Ndahet nga jeta ish-presidenti i Greqisë

26 Dhjetor 2021, 11:27Rajoni TEMA

Ish-presidenti i Republikës së Greqisë, Karolos Papulias është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm. Shtypi grek raporton se Papulias u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare.

Karolos Papulias lindi në një fshat të Janinës në 4 Qershor 1929. Ai u zgjodh president i Greqisë në vitin 2004 pas propozimit të kryeministrit grek në atë kohë Kostas Karamanlis.

Në 3 shkurt 2010, Papulias u zgjodh përsëri president i Republikës me 266 vota pro. Jeta politike e Karolos Papulias ka nisur që herët, në vitin 1974, kur iu bashkua partisë PASOK dhe vazhdimisht ishte zgjedhur deputet i Janinës.

Ai ka mbajtur edhe detyrën e ministrit të Jashtëm, zv/ministrit të Jashtëm dhe zv/ministër i Mbrojtjes.

17 komente në “Ndahet nga jeta ish-presidenti i Greqisë”

  1. Jorgo says:

    Burre i mencur, u prehte ne paqe!

    1. Janulla says:

      Korrak, islamik, Tugk Arnnaut, o Arapi mou ska vend ne token e Arbrit vetem Serbet e serbis i takon Shqiperia.

  2. Patrioti says:

    Ju prehte shpirti ne Parajse! Ka qene nje arvanitas i mire, qe ne kohe te veshtira per Shqiperine dhe shqiptaret, aq sa e lejonin mundesite u perpoq ti mbronte, sidomos emigrantet. Shume here e sulmonin shovinistet greke, po ai si diplomat i larte dinte te qendronte dinjitoz dhe jo si letyra Pirro Dhima qe mohoi gjak e gjuhe. Papaulias, Pangalos dhe Melina Mërkuri mbeten korifenjte arvanitas te koheve moderne.

    1. Shqiptari Ilirise says:

      O Pattiot,arvanitas d.m.th. Alvanos ose shqiptar!

  3. Jorgo says:

    ky nuk eshte arvanitas, po shqiptar, cam ortodoks
    Papuli, Babuli ka qene llagapi i perdorur edhe nga te paret e vet

  4. Lymi Tutit says:

    Nese nuk gaboj,ne vitin 1987 (ose 88), ka vizituar Tiranen si minister i jashtem……. e para vizite e ketij niveli me Greqine,dihej qe ishte me origjine arvanitase dhe kishte nje qasje shume te vecante ndaj Shqiperise…,….. personalitet qe rezatonte miresi……. Ndoshta zyrtari me i larte grek,qe ka qene miku me i mire i vendit tone.U prehte ne paqe.Lymi Tutit

  5. Labi says:

    Figura më e plotë politike e Greqisë moderne, diplomatii perfekt i paqes, miku më i madh i Shqipërisë/

  6. 3D says:

    Deri sa myslimani Kenan Evren edhe nga pozita e presidentit pranonte identitetin e vet shqiptatë ky i gjori ortodox as si pensionist nuk pranoi të pohonte identitetin e tij ky është dallimi i lirive njerzore në Turqi dhe Greqi i vetmi vend në botë ndoshta që asimilon popuj me ndërrim. emrash

    1. Taulant says:

      Ne cdo fshat te Greqis gjen Arvanitas .
      Peloponezi dhe provinca e Athines ka me shume Arvanitas sesa Grek te ardhur nga Azia e Vogel mbas shkembimeve te 1923 te popullsise midis Turqis e Greqis.
      Kur flet Shqip me ata te thone.
      A po kete gjuhe ne e kuptojm por nga izolimi 45 vjecar me Shqiperin nuk kishim pike referimi.
      Plus ketu shteti Grek eshte shume primitiv nacionalist.
      Po te thuash qe kam origjin Shqiptare jo vetem qe nuk te fusin ne pune por te heqin edhe nga puna.
      Shume Arvanitas qe punonin ne bazen ushtarake Salamines prane Athines jane hequr nga puna sepse flisnin me njeri tjetrin Shqip.
      Me eshte dukur e pabesueshme por ne Greqi asgje eshte e pabesueshme.

  7. Miço Taqua says:

    Ky është Çam ortodoks nga Voshtina e Çamërisë dhe gjuhën e nënës ka shqipen. Kur qe ministër I jashtëm erdhi në Shqipëri dhe takoi familjen e Fuat Boçit me të cilët kishin qenë gjitonë dhe nëna e Fuatit I kish dhënë gji kur qe I vogël pasi nëna e tij s’kish qumësht. Kur vajti në Fier tha e kam si nënën time. Familja e Fuatit u zbua nga Janina si myslimanë kurse familja e Karlit dhe Çamët ortodoksë mbetën në Greqi.

    I jati I Karlit Gregori qe ushtarak si dhe gjyshi I tij Sulejman Babuli.

