Ekziston një unitet shumë i fortë midis Francës dhe Gjermanisë në përpjekje për të zbutur tensionet mbi krizën e sigurisë Rusi-Ukrainë. Kështu u shpreh presidenti francez Emmanuel Macron, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kancelarin Olaf Scholz në Gjermani.
Ai theksoi se në rast të një sulmi, përgjigja do të jetë aty dhe kostoja për Rusinë do të jetë shumë e lartë.
“Ne po përgatisim njëkohësisht reagimin dhe përgjigjen e përbashkët në rast sulmi,” theksoi ai, duke pohuar se Perëndimi ishte i bashkuar dhe duke përsëritur thirrjen e tij të përbashkët për de-përshkallëzimin e tensioneve.
Macron konfirmoi se do të flasë me telefon me presidentin rus Vladimir Putin të premten, gjë që ëhstë konfirmuar po ashtu edhe nga Kremlini. Presidenti francez u shpreh se do të propozojë një “hartë rrugore për de-përshkallëzimin” në ditët e ardhshme.
Parisi do të presë gjithashtu një takim të këshilltarëve të lartë nga Gjermania, Rusia dhe Ukraina të mërkurën, në përpjekje për ringjalljen e dialogut që filloi në vitin 2015.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane kanë marrë masa për të mbrojtur furnizimet evropiane me gaz nëse Rusia vendos t’i ndërpresë ato, nëse konflikti shpërthen në Ukrainë, tha Uashingtoni të martën.
Blloku Perendimor nuk ka asnje spiun ne stafin e Putinit?
Te gjithe presin , nuk e kane idene cfare do bej Putini, ka plan lufte, kete gje duhet ta dine shume Gjeneral, nqse do e sulmoje.
CIA e ka humbur funksionin, jane bere frikacake nga parate qe shpenzojne.
Sipas meje qellimi i Putinit eshte pikerisht keto supervgrumbullimet dipllomatike,qe te arrihet objektivi,duhen diskutuar kerkesat e tij ne Europe
Nuk duhet harruar aznjehere,Putin nuk eshte i lojtur,nje lufte me Ukrahinen nuk eshte si ajo kunder Gjeorgjise,prandaj eshte me shume nje kercenim.
Kjo nuk dote thote qe nuk mund te pelcase, dhe aty dalin te humbur gati te gjithe,Rusua e Ukrahina ne vecanti,por edge Europa del keq me nje krize afat gjate,Amerika gjithashtu,ajo qe perfiton goxha eshte Kina,edhe vende si Irani,qe ne te njejten kohe qe kacafyten nga perendimi ata perforcojne strategjite e tyre ne nje ri ndertim te ardheshem te rendit boteror.
Putin po e thote qarte,bini dakord me mua,si e keqja me e vogel,dhe ju hodhi ne tavoline kerkesat gjeopoilitike,atij nuk i intereson ç’mendon Biden,por Europa,nje Europe e percare detyron Ameriken ne negociata per ceshteje qe dekada me pare,te benin armik vetem po ti mendoje,e kjo e Makronit nuk eshte se ne kete drejtim sipas mendimit tim.