Regjistrohet dosja, Saimir Tahiri rinis betejën në Apel

25 Nëntor 2021, 09:40Kronika TEMA

Dosja e Saimir Tahirit dhe Jaeld Çelës është dërguar në Apel nga Gjykata e Lartë pas vendimit të kësaj të fundit.

Gjykata e Lartë vendosi rikthimin e çështjes për ish-ministrin e Brendshëm dhe ish-zyrtarin e lartë të policisë për shqyrtim në një trupë tjetër gjykuese me argumentin se kundër Tahirit ka pasur shkelje të procedurave.

Ish-ministri Tahiri akuzohet për trafik droge, por gjykata e dënoi vetëm për shpërdorim detyre me 5 vite burg të konvertuara në 3.4 vite shërbim prove.

Me prishjen e vendimit nga Gjykata e Lartë dosja rikthehet përsëri në Apel.

Gjykata e Lartë vendosi rikthimin e çështjes për shqyrtim tek një trupë tjetër e Gjykatës së Posaçme me argumentin se gjatë procesit kundër Saimir Tahirit ka pasur shkelje procedurale.

Përpos konfliktit të interesit të gjyqtares Albana Boksi, gjykata thekson se prokuroria u dha fakteve penale cilësim të ndryshëm nga akuza dhe se nuk i dha mundësinë ish-ministrit të mbrohej për akuzën e shpërdorimit të detyrës që u dënua me 5 vite burg i konvertuar në 3.4 vite shërbim prove.

1 komente në “Regjistrohet dosja, Saimir Tahiri rinis betejën në Apel”

  1. Rita says:

    Do te shpetosh prap .Vej bast se do pergjysmosish dhe at denim 3 vjecar qe ke marre .Sa te kesh lal Ramen.mos ki frike.Dhe demshperblim mund te marresh.Per “poshterim “te dinjtetit” tend personal.Dhe pastaj nje post te mire me page te majme .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje