Në vitin 2021, Partia Demokratike humbi zgjedhjet me një diferencë prej rreth 36 mijë votash ndaj Partisë Socialiste. Ishte një rezultat i kontestuar nga vetë PD për shkak të fenomeneve të manipulimit zgjedhor, si rasti Çyrbja i faktuar më pas nga SPAK apo si ngjarja e rëndë në Elbasan. Megjithatë, edhe pse mes kushteve të vështira, ai rezultat, më pas, u cilësua si “tradhti” dhe "shitje" nga Berisha, i cili ngriti një furtunë, duke e shkallmuar PD-në me preteksin e "pengmarrjes" nga Rama, SOROS-i dhe ambasada e SHBA-ve.
Katër vite më pas, me më shumë skandale dhe afera korruptive të qeverisë, me një pushtet të goditur nga të gjitha anët nga Prokuroria e Posaçme, Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka rënë në një humnerë zgjedhore që nuk mund të fshihet më pas justifikimeve: mbi 250 mijë vota minus nga rezultati i Bashës në 2021.
Në emër të “sovranitetit” u ndërtua një narrativë që kërkonte të "çlironte" PD-në nga influencat e jashtme dhe të “përmbyste” "shërbëtorët" e ndërkombëtarëve në këtë parti, por e gjithë kjo përfundoi në një skenë qesharake, duke u paguar 6 milionë dollarë për një vizë amerikane, që nuk u mor kurrë, me shpresën për të rikthyer një perceptim se demokratët kanë mbështetjen e SHBA-ve në përballjen me Ramën.
Berisha pati premtuar se nuk do ta përfshinte Partinë Demokratike në betejën e tij personale me Shtetet e Bashkuara, por shumë shpejt PD-ja u vu në funksion të interesave personale përmes firmosjes së kontratave lobuese, duke përdorur emrin dhe vulën e partisë për qëllime që nuk kishin asnjë lidhje me kauzën politike.
Ironikisht, në emër të “demokracisë së brendshme”, u rrëzua një drejtues që u zgjodh me votë dhe u zëvendësua me një strukturë që prodhoi emërime të njëpasnjëshme, pa garë, pa transparencë dhe me të njëjtët emra që dikur konsideroheshin simbole të dështimit. Për të mos përmendur talljen me të ashtuquajturën 'Primare'.
Krahasuar me vitin 2021, sot Partia Demokratike është jo vetëm më e përçarë, por më e dobët dhe më e papërfaqësuar se asnjëherë më parë. Ajo është më e pashpresë, më e pamotivuar dhe në qorrsokak, që askush nuk guxon të drejtojë gishtin te problemi real.
Nëse në 2021 u pretendua se zgjedhjet “u shitën” nga Basha, çfarë ndodhi në 2025, kur Rama doli më i fortë se ç'ishte? Kush i “shiti” zgjedhjet kësaj radhe?
Premtimet për protesta të fuqishme, që nuk do të ishin më “xhiro në bulevard” si "në kohën e Lulit", përfunduan me ndezje qirinjsh në shkallët e Kryeministrisë. Ndërkohë, falë këtij “revolucioni”, Edi Rama ka 83 mandate dhe një kod zgjedhor të ofruar në tavolinë nga të njëjtët që pretendonin se do ta rrëzonin.
Në këtë panoramë, nuk mund të trajtohet i shkëputur rezultati i Bashës në zgjedhjet e 11 majit. Ai u formësua në një terren armiqësor, të mbushur me fake news, linçime të vazhdueshme, sulme të organizuara, shpifje mediatike dhe bllokadë totale informuese. U zhvillua në një fushë të pabarabartë, ku njëra palë kishte në dispozicion asetet zyrtare të krijuara nga rezultati i 2021-shit. Pikërisht nga rezultati i kontestuar i Bashës. Sigurisht që Basha dhe njerëzit e tij duhet të bëjnë analizë dhe ta shohin atë rezultat edhe si një mënyrë për të reflektuar dhe për të nxënë mësime nga ajo që kanë bërë jo mirë dhe do duhet të kishin bërë ndryshe.