    1. Kris 1 says:

      Mik I Milochovicit qe kundershtoi nderhyrjen e NATOs ne Jugosllavi

  8. Miço Taqua says:

    Ky është Çam ortodoks nga Voshtina e Çamërisë fshati Çatistër pranë Libohovës dhe gjuhën e nënës ka shqipen. Kur qe ministër I jashtëm erdhi në Shqipëri dhe takoi familjen e Fuat Boçit me të cilët kishin qenë gjitonë dhe nëna e Fuatit I kish dhënë gji kur qe I vogël pasi nëna e tij s’kish qumësht. Kur vajti në Fier tha e kam si nënën time. Familja e Fuatit u zbua nga Janina si myslimanë kurse familja e Karlit dhe Çamët ortodoksë mbetën në Greqi.

    I jati I Karlit Gregori qe ushtarak si dhe gjyshi I tij Sulejman Babuli.

  9. Le te jemi realist dhe ti themi gjerat ashtu sic qendrojn ne realitet,dhe jo ti deformojm sipas deshires ! Greket kan gjynahet e tyre,dhe jo me pak kemi ne Shqiptaret karshi tyre. Me ardhjen e tij ne shqiperi Papulias ne fillim te viteve 80,kerkoi te tekonte Fuat Boqin,si shok Femijerie dhe buken qe kishin ndar bashk ! Po te ishte me Gjak Shqiptari do ta thonte pa hezitim,sepse edhe Agimi i Arte ne ato vite do te thonte ,se Greket dhe Iliret per 1000 vite kan kaluar si vellezer.Nje nga Politikanet me ne ze te se majtes Greke, Theodhoros Pangalos,kurr nuk e mohoj origjinen e tij Shqiptare,dhe kur nje gazetar e pyeti se nga buronte humori i tij,Pangalos do ta thonte pa ndrojte,se ne Arvanitasit e kemi ne gjak humorin.Ne jemi nje Popull vet asimilues (ju referohem Toskeve) dhe nuk kemi perse e kerkojm shkakun tek te tjeret . Le ti referohemi nje fakti te thjesht : A keni degjuar Serbet,Greket,MaqedonetMalazezet,qe te akuzojn njeri tjetri si Spiun dhe vasal te Shqiptarve ? Kurr ! Kurse Shipot duke filluar qe nga me fukarai deri tek me Zengjini (politikani apo bisnezmeni) mjafton tju thuash se ne te vleresojm ty,dhe ti je si ne ,ata do te vihen ne sherbimin tend pa kushte ! Kam jetuar ne Greqi ne vitet 90 dhe ne operacionet e shumta fshesa qe bente policia Greke,ata kishin me vete Spiunat Shqiptar per tju treguar -Motorr Pompat- ku flinin patriotet e tyre falas nga pronaret Greke.A nuk jemi ne Shqiptaret qe nuk hapim dosjet sepse kemi frik nga e verteta ! Vellai ka spiunuar vellain dhe Gruaja burrin !!! Le ta kerkojm pazotesin,fajin ,dhe mekatin te vetja,pa u justifikur me argumenta banale dhe qesharake,sikur ne jemi thjesht te pafat,por faji qendron tek te tjeret.

  10. Epiroti diplomat says:

    Si njeri qe ka ndjekur nga afer theksoj se Papulias eshte njeriu qe ka bere me dem ceshtjes shqiptare me “heqien e te ashtuquajtur Ligji i luftes ” nepermjet nje dekreti qeveritar dhe jo Presidencial apo parlamentar si ekujvalent e mbreterise. Ligj qe eshte akoma defakto ne fuqi merit e Papuliasit . Si i akuzuar “si cam dhe tradhetar shqiptar” eshte loj e propagandes greke, sepse ai rezulton me anti cami dhe anti shqiptari i sheqerosur me puder apo qumesht neneje shqiptare. Si ishte minister i jashtem ka acararuar me shume marredheniet se ka afruar zgjidhje. Ka akuzuar vazhdimisht camet si bashkpuntor te nazizmit. Ka me shume mekate se cdo politikan grek qe ishin hapur anti shqiptare dhe anti cam.

  11. A T E I S T I says:

    U prefte paqe nje mik i mire per shqiptaret . Vetem nje arvanitas mund te ishte nje mik i yne si zoti Papulas .

  12. Canton27 says:

    Un e personalisht kam folur ne shqip me dy presidentet (Evren dhe Poplias) me orgjine shqiptare

    Presidenti i Greqisë Papuljas qe e priti gazetarin shqiptare me “Mirëdita” në Zvicër, ja se cfarë i kishte thenë për origjinën e tij?

    https://lecanton27.ch/presidenti-i-greqise-papuljas-qe-e-pritin-gazetarit-shqiptare-me-mirdita-ne-zvicer-ja-se-cfare-i-kishte-thene-per-origjinen-e-tij/

  13. WTF was that? says:

    Uroj qe Shqiperia te kete ulur flamurin ne gjysem shtize.Kaq ua kemi borxh grekeve te cilet edhe pse kane nje pakice raciste ,u kane bere sevap qindra mijera shqiptareve ,te cilet megjithese vajten atje te paftuar gjete n pune e strehim e paten nje shanc te rindertonin jetet e shkaterruara nga idiotet qe shqipot zgjedhin per udheheqes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje