Nëna përpiqet të zgjojë të birin 11-vjeçar për në shkollë, por…

1 Maj 2021, 21:15Lifestyle TEMA
Nëna përpiqet të zgjojë të birin 11-vjeçar

Një nënë tregoi dhimbjen madhe, pasi e gjeti të birin e saj 11-vjeçar pa jetë në shtrat, ndërkohë që po përpiqej ta zgjonte për të shkuar në shkollë.

Djali 11-vjeçar i Kimberley Shepherd, Liam, vdiq në mënyrë misterioze në gjumë në shtëpinë e tyre në Somerset të Britanisë, më 23 Mars të këtij viti.

E mbërthyer nga dhimbja, në një rrëfim për SomerseLive, gruaja tregoi se “ai ishte arsyeja që zgjohej çdo ditë” dhe se tani po përballej me vështirësinë e madhe për të pranuar një jetë pa të.

“Ai është dashuria e jetës time, shpirti im binjak. Qëkur lindi ishim vetëm ne të dy, e rrita e vetme. Tani nuk kam më asnjë arsye për të ecur përpara dhe nuk e di sesi do jetoj pa të”, tha Kimberley.

“Kishte kaq shumë miq e familjarë që e donin e kujdeseshin për të. Ishte kaq i dashur dhe kujdesej për të tjerët, e gjitha kjo duket kaq e padrejtë për një djalë 11-vjeçar. Jeta vazhdon për të gjithë, por për mua dhimbja nuk do largohet kurrë. Ajo është e papërballueshme kur humb gjënë më të shtrenjtë”, tha e dëshpëruar nëna e 11-vjeçarit.

“Liam vdiq në gjumë dhe arsyeja është ende e panjohur. E gjeta ashtu pasi tentova ta zgjoja për në shkollë”, shtoi ajo më tej.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, vdekja e 11-vjeçarit tronditi mbarë komunitetin ku ai jetonte. Në nder të tij pritet që t’i vendoset emri një stadiumi, ndërsa një faqe e hapur në GoFundMe ka mbledhur më shumë se 18 mijë paund për të mbuluar shpenzimet e varrimit dhe për të mbështetur nënën e tij.

3 komente në “Nëna përpiqet të zgjojë të birin 11-vjeçar për në shkollë, por…”

  1. Iliri82 says:

    Jeta eshte kaq e padrejte. O zot c`fare dhimbje e madhe …

    Kete e kuptojne kush ka femije

    1. Ira , nena fatkeqe ..... says:

      Me fal per krigjimin , jo kush ka femije , se femije kan shume prinder sot , por kush e ka pesuar nje dhimbje te tille …..dhe une jam nje e tille …..gjithsesi jeta vazhdon , vec dhimbja ne shpirt nuk shqitet kurre , nese je i forte dhe e perballon disi , mire , nese jo vaj me det …….tung

  2. m says:

    E dhimbeshme dhe e rande per nje nane.
    R.I.P. LIAM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje