Gjatë fjalës së tij me demokratë dhe simpatizantë të Fierit, Berisha tha se këto janë ditët më të vështirat për shqiptarët në 30 vite, për shkak të regjimit të Ramës që ka shtuar varfërinë, ka rritur largimin e shqiptarëve nga vendi dhe interesin kombëtar ia ka besuar Vuçiçit.
“Sot nafta ka çmimin e dytë më të lartë ën botë kur Shqipëria ka rrogat më të ulëta në Europë. Sot si në asnjë vend tjetër në paqe, shqiptarët kanë braktisur vendin.
Në 5 vite 530 mijë prej tyre kanë marrë dherat e huaja se s’ka punë siguri, se nuk sigurojnë të ardhmen. Rama u vret çdo ditë të ardhmen shqiptarëve.
Asnjë komb, vend nuk prosperon e nuk zhvillohet në rast se nuk kujdeset kush për interesin kombëtar, interesi kombëtar është ai që konvertohet në mirësi për çdo qytetar të atij kurse sot i është besuar Beogradit dhe kriminelit më të madh të luftës në Europë, Vuçiçit”, tha ai.
Përmendi shpesh termin Rilindje, por Berisha nuk e kishte fjalën për Rilindjen e Ramës që Europa i ka mbyllur dyert e integrimit, por për rilindjen e shekullit të 19 që sipas tij formësoi doktrinën perëndimore të kombit tonë.
“Neobllokmenet kanë tejkaluar baballarët e tyre bllokmenë mizorë. Kemi 8 vite që endemi në shkretëtirë me dyert e Europës të mbyllura.
Kemi 8 vite që jo vetëm nuk ecim drejt Europës, por shohim drejt Azisë. Historia jonë është e dhimbshme, mbijetese, por për ne, për brezat që vijnë dhe fëmijët tanë një shtyllë është shtyllë e të gjitha shtyllave që na lanë rilindasit tanë; drejtimi perëndimor i kombit shqiptar.
Nga do të na çojë Rama? Ai do të na çojë nga e çojnë xhepat e llogaritë bankare. Ne jemi dhe do të mbetemi se jemi komb i lashtë, por rilindjen nuk e kemi të lashtë por të shek. 19 dhe ata formësuan doktrinën perëndimore ata shin gjeni.
Ata e dinin që shpirti ynë kishte vuajtur shumë, kishte pësuar drama të mëdha, po ata rilindjen e shihnin te vokacioni perëndimor i kombit shqiptar”, tha Berisha.
More ndyresire, kolere, po ti gjene e pare qe bere ishte pjesmarrja ne konferencen islamike dhe nuk le terrorist arab pa sjelle ne kete vend.
Ne se i ka thene te gjitha sa thuhet me siper, atehere duhet ndihmuar. Sa me shpejt ti vishet kemisha e forces, vetem ajo e shpeton. Thuhet qe ja kane veshur edhe me pare nje rilindasi te shekullit te 19-te, i cili e dinte qe atehere se shpirti yne do te vuante shume dhe, pasi u end per 8 vite me rradhe ne nje shkretetire me dyer te mbyllura drejt perendimit per ne Azi, papritur u shnderrua ne gjeni…
Vazhdimin e historise e kemi pas tubimit te Gjirokastres, mos mungoni se, ju jap fjalen e nderit, nuk keni pare e degjuar gje akoma….
Nuk e futi rilindja vëndin në aleancën islamike ,duke i dhënë dhe shtetësinë Billl landenit dhe duke bërë një (regjistrim) JOfaktik me 98% mysliman.
Në vitin 1985 zotrote nga gjendja ekonomike ishe në një rang me pjesën tjetër të popullsisë pavarësisht se u kërkoje pacientëve 50.000 lekë për një operacion të sigurtë vdekje si rasti i një 16vjecareje qe nuk mundi të mbijetojë dhe atë rast e paraqitje si sukses ,se qerasje nomenklaturën tek 15katëshi me parat nga korrupsioni ,ndërsa sot që që i do të mirën këtijë vendi ,që kujdesesh për fëmijët që largohen për një jetë më të mirë kur në emigracion me shifra milionëshe lëvizin nga vetë shtetet e BE, së e jo nga shteti shkatërrimtar që formohen zotrote,po gjëndje e familjes tënde është sa vlente e gjithë Shqipëria deri sa të vunë gishtin…që të të kemi kujtim …. (Kadri Roshi tek filmi : I Teti në bronx)._____