Kievi kërkon “reagim të fuqishëm” nga aleatët për shkak të trupave të Koresë së Veriut

18 Tetor 2024, 22:10Bota TEMA
Kievi kërkon “reagim të fuqishëm” nga aleatët

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiga, kërkoi një “reagim të menjëhershëm dhe të fuqishëm” nga aleatët e Kievit, duke thënë se Koreja e Veriut po e ndihmon Rusinë me ushtarë dhe armë.

Kjo deklaratë vjen pasi agjencia e spiunazhit e Koresë së Jugut tha se Koreja e Veriut ka vendosur që të dislokojë trupa për të mbështetur luftën e Moskës kundër Ukrainës.

Njoftimi i Seulit nxiti shqetësimin nga Franca dhe Britania, dy aleate të Ukrainës.

“Rusia seriozisht po e përshkallëzon agresionin e saj duke e përfshirë Korenë e Veriut si palë”, shkroi Sybiga në X.

“Ne kërkojmë reagim të menjëhershëm dhe të fuqishëm nga komuniteti euroatlantik dhe bota”, tha ai.

Kryediplomati ukrainas tha po ashtu se Koreja e Veriut “po e ndihmon agresionin rus kundër Ukrainës me armë dhe personel”.

Sipas tij, këta ushtarë të Koresë së Veriut nuk janë mercenarë, por “njësi të rregullta, që Moska planifikon t’i përdorë”.

Ai po ashtu u bëri thirrje aleatëve që të forcojnë ndihmën e tyre për Ukrainën dhe të mbështesin planin e paraqitur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, për t’i dhënë fund luftës që Rusia e nisi në shkurt të vitit 2022.

Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare i Koresë së Jugut (NIS) tha në një komunikatë më 18 tetor se ka gjurmuar lëvizjet e ushtrisë së Veriut nga 8 deri më 13 tetor dhe se ka kapur imazhe të Koresë së Veriut duke dërguar forca speciale në territorin rus përmes një anije ruse.

Ajo tha se kjo është hera e parë që një anije e Marinës Ruse u zbulua duke hyrë në ujërat e Koresë së Veriut prej vitit 1990, "duke konfirmuar fillimin e pjesëmarrjes së ushtrisë koreanoveriore në luftë”.

Thashethemet mbi rolin e Koresë së Veriut në konflikt janë shtuar pas forcimit të marrëdhënieve midis Moskës dhe vendeve si Koreja e Veriut dhe Irani, gati 32 muaj pasi Moska e filloi pushtimin e plotë të Ukrainës.

3 Komente

  1. C
    C'po na shohin site dhe c'po na degjojne veshet.

    Bre bre more shokeni deri dje na kane thene se atje larg ne Korene e Veriut njerezia po vdesin per buke, nashi na del qe po dhjesin gjak prej saj, pra qenkan te forte. Tavarish, Kievin po e ndihmojne ushtarakisht 54 shtete te perfshira edhe 32 vende anetare te shoqates "paqe-kruajtese" NATO me miliarda e miliarda dollar dhe euro armatime, jane vene ne shsherbim te Zelenskit me dhjetra satelite per qellime ushtarake si dhe ne terren keni specialiste qe perdorin sistemet raketore, oficere dhe ushtare dhe po ja rruani Rusise me brisk ..... rus, po ankoheni per 10 mije ushtatre koreano verior qe peshojne nga 10 kg secili me gjithe uniforma por te lagura me uje. Po e beni, por ne fakt keni kohe qe e keni bere ne breke dhe po qelbni Evropen dhe Globin.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parruca

      E fitove rrogen per sot ti dobiç sllav. NATO nuk po dergon trupa ne Ukraine dhe as armatimet me moderne. Nje ushtar si 40 kg dhe pa buke si 100 kg dhe me barkun plot, njelloj e ben punen, se ne front nuk zihesh me grushta. Nese SHBA-te do benin ate qe po ben Korea e Veriut, atehere vertete lufta do mbaronte.

      Përgjigjjuni
      1. !
        !!??

        Si duket ti paroçk je mësuar me pare qe të komentosh, dhe i ngatron të tjerët me veten tënde, dhe kush e verteton se koreja e veriut paska dërguar 10000 ushtar në rusi bile në vijën e parë të frontit korea e jugut…!? Një gënjeshtër me brirë. Kurse ndihmat për ukrainën janë të deklaruara vetëm për personel nuk shkruhet nga shtypi jonë “ipavarur” dhe ti paroçk si “ipaguar” qe je hedh ndonjë shashk për injorantët të dobishëm si puna jote.

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje