FOTOT: Pushtohet Pallati i Republikës në Irak, mbështetësit e politikanit Al Sadr lahen në pishinë

30 Gusht 2022, 12:47Bota TemA

FOTOT: Pushtohet Pallati i Republikës në Irak, mbështetësit

Të paktën 10 irakianë u vranë të hënën pasi kleriku i fuqishëm mysliman shiit, Moqtada al-Sadr tha se do të largohej nga politika, duke bërë që besnikët e tij të sulmojnë Pallatin e Republikës në Bagdad dhe të përleshjen me grupet rivale shiite.


Përleshjet shpërthyen disa orë pas deklaratës së al-Sadr duke nxitur mbështetësit e tij për të demonstruar dhe për të sulmuar selinë kryesore të kabinetit. Disa u hodhën në një pishinë në Pallatin Republikan, duke brohoritur dhe duke valëvitur flamuj.


Ushtria e Irakut shpalli një shtetrrethim mbarëkombëtar dhe u bëri thirrje protestuesve të largoheshin nga Zona e Gjelbër.


Sadr, i cili ka marrë mbështetje të gjerë duke kundërshtuar ndikimin e SHBA-së dhe Iranit në politikën e Irakut, ishte fituesi më i madh nga zgjedhjet e tetorit, por tërhoqi të gjithë ligjvënësit e tij nga parlamenti në qershor pasi ai dështoi të formonte një qeveri që përjashtonte rivalët e tij, kryesisht partitë shiite të mbështetura nga Teherani.

 

3 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Rrëmuja të tilla nuk zgjasin shumë për arsye se numri tertoristëve është ulur ndjeshëm që prej 2001.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Analisti

      E ke gabim këshilltar Terroristët mbijnë brenda natës...

      Përgjigjjuni
    2. A
      Analisti

      E ke gabim këshilltar Terorristët mbijne brenda natës

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje