Si u thye më në fund rezistenca e brendshme e BE-së ndaj regjimit të Ayatollahëve

30 Janar 2026, 23:25Bota TEMA
Si u thye më në fund rezistenca e brendshme e BE-së ndaj regjimit

Vendimi i Bashkimit Europian për të shpallur Gardën Revolucionare Islamike të Iranit organizatë terroriste erdhi pas një rishikimi të qëndrimeve nga disa qeveri europiane, ku nevoja për të reaguar ndaj represionit brutal të Teheranit u konsiderua më e rëndësishme se rreziqet diplomatike.

Për javë të tëra, Franca, Italia dhe Spanja kishin paralajmëruar se një vendim i tillë do të mbyllte kanalet diplomatike me Iranin, do të rrezikonte qytetarët europianë dhe do të komplikonte bisedimet bërthamore. Por ky qëndrim ndryshoi pasi u hoq bllokada e internetit në Iran dhe u publikuan pamje të dhunës së Gardës Revolucionare ndaj protestuesve.

Diplomatja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, tha se “kur mizoritë u bënë të qarta, u bë e qartë se duhej një reagim shumë i fortë nga Europa”. Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, deklaroi se pas pamjeve tronditëse nga Irani, Europa duhej të vepronte.

Italia dhe Spanja ndryshuan pozicion, duke mbështetur shpalljen e Gardës Revolucionare organizatë terroriste, duke e vendosur atë në të njëjtën kategori me Al-Qaeda, Hamas dhe Daesh. Franca ishte vendi i fundit që hoqi dorë nga kundërshtimi, pasi presioni nga partnerët u bë i madh.

Zyrtarët francezë kishin frikë se vendimi do të dëmtonte negociatat bërthamore dhe dialogun diplomatik, si dhe do të rrezikonte dy shtetas francezë të ndaluar në Iran. Por Parisi më në fund u tërhoq, duke theksuar se vdekjet e mijëra protestuesve nuk mund të injoroheshin.

Shtetet e Bashkuara, që e shpallën Gardën Revolucionare organizatë terroriste që në vitin 2019, kanë ushtruar presion ndaj BE-së për këtë vendim. Presidenti Donald Trump paralajmëroi se “koha po mbaron” për regjimin iranian dhe se një “armadë masive” po lëviz drejt Iranit./lapsi

2 Komente

  1. B
    BE gjithnje ka dy standarte

    Po me Iranin cfare ke BE? Pse nuk vepron keshtu edhe me zkorene e Veriut?

    Përgjigjjuni
    1. F
      Free Iran from islam

      Regjimit fashisto-islamik ne Iran po i vjen fundi! Por cudia eshte se ku jane "protestuesit" neper rruget e Evropes dhe Usa, qe te protestojne per vrasjen e 30 mije civileve vetem brenda 1 muaji ne Iran, nga regjimi nazi-islamist, nga ky regjim qe eshte perkrahesi me i madh i Hamas dhe Hezbullah. Ku jane organizatat e "mbrojtjes se te drejtave te njeriut"? Ku jane "majtistet" qe mbrojne popullin kunder regjimit? Ku jane pro-hamasistet qe qajne vrasjen e 65 mije veteve ne 2 vjet lufte ne Gaza (ku me shume se gjysma jane kriminele terroriste)? Apo kur islamistet vrasin myslimane pune e modhe, s'ka problem. Por kur hebrenjte vrasin terroriste islamike aaaaa ketu ngrihet funderrinat dhe mbrojne "te drejtat e njeriut"! Po HALABAKET shqipfoles, nazi-islamistet pro-hamasista ku jane, pse nuk flasin pro popullit te Iranit? Kane humbur fare, struken si minjte dhe peshtyjne neper ekrane. Maskarenjte dhe Budallenjte pro-hamas jane ne shock te plote, pasi u ka dale genjeshtra ne shesh dhe s'po dine ke brime te mbulojne me pare, ate qe kane ne goje apo ate qe kane ne bythe! Irani ka dhjetra vite (qe nga ardhja e islamisteve ne pushtet ne 1979), qe zyrtarisht dhe hapur fare i ka deklaruar lufte Izraelit. Zyrtarisht Irani ka kerkuar dhe kerkon ZHDUKJEN e shtetit te Izraelit nga kjo bote! Ka dhjetra vite qe e kerkon dhe perpiqet ta beje kete. Te gjitha organizatat terroriste islamike rreth Izraelit dhe jo vetem, jane formuar, kane patur dhe kane mbeshtetjen e Iranit. Kete e thote dhe vete Irani, nuk ka ndonje dyshim per kete. Keshtuqe te jeni te qarte : Izraeli nuk " do nise nje lufte tjeter kunder Iranit", se luften ka vite qe e ka nisur Irani vete, pra lufta eshte ekzistente. Ajo qe ka premtuar Izraeli eshte se mashat nazi-islamiste ne rajon, qe mbeshteten nga Irani, do shkaterrohen plotesisht. S'ka me asnje shanc mbijetese per ta. Edhe vete Iranit drejperdrejt, do te ti thyehen brinjet deri atje, sa s'do marre me fryme dhe ne Iran ne pushtet do vijne forca te tjera politike! Dhe ashtu ka ndodhur tashme, Hamasi dhe Hezboullahu kane shkuar per lesh, ndersa ne qershor brenda 12 ditesh Izraeli e shkaterroi te gjithe sistemin berthamor te Iranit dhe te gjithe sistemin mbrojtes kunder-ajror te Iranit. Sot Irani nga ajri eshte “pa breke ne bythe”, mund t’ja fuse Izraeli kur dhe ku te doje!!! Te jeni te sigurte, pushteti islamist ne Teheran i ka ditet e numeruara! Se shpejti Irani do CLIROHET dhe do futet ne rradhet e vendeve te civilizuara te botes, aty ku e meriton populli i lashte Pers!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje