mënyra se si votuesi të plotësojë fletën e votimit: ai mund të votojë vetëm për partinë politike, në kuadratin përbri logos së partisë apo koalicionit, varianti tjetër është kur zgjedh partinë/koalicionin dhe kandidatin përkatës dhe mënyra tjetër shenjimi vetëm për kandidatin e një partie/koalicioni pa qenë i detyruar të bësh zgjedhjet për partinë apo koalicionit të cilit ky kandidat i përket, por edhe në këtë rast vota që ti ke dhënë vetëm për kandidatin i shkon edhe partisë që i përket ky kandidat. Çdo mënyrë tjetër ka shumë propabilitet të konsiderohet e pavlefshme” -sqaroi Celibashi.

1 komente në “Celibashi sqaron 3 variantet e votimit: Vota i shkon partisë ose koalicionit, edhe nëse në fletën e votimit votoni vetëm për kandidatin”

  1. Arian Haxhillari says:

    Wow
    Nuk arrij te kuptoj kete llogjike.
    Si mund tja japesh partise voten kur vullneti i votuesit nuk pranon.
    Kjo nuk eshte demokraci.
    Ketu ne USA kur nuk votohet per partine vote nuk i jepet asnje partie. Vota per individin i shkon individid.
    Ka shume votues qe duan individin por jo partine e tij.
    Po hajde me, shqiperi hesapi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje