Aleanca e NATO ka grumbulluar rreth 30 mijë trupa dhe 50 luftanije pranë kufirit me Rusinë, për të mbajtur një stërvitje ushtarake, e cila sipas ekspertëve mund të acarojë presidentin Vladimir Putin.
Stërvitja ushtarake “Përgjigjja e ftohtë” nisi të hënën në Norvegji në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë ngritur ndjeshëm pas sulmi në Ukrainë.
Në të marrin pjesë rreth 30 mijë trupa nga 25 vende të Europës dhe Amerikës së Veriut si dhe 200 avionë dhe 50 luftanije.
Kjo stërvitje ishte parashikuar të mbahej më herët, para zhvillimeve në Ukrainë, por momenti në të cilin ndodhet bota ka rritur rëndësinë e saj.
Po e godite qenin me shkop nuk ben gje tjeter vec me te eger e ben! qe te gjithe Jane cmendur kjo shihet po kur te ndodhe ajo qe pritet nuk do keni kohe te ngreni dhe breket se do ti kete hyre kari te gjitheve !