“Shtëpia e Bardhë” me anë të një postimi në profilin zyrtar në rrjetin social “Instagram” ka shpërndarë një letër që presidenti Dondald Trump, ja drejton të gjitha vendeve që janë pjesë e NATO.
Ai i ka diktuar NATO-s disa kushte për ti dhënë fund luftës në Ukrainë. Po ashtu është shprehur se do të vendosë sanksione të forta ndaj Moskës, nëse vendet anëtare bëjnë të njëjtën gjë, dhe ndalojnë së bleri naftë ruse.
Presidenti propozon se Aleanca NATO, duhet të vendosë tarifa 50-100% ndaj Kinës që të dobësoj rolin e saj ekonomik mbi Rusinë.
Letra e plotë:
NJË LETËR E DËRGUAR NGA PRESIDENTI DONALD J. TRUMP PËR TË GJITHA VENDET E NATO-S DHE PËR BOTËN:
“Jam gati të vendos sanksione të mëdha ndaj Rusisë kur të gjitha vendet e NATO-s të kenë rënë dakord dhe të kenë nisur të bëjnë të njëjtën gjë, dhe kur të gjitha vendet e NATO-s TË NDALIN BLERJEN E NAFTËS NGA RUSIA. Siç e dini, angazhimi i NATO-s për të FITUAR ka qenë shumë larg 100%-shit, dhe blerja e naftës ruse, nga disa, ka qenë tronditëse! Kjo dobëson shumë pozicionin tuaj negociues dhe fuqinë tuaj për pazare ndaj Rusisë.
Gjithsesi, unë jam gati të “nisem” kur të jeni edhe ju. Thjesht më thoni kur? Besoj se kjo, plus NATO, si një grup, duke vendosur TARIFA NGA 50% deri në 100% MBI KINËN, të cilat do të hiqen plotësisht pas përfundimit të LUFTËS me Rusinë dhe Ukrainën, do të ndihmojë gjithashtu shumë për t’i dhënë fund kësaj lufte vdekjeprurëse, por QESHARAKE.
Kina ka një kontroll të fortë, madje ndikim, mbi Rusinë, dhe këto tarifa të fuqishme do ta thyejnë atë ndikim. Kjo nuk është LUFTA E TRUMP-IT (nuk do të kishte nisur kurrë po të isha unë President!), kjo është LUFTA e Biden-it dhe Zelenskyt.
Unë jam këtu vetëm për ta ndaluar, dhe për të shpëtuar mijëra jetë ruse dhe ukrainase (7,118 jetë të humbura vetëm javën e kaluar. ÇMENDURI!). Nëse NATO bën siç them unë, LUFTA do të përfundojë shpejt dhe të gjitha këto jetë do të shpëtohen! Nëse jo, ju thjesht po më humbni kohën, dhe kohën, energjinë dhe paratë e Shteteve të Bashkuara. Faleminderit për vëmendjen tuaj për këtë çështje!
DONALD J. TRUMP, PRESIDENTI I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS.”
REALIZHT HUNGARIA DHE SLLOVAKIA BLEJNE NAFRE RUSE HAPTAZI,,,,,MUND TE PARALAJMEROHEN PER LARGIM NGA NATO DHE BE ....
Akoma se ka.marr vesh ky qe kina rusia India e brazili,vec 4 vende jane gjysma e ekonomise boterore mos.me shume. Sanksionet skan cu bejn ketyre . Nga do e siguroj.europa gazin,apo nga ju qe ja bleni rusise e ja shisni europes 3 fish? Dinte lufte europa,ja ku e ka.luften beri bashk rusine e kinen dhe ky trapi ju shtoi dhe indine... Vazhdoni keshtu se shpejti do ju bashkihet brix dhe gjithe azia me ameriken Latin,ju mbani ukrainen qe dihet qe e keni humbur..
"Nga do e siguroj.europa gazin,apo nga ju qe ja bleni rusise e ja shisni europes 3 fish?" Vetem nje hajvan si ty mund ta besoje kete idiotesi! Prej vitesh ekziston borsa e arit, naftes, gazit, benzines, vajrave, energjise elektrike e ku di une, cmimet jane te ekspozuara nga mengjesi e deri ne darke, ty ta merr mendja qe ne europe jane te gjithe budallenj si ty qe ta blejne 3 here me teper? Aktualisht europa merr gazin e merr nga Algjeria me cmim shume me te ulet se ai i rusit!
Ky Leo ka ngrënë shumë m¥t kur ishte i vogël.
Ik mor palaco se nuk te pjerdh me njeri
trump budalli
Se mos e dredh ai e pastaj Evropa lloc duke u pirshur edhe me Kinen, Indine, Brazilin etj. Keshtu Evropa i afrohet pa kthim gremines......