Përballë me ‘Djallin’: "Daily Mail" sjell rrëfimin e të riut nga Tropoja dhe tregtinë shumë milionëshe

25 Tetor 2021, 10:28Politika TEMA
Përballë me ‘Djallin’: "Daily Mail" sjell

Selamet Mehmetaj ka treguar për Daily Mail se si funksionon tregtia e tij shumë milionëshe e kanabisit në Britani.

Baroni i drogës, siç e quan Daily Mail, Benzi i të cilit kushton £50,000 dhe është pa targa të përparme ka rënë dakord të takojë klientë të rinj pasi ata e kanë kontaktuar nëpërmjet faqes anonime në Instagram ku reklamon biznesin e tij.

28-vjeçari shpjegon se si çdo muaj ai furnizon tregtarët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar me 2,500 bimë kanabis dhe mbledh sytha për t’i shitur.

Më tej ai tregon se çfarë ndodh me ata që guxojnë ta “tradhtojnë” duke u mburrur me faktin se si i preu 2 gishta një klienti i cili nuk e pagoi dhe ja mori lekët para se t’ia priste këmbën.

Njihuni me ‘Djallin’, i cili po bën miliona nga biznesi i tij i shitjes së drogës me shumicë.

Në faqen e tij në Instagram “Albaninan Blood”, Mehmetaj ka treguar fabrikat e tij të kanabisit dhe ka postuar video për të nxjerrë në pah llojet e disponueshme, duke inkurajuar klientët e rinj të kontaktojnë.

Dhe siç shkruan media britanike, Instagram e hoqi faqen pasi u kontaktua nga Daily Mail.

Por ndërsa faqja ishte ende Live, gazetarët e fshehtë të Mail-it të paraqitur si klientë kontaktuan përmes aplikacionit të medieve sociale. Pas kësaj, Mehmetaj i takoi pranë shtëpisë së tij në Palmers Green.

Gjatë takimit ai ishte mburrur se iu shmang akuzës për armë zjarri, pavarësisht se policia kishte gjetur një armë ruse që e kishte futur kontrabandë nga Shqipëria dhe e kishte fshehur në makinën e tij, duke thënë se avokati i tij kishte përgatitur një histori duke pretenduar se arma nuk ishte e tij.

Veç kësaj ai i ka treguar se si i shpenzoi paratë nga biznesi i tij i paligjshëm për një mënyrë jetese “të shthurur” duke përfshirë një Mercedes-Benz CLA AMG prej 50,000 paund.

Mehmetaj, i cili është nga Tropoja, ka zhvilluar një perandori të lulëzuar droge në Mbretërinë e Bashkuar dhe një faqe  në mediet sociale për ta promovuar atë.

Edhe pse faqja e tij “Albanian Bllod”  që do të thotë “Gjak shqiptari” u fshi në Instagram, faqet e tjera të tij, të cilat nuk promovojnë kanabisin, mbeten aktive.

Ai tregoi për gazetarin e fshehtë të Daily Mail se si biznesi i tij lulëzoi gjatë bllokimit nga Covid sepse të gjithë ishin në shtëpi.

Mehmetaj shpjegoi se si çdo muaj ai rrit deri në 2500 bimë kanabis – të cilat ai i quan ‘foshnjat’ e tij – duke përfshirë ‘stardog’ me forcë të lartë dhe ‘tortën e dasmës’ super të fuqishme.

Ai tha se shet çdo bimë për 10-15 paund dhe bën miliona nga biznesi i tij.

Instagrami luajti një rol të madh në reklamimin e biznesit, tha Mehmetaj, duke shpjeguar se askush nuk e dinte se ai qëndronte pas faqes “Albanian Blood” e cila kishte pothuajse 1000 ndjekës.

Në profilin e tij në internet ai quhet “Djalli”.

 “Kështu më quajnë mua,” tha 28-vjeçari.

Ai tregoi se nëse dikush thyen besimin e tij ‘është shumë keq’ dhe në një paralajmërim të fshehtë, përshkroi mënyrën se si e trajtoi një klient që nuk paguante, shkruan Daily Mail. 

8 komente në “Përballë me ‘Djallin’: “Daily Mail” sjell rrëfimin e të riut nga Tropoja dhe tregtinë shumë milionëshe”

  1. Let's go Arnautistan! says:

    Do thoni ju , eshte nga Tropoja……….po pa gjoks me vrime….LOL
    =
    lol

  2. Scutari says:

    Ha ha ha!! Ku ka trafikant me fytyre zbuluar??! Do jete spiun i policise qe e perdorin per te kapur peshq te tjere!!

  3. ?????? says:

    keto shemtina i vejn emer te keq shqptareve

  4. Lani says:

    Ky shimpanzeja i sherben shqiperise duke hequr ate varesen me shqiponje se po e ndyn keq dhe te thote se eshte edhe nga Honoluluja, veç nga Shqipëria jo. Majmun me bisht i shpellave te Tropojes qe i ka shkuar nami i zi ne çdo vrimë të globit. Me benzine si pleshtat duhet te digjeni megjithe plehren tuaj frymëzuese Saleh Berisha.

  5. hason Londinezi 2 says:

    Mut analizash eshtte! Nuk kane pune tjeter atje, merren me prdhim bocesh.

  6. Tirana says:

    Keta plehra te botes duhet te kalben ne burg ,jane turpi i kombit tone drogaxhijte e rrugve te kurbetit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje