Trump: Britania është e kënaqur me tarifat amerikane

4 Prill 2025, 12:05Bota TEMA
Trump: Britania është e kënaqur me tarifat amerikane

Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur me gazetarët për tarifat doganore që u ka vendosur shteteve botërore.

Ai thotë se Britania e Madhe është e kënaqur me trajtimin e tarifave, pasi mori tatimet më të ulëta të mundshme prej 10 për qind.

Lideri amerikan gjithashtu tha se do të ishte i hapur të negociojë për tarifat nëse vendet e tjera “ofrojnë diçka fenomenale”.

Një nga këto negociata mund të përfshijnë Kinën, ndaj së cilës Trump aplikoi tarifa prej 34 për qind, shkruan skynews.

Presidenti amerikan tha se do të merrte në konsideratë një marrëveshje ku Pekini do të miratonte shitjen e TikTok në këmbim të lehtësimit të tarifave.

Ndryshe, SHBA-ja vendosi tarifa të ndryshme për shtete duke përfshirë edhe Kosovën me 10 për qind.

Lini një Përgjigje