Mirëpo, sot ajo që shihet qartë është se “karma” politike e Bashës i qëndron si shpatë "kokës" së Berishës për të kërkuar llogari për atë që premtuan ringritjen dhe sollën fundosjen, duke u përballur me gënjeshtrat dhe mashtrimet e tyre, të cilat dikur i kishin hedhur pa të drejtë mbi të tjerët.
Lere Bashen o burri i dheut, Basha ishte , eshte e do te jete nje hic politik, nje njeri i pabese e i shitur per interesa vetiake. Askush nuk duhet ta fajesoje Bashen se s'mundi te duroje presionin asgjesues te Amerikes, askush nuk duhet ti kerkoje Bashes te jete i paperkulur si Berisha por qe te jete aq i pabese e i paburre askush nuk e parashikonte. Si mundi ti tradhetonte qindramije opozitar qe e ndoqen pas, qe e votuan,e perkrahen per 8 vjet, vetem se dikush , qofte edhe amerika i beri presion. Pse nuk e dha doreheqjen nese s'mundi te rezistonte? Pastaj kur u mor vesh se nongrata u dha politikisht pa fakte e prova pse nuk kerkoi falje per veprimet e kryera kunder popullit opozitar?. Berisha dhe cdo njeri nuk mund te fitonte me 11 maj kunder partise shtet sic jemi deshmitare te gjithe, por Berisha po ben maksimumin per te demaskuar farsen e 11 Majit me prova dhe fakte ndersa Luli e pranoi ne heshtje farsen e zgjedhjeve te 2021.
Se ka traper te tille qe e gjykojne kaq ceket ceshtjen, PD humbet kaq thelle, dhe do humbas akoma me thelle, derisa te shkrihet si kripa ne uje. Proble.i ezhte fare I thjesht: Saliu eshte I akuzuar per krime te renda ndaj popullit dhe vendit. Pa u varrosur perfundimisht Saliu, PD nuk fiton. Por c'kusur ka nje brez I tere femokratesh te rinj, pse u ka zene rrugen nje germadhe?
Në 1990 Ramiz Alia kuptoj se PPSH dhe epoka e komunizmit vdiqën. Ai pati kurajon të drejtojë ceremoninë e varrimit të saj. Caktoj edhe njerzit që do organizonin ceremoninë e varrimit. Një nga këta ishte dhe Berisha. Pra, ai nuk foli për rithemelim, ai e çoi PPSH në muzeun historik, ku e kishte vëndin. E njëjta gjë ndodhi edhe me partitë me një eksperiencë kolosale si Demokracia Kristiane dhe Partia Socialiste e Betino Kraksit në Itali, vdiqën, u varrosën dhe shkuan në stendat e muzeut. Atëherë, pse u dashka një rithemelim i PD kur ajo nuk është më në gjëndje të kryej misionin për të cilën u krijua? Njerzit varrosin nënë e baba, motër e vëlla, fëmijën zemrën dhe shpirtin e tyre, ne na ardhka keq të varrosim PD?!!! Mijëra e mijra institucione të çdo aspekti të jetës njerëzore kanë lindur dhe pasi kanë mbyllur ciklin e funksionit janë varrosur pa nam e nishan. Ç'qënka kjo parti politike, e cila është një e vdekur, që nuk duan t'a varrosin por t'a rithemelojnë? Shpëtimi i opozitës ka për të ardhur vetëm atëherë kur kjo parti nuk ekziston më, atëherë hapet udha për një krijesë të re me legjitimitet moral dhe politik të pacënuar. PS ndaj asaj që do lind do të sillet ashpër, me truke e hilera, por fundi i sundimit të saj ka për të qënë i sigurt. Kjo është zgjidhja e vetme që koha kërkon, të tjerat janë injeksione pa më të voglën vlerë.
Ça karme po përjeton Berisha mor aman! Thjesht është i njëjti Berishë që ka drejtuar PD këto 3 dekada e ca. Edhe kur qe Basha kryetar drejtonte Berisha në prapaskenë. Pra i njëjti person që bën të njëjtat lëvizje dhe deklarata politke dhe humb përherë, I njëjti rezultat, por sigurisht përherë e më keq, më dobët. Përherë nuk pranon rezultatin kur humb që të qëndrojë në krye të PD e mos të dorëhiqet. Ska faj se të qënit kryetar opozite është pushtet, ke imunitet dhe përfiton sponsorizime e favore duke qepur gojën për aferat e oligarkëve me qeverinë, gjë që e tha hapur edhe Flamur Noka te "Të Pa ekspozuarit", kur deklaroi që ka biznesmenë dhe jo oligarkë, i vetmi oligark është Rama. Saliu është thjesht një kryetar partie me mendësi komuniste, një diktatoruc. Nëse e lënë të jetë absolut në parti, ai largohet prej andej vetëm kur t'i vijë koha biologjike, si Enveri.
PO TJU PERMENDESH BASHEN RAMISTEVE E JUGOSOCIALISTEVE ESHTE NJELLOJ SIKUR TU KESH HEDHUR bomben atomike ne oborr...! Gjynah per to...!
4 vite me pas nga 2021 me me shume skandale e afera te qeverise dhe qeveria merr me shume vota - bravo Namir !! E ke pra te qarte vete se plus aferave qeverisese, kjo qeveri ne 11 maj u ka shtuar dhe aferen e vjedhjes e blerjes votes si e vetmja arsye qe e justifikon shumfishimin e votave njekohesisht me shtim-shumfishimin e aferave e skandaleve.
Bravo Trojan
Nuk e di se ku e ka fajin Basha qe u linçua si nga PD e Berishes e nga medja e Rames, por Berisha e berishistet mos te hajne mut kot se jane te dhjere gjer ne gryke. Race barbaresh!
Faji I pare eshte qe cdo poshtersi Saliu e beri me doren e Lulit. I dyti dhe akoma me I madh eshte qe nuk bashkpunou me drejtesine, per zbulimin e krimit te madh te bilevardit dhe 230 miljoneve qe grabiti nga rruga e kombit. Ka edhe plot te tjera we me mire se kushdo, ia njihni ju qe ishit prane tij.
Te marresh ne mbrojtje Bashen eshte sikur nuk ke jetuar ne Shqiperi.Z.Lapardhaja,Basha u katapultua ne krye te PD-s nga Berisha.Perkrahja qe morri ai nga Berisha edhe kur humbi kater here zgjedhjet (pushtet qendror e lokal).Basha eshte nje fjashko qe vetem bureri nuk ka.Ai eshte i zhytur ne krime te renda.Ai nuk mund te fajesoj Berishen kur ka firmosur vete.Basha eshte nje antishqiptar i perkulur me urdher te Berishes.Le te behet Basha bashkepunetor i drejtesise dhe ti beje nje nder vendit.
Rama fshin prapanicen si me saliun e lulin , qe jane mut njeri e kake tjetri .Ore po si mund te kene fytyre dy vrases , hajdute , dhe anti shqiptar te kerkojne voten e sovranit.Sovrani eshte I vetedishem se per ke voton .
Ti Mara, qe po te te kthesh mbrapsht del Rama, ju keni frike nga Luli ndaj e shani! Allahu ua heqte friken. Luli nuk eshte vrases e tradhtar si sala e skizofren hajdut e vlleh si Rama. Lulin nuk e keni frike me shume nga origjina e tij, sesa nga qytetaria e tij.
Luli eshte vrases e vjedhes po kaq I poshter sa dhe ustai I tij, e mos na cani bythen me Lulin.
Kot nje pyetje sa per ta bere me konkret edhe kete "karmen" - : a ishte ne gare ne zgjedhjet e 11 majit ky Basha ne krye te nje formacioni me emer mbreslenes EUROATLANTIK dhe sa deputete futi ne parlament?
Bravo Yrojanit dhe nje keshille e perseritur per Namirin : mos hyr ne kete xhungel , ne mbreterine e atij lloj homo sapiensit , produkt bio I berishizmit , qe nuk Po kutsejne se shqyeri Njeri -tjetrin , e Jo me te tjeret . I lini ne h(abitatin e tyre ku te hane kokat ... (Trojanit )
Mire e ke , mor djale , Po se pari , jenicereve sqarou kuptimin ( Jo etmologjine !!! ) e fjales Karme .