Kush janë gratë më të pasura në botë

14 Mars 2022, 17:39Lifestyle TEMA

Revista e njohur amerikane “Forbes” me publikimin e listës së personave më të pasur në botë, zbulon se si është e ndarë pasuria mes gjinive.

Me ndarjen përfundimtare të Jeff Bezos në 2019, MacKenzie Scott, ish-bashkëshortja e themeluesit të Amazon, është tani gruaja e tretë më e pasur në botë.

51-vjeçarja e diplomuar në Princeton ka fituar çmim si noveliste dhe është marrë më parë në organizata jo fitimprurëse kundër bullizimit, raporton “Statista”.

Një emër i ri në listën e grave më të pasura është Mariam Adelson, e cila ka trashëguar një pasuri prej afron 38 miliardë dollarë pasi bashkëshorti i saj, Sheldon Adelson ndërroi jetë në fillim të këtij viti.

Në listën e 100 personave më të pasur në 2021 janë vetëm 14 gra dhe nga këto vetëm dy prej tyre nuk e kanë përfituar pasurinë nga trashëgimia (apo divorci) nga të afërm apo bashkëshorti.

Pronarja e L’Oreal, Francoise Bettencourt Meyers kryeson listën duke ia kaluar Alice Walton, pasardhëse e Walmart.

Gratë nga Kina dhe Hong-Kongu dominojnë listën e atyre që janë pasuruar vetë. Më e pasura prej tyre renditet e 89.

Zhong Huijuan është drejtuesja e firmës farceumatike Hansoh. Ajo ka vënë pasurinë nga rritja e bioteknologjisë në Kinë.

1 komente në “Kush janë gratë më të pasura në botë”

  1. Ropt says:

    PasKan harru baxhellën e Likes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje