Presidenti iranian publikon letrën e hapur për amerikanët: Ne nuk e nisëm këtë luftë, SHBA nuk ka prova për kërcënim nga Irani

1 Prill 2026, 23:10Bota TEMA
Presidenti iranian publikon letrën e hapur për amerikanët: Ne nuk

Presidenti iranian Masoud Pezheskian ka publikuar një letër të hapur drejtuar qytetarëve amerikanë, ku thekson se Irani nuk ka nisur asnjë luftë dhe nuk përbën kërcënim për sigurinë rajonale.

Ai shpreh se paraqitja e vendit të tij si kërcënim është e pabazuar dhe lidhet me interesa politike dhe ekonomike të fuqive të jashtme.

Pezheskian kujtoi historinë e gjatë dhe paqësore të Iranit, duke përmendur ndërhyrjet e huaja, përfshirë grushtin e shtetit të vitit 1953 kundër kryeministrit Mohammad Mossadegh dhe mbështetjen për regjimin e Reza Shah Pahlavi. Ai gjithashtu kritikoi përfshirjen amerikane gjatë luftës Iran-Irak dhe sanksionet që kanë rënduar jetën e qytetarëve iranianë.

Duke komentuar konfliktin aktual me SHBA dhe Izraelin, Pezheskian pyet: “A kishte ndonjë kërcënim objektiv nga Irani që të justifikonte sulmet amerikane?” Ai akuzoi SHBA-në se vepron si “përfaqësuese e Izraelit”, duke ndjekur interesa të paligjshme dhe duke vendosur barrën e luftës mbi qytetarët iranianë dhe amerikanë.

Sipas presidentit iranian, përplasjet ushtarake aktuale nuk shërbejnë për paqe apo siguri, por për të përforcuar dominimin ushtarak dhe politik të disa fuqive në rajon. Pezheskian përfundon mesazhin e tij duke sfiduar narrativin se Irani është kërcënim dhe duke e paraqitur vendin e tij si viktimë të politikave të jashtme.

 

6 Komente

  1. L
    Lexhenda

    Po te ra kokes o pallosh president se ndihmuat Rusine gjate luftes me Ukrainen. Pse kujtuat ju se do ja hidhnit aq kollaj? Hajt bythe te forta e vendos pak vazeline qe mos tju dhembi.....

    Përgjigjjuni
    1. a
      american23al

      Mos se po i mallengjen americanet, harruat kur thirrnit "Vdekje Amerikes" dhe talleshit ne televizionet me ushtaret american te kapur , per ti turperuar ata boterisht, nuk harron anje te keqe sidomos per ju mendjemedhenj e fodulle , menduat se kishit Obamen dhe europianet qe shurronin sa here qe ju kercenonit, Trump ju ka bere jo plotesisht ate qe americanet kerkojne prej tij, no mercy , drejtesi deri ne fund ..............

      Përgjigjjuni
      1. D
        Denis

        Prandaj e kishin bunkerin 100m nen toke keta terroristat, se kishin program paqesor.

        Përgjigjjuni
        1. .
          ..

          Shkurt e sakte

          Përgjigjjuni
          1. l
            lexuesi

            Ju rane breket ...!!! Po beni viktimen ju trimat e paradave dhe deklaratave pa fund "Vdekje Amerikes" plot 47 vjet vrere dhe kercenime ndaj USA dhe tani po ankoheni se jeni sulmuar nga Amerika pa aresye .......Per ju qe shtypet dhe vrate popullin Iranian si diktatori Hoxha i Shqiperise nuk ka meshire.......

            Përgjigjjuni
            1. I
              Igor

              E gjith bota e dinte qe Irani nuk kercenonte SHBA,n Dhe SHBA,ja nuk dota fillonte por Izraeli e filloj keshtu qe Hebrejnt ne SHBA e detyruan Trapin te merte pjes ne luften e gabuar dhe sot keta fashist i japin fajin Iranit qe mbron vendin dhe mbron Pasurine ku sejcili shtet do e bente.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje