Zv. kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj kanë përuruar së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, qendrën e re sociale në Kombinat, e cila është rindërtuar pas tërmetit shkatërrimtar të 2019.
Gjatë fjalës së tij para njerëzve të pranishëm, Ahmetaj, tha se qeveria i ka kushtuar vëmendje njerëzve në nevojë dhe në buxhetin e ri të vitit 2021, ka financa të dedikuara për to. Ai nënvizoi se do të rriten pensionet, si dhe do të dyfishohet ndihma ekonomike për jetimët dhe familjet në vështirësi.
“Kjo është shpirti i ringirtjes dhe vëmendja ndaj qytetarëve në nevojë. Ne ndamë me ju sot emocionet jo të rindërtimit, por të një mazhorance që ka vendosur në themel njeriun në nevojë. Shumëkush pyet se çfarë është buxheti.
Unë dua të ndaj me ju që buxheti i vitit që vjen, përpos reformave të rëndësishme, kanë në themel paketën e mbështetjes për familjen. Kjo është kujdesi për fëmijën, për të rriturin, për moshën e tretë. Ka kujdes për fëmijët jetimë, ka kujdes për familje në nevojë. janë 15 mijë familje në nevojë që kanë më shumë se tre fëmijë nën moshën 18 vjeç që do të marrin dyfishin e ndihmës ekonomike. Ama kjo është vëmendje e drejtpërdrejt. Mosha e tretë, pensionistët. E mbani mend sa janë rritur, ata do të rriten 5 % vitin që vjen dhe bonusi i fundivitit nuk është një rastësi, por në ligjin e buxhetit.
Për të rinjtë janë paketa për t’i bërë më konkurrues. Fëmijët e sotëm, nesër do të konkurrojnë drejt një ekonomie më të gjerë. Të gjitha ato cilësi apo aftësi që kërkohen duhet marrë për t’i përballuar nesër. I them këto për të kujtuar se tërmeti na testoi të gjithëve. Disa derdhën lot, e shumë humbën besimin. Ne nuk e humbëm kur treguam që do e rindërtojmë më të fortë, më moderne. E kishim këtë fjalë nga shpirti për të mos lënë askënd mbrapa. Rindërtimi do të mbetet për gjithë jetën krenaria ime personale, sepse kur shohim familje të reja që hynë në shtëpi, nuk ka kënaqësi më të madhe për një punonjës publik, e për këtë ia vlen të merresh me politikë”, tha Ahmetaj.
Fjala e plotë e Zv.Kryeministrit Ahmetaj
Faleminderit të gjithëve, është moment shume emocional jo thjesht për procesin e rindërtimit por për gjithë atë ndjesi të thellë që mishëron kjo mazhorancë dhe kjo qeveri për qytetarët në nevojë por sidomos për të gjithë ato familje që kanë më shumë nevojë për kujdes. Për të gjithë ata njerëz që premtuam që nuk do t’i lëmë vetëm dhe nuk do t’i lëmë mbrapa.
Tërmeti i 26 Nëntorit të 2019 përpos e përtej një fatkeqësie shumë të madhe që rëndoi në kurriz të shumë e shumë familjeve, pati dhe fatalitete. Na testoi si shoqëri, na testoi si individë, na testoi si zemra, si mendje, na testoi si mazhorancë, si qeveri dhe si ne ia dolëm. Ia dolëm jo me pak vështirësi, post tërmetit patëm edhe pandeminë dhe sërish patëm të njëjtin angazhim, jo si premtim elektoral por, premtim njerëzor i një mazhorance tejet të lidhur, siç e theksova, me qytetarin, me komunitetin.
Kjo qendër komunitare nuk është një ndërtesë, është shprehja më e mirë sesi ne ringrihemi edhe më të fortë, më të maturuar, më të kujdesshëm për njerëzit në nevojë. Dikush i referohet si një ndërtesë moderne, ndërsa unë do t’i referohesha si shpirti i ringritjes dhe vëmendja ndaj gjithë familjeve dhe qytetarëve në nevojë.
Drejtoresha me të drejtë i përmendi të gjitha ato shërbime funksionale që qendra model, siç iu referua Erjoni, jo vetëm ne Tiranë, jo vetëm në Shqipëri por dhe përtej, afron për familjet në nevojë. Janë 800 familje, janë pak, janë shumë, mund të jenë më pak me zhvillimin ekonomik por sado që të jenë ato kanë nevojë për mbështetje, për vëmendje, që nga fëmijët e deri tek nënat e baballarët në moshë të thyer që ne i takuam së fundmi kur po vinim të ndanim me ju emocionin e sotëm, jo të rindërtimit, po të një mazhorance që ka vendosur në themel qytetarin e zakonshëm dhe mbi të gjitha qytetarin në nevojë.
Iu referova buxhetit të vitit që vjen. Shumëkush pyet kur na dëgjon në debatet që bëjmë në parlament kur dikush shan dikë, kur dikush përqesh dikë, dikush duartroket dikë dhe për qytetarët e zakonshëm pyetja normale për të marrë përgjigje është “ Çfarë është buxheti, çfarë bën buxheti ? Dua të ndaj me ju që buxheti i vitit që vjen, përpos disa reformave shumë të rëndësishme që nga dixhitalizimi apo infrastruktura kritike si investime për ta bërë Shqipërinë në infrastrukturë më moderne dita pas ditës, ka në themel paketën e mbështetjes për familjen.
Çfarë është paketa e mbështetjes për familjen? Është kujdesi për fëmijën, është kujdesi për të rriturit, për të rinjtë dhe për moshën e tretë. Nuk do arrija t’i numëroja të gjitha, por disa reflektime për ju dhe për të gjithë qytetarët që na ndjekin do desha t’i afroja. ‘
Dikush na tha, “po çfarë do të thotë që ju ofroni falas vizitën e syve për fëmijët deri 14 vjeç”. I them nuk është vetëm kjo, ka kujdes për fëmijët jetim, ka kujdes për mësues për ata me aftësi ndryshe, ka kujdes për familje në nevojë. Një shembull, janë 25 mijë familje në nevojë që kanë më shumë se 3 fëmijë nën moshën 18 vjeç që do marrin 2-fishin e ndihmës ekonomike. Është shumë? Jo, nuk është shumë sigurisht, se të gjithë lëvizin brenda mundësive që ofron buxheti i shtetit, ama është vëmendje e drejtpërdrejtë.
Po mosha e tretë, pensionistët, e mbani mend debatin sa u rritën pensionet, sa u rritën pensionet. Sërish pensionet rriten gati 5% vitin që vjen dhe ai bonusi i fundvitit nuk është më një rastësi, por është i përhershëm, është në ligjin e buxhetit.
Po për të rinjtë që janë paketat në ndihmë të tyre për t’i bërë më konkurrues në të gjithë ekonominë globale, së fëmijët e sotëm nesër nuk do konkurrojnë thjesht në Tiranë, thjesht në Shqipëri, por do konkurrojnë në një ekonomi shumë më të gjerë, se Shqipëria po shkon drejt Bashkimit Evropian, Shqipëria është një ekonomi e hapur dhe të gjitha ato cilësi apo aftësi që kërkohen, duhen marrë sot që ta përballojmë nesër.
I them të gjitha këto për të kujtuar që tërmeti i 2019 na testoi të gjithëve, shumë derdhën lot, shumë u trishtuan, shumë psherëtinë, shumë e humbën edhe besimin, por ne nuk e humbëm besimin dhe kur premtuam që do ta rindërtojmë të gjithën më bukur, më të sigurt, më moderne, nuk e kishim një premtim në erë por e kishim një fjalë nga shpirti për të mos lënë askënd mbrapa dhe askënd vetëm.
Sot, personalisht, por edhe kur diskutojmë me Kryeministrin, të vjen rasti, i qëllimtë, i përditshëm, në qeveri të mundohesh të bësh gjëra të mira për qytetarët, e lufton nga mëngjesi deri në mëngjes nëse doni; sigurisht që jo gjithmonë ia del, por në memorien time individuale qytetare, rindërtimi ka për të mbetur tërë jetën time krenaria ime personale, se kur shohim qytetarë që hyjnë në shtëpi, kur shohim familje që gjejnë strehë të ngrohtë e të dashur në këto institucione, nuk ka kënaqësi më të madhe për një shërbëtor publik siç është Kryeministri, siç jam unë, siç është Erjoni dhe për këtë ia vlen të merresh me politikë.
Faleminderit dhe ta gëzoni!
Edi e kishte me 20%
Ahmetaj me 5% , lol
Veliaj me 10%, thone….
=
lol
willcommen nach Arnautistan…
5% pa indeksim , apo me indeksimin brenda ?