Rritja e rasteve me koronavirus, hapet sërish spitali “Covid 3”

4 Shtator 2021, 15:55Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar se është hapur sërish spitali “Covid 3”, si pasojë e rritjes së numrit të infektuarve me Covid gjatë ditëve të fundit.

Raportohet se fillimisht është hapur pavioni i parë prej 40 shtretërish ndërsa mësohet se kapacitetet e ketij spitali jane 150 shtretër.

Njoftimi i Manastirliut:

Forca ekipit të Spitalit #Covid3️⃣ në shërbim në këto momente, i hapur për të përballuar shtimin e rasteve të qytetarëve të prekur nga #Covid19, që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Kemi riaktivizuar planin e përballimit të situatës, për t’iu përgjigjur fluksit në spitale, me përforcimin e ekipeve mjekësore, sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore dhe aparaturat jetëshpëtuese, por është #thelbësor vaksinimi masiv, për të frenuar përhapjen e epidemisë në vend dhe lehtësuar pasojat e saj.

#MbroJetën #VaksinohuSot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje